Albert Veliu, personazhi që ndezi politikën shqiptare, prej tre ditësh ndodhet i arrestuar në Kosovë.
Ai ka kërkuar azil në këtë vend, pasi pretendon se në Shqipëri rrezikon që ta vrasin.
Ajo që të bën përshtypje, është fakti se Partia Demokratike, nuk ka bërë asnjë deklaratë për ndalimin e dëshmitarit të saj, i cili deklaron se duan ta vrasin.
PD do të duhej të reagonte me forcë, pasi kjo është një deklaratë e rëndë dhe mban përgjegjësi për jetën e tij, duke qenë se është pikërisht PD-ja ajo që e futi në “valle”.
Por çuditërisht PD është distancuar nga ai dhe prej ditësh nuk e përmend më, edhe pse çdo ditë kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bazuar në video-përgjimin në të cilin shfaqet “Babalja” dhe një person tjetër, i cili pretendohet se është Agron Xhafaj.
Asnjë prej deputetëve të PD-së dhe as Lulzim Basha, që prej denoncimit se Babales i kishin ofruar 200 mijë euro të ndryshonte dëshminë e tij, nuk e ka përmendur me Albert Veliun.
Madje nuk u përmend as në protestën e së shtunës, e cila u mblodh pikërisht prej Babales.
Lind pyetja, përse PD ndërsa kërkon shkarkimin e Xhafajt, nuk e përmend më Babalen?
E përdorën dhe tani nuk u duhet më, apo është e kundërta, Babalja i futi në një qorrsokak, nga i cili nuk po dalin dot?
Fakt është se dëshmia e tij ka qenë kontradiktore dhe e pabesueshme, dhe nuk ngjiti në publik.
Kjo gjë u pë më së miri dhe në protestën e thirrur të shtunën.
Dhe me sa duket PD e ka kuptuar faktin se kauza e tyre bëhet qesharake me personazhë si Babalja, dhe tani ka vendosur ta mbajë larg.(TemA)
Babolja u perdor aq sa perdoret nje agjent civil i Policise.
Ndersa Shteti e perndoqi ashtu si ne diktaturen komuniste,
duke i hequr te drejten te largohej nga Shqiperia,ndryshe
si u veprua me deshmitarin tjeter me dy indetitete,Agron
Geron Xhafaj!!!Babolja u ndalua qe te mos te intervistohej
ne Perendim,ashtu si Dritan Zagani,sepse marrja e te drejtes
per azil politik do te ishte akuze per Shtetin shqiptare.
Zigur Qorri….
Zike,nuk je qorr nga sytë,po nga mëndja.
Të ka zënë perde mëndja dhe nuk të lë të shikosh realitetin.
Nuk mund ta kuptojë se sa trushkulur janë ata që besojnë verbërisht te Saliu dhe PD-ja.
Verrbërin e syve ta bie Perëndia,po verrbërin e mëndjes e krijon vetë.Këtë ke pësuar dhe ti o Zike.
LIMON I SHTRYDHUR !
Te njejtin stil kane te gjithe. Perse nuk flet per Gerdecin Edi Rama? Perse nuk flet per vjedhjen ne Rrugen e Kombit ? Perse nuk flet per 4 te vraret ne shesh ? Perse nuk flet per marreveshjen me Bashen ? Perse nuk flet per marreveshjen me Greqine ?
Mendoje se çeshtja e Babales,prokuroria duhet ti shkoi deri ne fund,te sqarohet dhe ai qe ka faj te denohet.Mjaft me mjaullitjet e pd-ke,ku Berisha,Basha,e lakenjet e tjere te pd-ke,lehin si qent dite e nate duke thurur akuza te kota.Babalja,eshte turpi i pd-ke,te ciles ja ka nxier bojen dhe e ka shperfytyruar fare ne faqe te popullit shqipetar.Gjykata e kosoves te mos e leshoi Albert Velin,se eshte nje deshmitar i rrem, dhe duhet te japin llogari para drejtesise shqipetare.
O Bush.
Me Babalen kam pune vetem une dhe Zigur Qarri. E njeh Zigurin ti mo? Eshte trim ne flete. Naaa, i vete Rames nga Ziguri. Po Berishes? Aaa, ketu ndryshon puna. Nuk mund te flase Ziguri keq per ate, liderin hisotrik, ai qe e priu Shqiperine dhe PD-ne nga “fitorja” ne fitore, qe realizoi planin pese-vjecar 1992-97 me tejkalime te vraresh, dhe me rrenime totale qe vetem nje lider i madh mund t’i realizoje.
Prandaj Bush, larg duart nga Babalja, se te leshova Zigurin dhe te beri cope cope. U bere ti te shash Saliun! Qe e ben Vito Korleonen te duket amator. Rrofte udheheqesi yne i ndritur, qe i fiku dritat sa e sa familjeve, ne 1997, ne Gerdec, dhe me 11 Janar.
Edhe degjoni ketu! Folet me per Saliun dhe Zigurin, keni pune me mua pastaj.
Cfar te thote PDH se sosh mo PD, i njeli dopjo gjashta ne dore.
Po ike pas brumbullit , ne hale do vesh ! Babalja na paskesh qene brumbulli, qe PD e ndiqte prej kohesh ,dhe tashti te dy bashke atje kane mbetur .
C’te flasin me , apo t’a qelbin akoma me shume ?!!
Atje do rrine, deri sa te thahet e te zere kore .[sa te haroet]
sipas gazetes express,kosova po pergatit dhenjen e azilite e pasaporten,albet veliut.
kosova ka obligim te praktikoj detyrimet evropiane,se derisa te jet ne qeveri regjimi i eger rama ps,te gjithe te ikurve ju rrezikohet jeta seriozoshte.
PS dhe Rama sot apo neser do depertohen ne direkcion guantenamo cuba me thes ne koka…..