Gjermanët duket se janë partnerët që po mbështesin hapur Shqipërinë, një shenjë kjo që mund të cojë drejt votës për hapjen e negociatave për në BE.
Në inspektimin e radhës të ministrit Damian Gjiknuri në portin e Durrësit, përkrah ka qenë edhe ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, për të vizituar Terminalin Lindor të mallrave kargo ku ushtron veprimtarinë e saj kompania koncesionare EMS APO.
Të dy zyrtarët inspektuan kalimin e ngarkesave të mëdha të mullinjve me erë drejt Kosovës.
Ndërsa ambasadorja Schütz foli me nota optimiste për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mes kompanive gjermane dhe institucioneve shqiptare.
Gjatë muajve të fundit, biznesi gjerman, por edhe përfaqësia diplomatike janë shprehur me nota optimiste për reformat që ka ndërmarrë qeveria, duke dalë me konkluzione pozitive në besimin për invesitimin në vendin tonë.
Në raportin e fundit të Dhomës Gjermane 60 për qind e biznesit kanë vlerësuar me notë pozitive klimën e të bërit biznes, ndërsa nuk kanë munguar edhe prania e investitorëve të rinj në veprimtarinë e ndërtimit.
Opinoni që ndan biznesi gjerman për ekonomoninë shqipatare, bie ndesh me besimin e biznesit vendas dhe atij amerikan që thonë se klima është përkeqësuar.