Bujar Nishani një ditë pasi ka bërë analizën e Kombëtares së futbollit dhe e ka cilësuar trajnerin Panuçi si sharlatan, sot ka kaluar të analizojë lirimin e Saimir Tahirit.
Ja çfarë shkruan Nishani:
“Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëroj dhe denoncoj një ditë përpara gjyqit të ish Ministrit të Brendshëm se kërcënime, shantazhe dhe rryshfete, po përdoreshin për ta liruar nga arresti ish-ministrin.
Ky denoncim i Ambasadës u verifikua ekzaktësisht pas nje seance flesh të gjykatësve në veting.
Të gjithë shqiptarët normalë nuk është se kishin ndonjë dyshim në atë denoncim të Ambasadës, pasi Qeveria e SHBA është qeveria mike më e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.
Institucionet ligjzbatuese të SHBA janë institucionet më të afta dhe më të specializuara në hetimin e trafikut të drogave dhe grupeve të trafikantëve.
Për më tepër kjo Ambasadë nuk flet pa patur prova serioze.
Natyrisht prova që nuk i merr nga laboratori imagjinar i Kryeministrit të Shqipërisë.
Por edhe njëherë, si në të gjitha skandalet e mëparshme të kësaj qeverie, propaganda e agjitatorëve të qeverisë nisi tentativën të përgënjeshtrojë apo deformojë deklaratat e Ambasadës së SHBA.
Sipas agjitatorëve të qeverisë ndërhyrjet, kërcënimet dhe ryshfetet e dhëna për pengimin e ligjit ndaj ish Ministri të Brendshëm mund të jenë bërë nga opozita !!!!
Më qesharakë nuk ka se si bëhen.
Por në fakt nuk është aspak thelbi i kësaj situate ky lloj sharlatanizmi.
Thelbi është se lirimin e Sajmir Tahirit e vendosi Kryeministri dhe maxhoranca e tij parlamentare që në momentin kur bllokuan kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit që të kishin mundësinë të mblidhnin provat e nevojshme në banesën e ministrit.
Prova që më pas shqiptarët i panë të hargaliseshin rrugëve të Shqipërisë ndër makinat e fëmijve të oligarkëve të Rilindjes, në prerje 100-she dhe 500-she.
Lirimin e Sajmirit e paralajmëroj Agron Xhafaj gjatë muhabetit me mikun e tij Babalen,… “ ata në Itali, janë zbërthyer fare vëlla”, i thoshte Xhafaj Babales.
Ndaj masat duheshin marrë seriozisht, me çdo kusht e çmim mbi kurrizin, imazhin dhe fatin evropian të vendit.
Kjo nuk është aspak një çështje procedurjale, siç kërkojnë t’jua shesin shqiptarëve, agjitatorët e oborrit qeveritar.
Nën masë arresti apo ndjekje të lirë, me arrest në burg apo në shtëpi e përcakton qartë kodi procedures penale në varësi të plotë nga rrezikshmëria e kompromentimit dhe ndikimit të hetimit si dhe lloji i veprës penale për të cilën është ngritur akuza.
Por ajo që bën diferencën nuk është proçedura e parashikuar nga ligji por urdhëri dhe pushteti që ka Maliqi.
Ajo që tregon kapjen e sistemit dhe modelin e pandëshkueshmërisë edhe për krime të rënda e flagrante (lëre pastaj për vjedhjet e sofistikuara), nuk është thjesht denoncimi amerikan por fuqia e vërtetë që kanë mbi pushtetin Habilajt, Xhafajt dhe “babalet” e këtij vendi.
Kushdo qytetar tjetër i këtij vendi, nga veriu në jug që do kishte një akuzë të tillë nga Prokuroria do ishte mbyllur në qeli që ditën e parë e do ishte harruar aty brënda.
Për të inkriminuarit e Rilindjes nuk ka ligj, rroftë Maliqi“. (TemA)
Pse i jepni hapësirë mediatike një njeriu të tillë ?
artikullshkruesi te mesoje te shkruaj pa gabime shqipen,Kur mendoj se ato folje si: paralajmeroj dhe deklaroj qe jane veta e pare nr.njejes te kohes se tashme,ish presidenti i peredor njesoj edhe per veten e trete njejes te kohes se kryer dhe qe shkruhen me “i” dhe jo me ”j”.Dmth PARALAJMEROI dhe DEKLAROI,mendoj pra se ne cfare ”lartesie” eshte ai ,dhe e kishim president.
Na morri malli per te,po mundesisht na e nxirrni me ze e me figure
Na mori malli per te,po mundesisht na e nxirrni me ze e me figure
Kapter analfabet! Shkruhet ambasada denoncoi , paralajmëroi. Veta e tretë njëjës. Jo denoncoj, paralajmëroj. Kjo është veta e parë njëjës. Shko bëj një kurs drejtshkrimi zotëri pastaj shkruaj sa të duash. Sa të rrosh do të mësosh.
Duhet te dekretohet nga kuvendi nje dekorate e vecante me titull: “loqe e shfryre” qe do jepej ne raste te vecanta per njerez eunuke, te paafte te cfaqin nje mendim te tyrin, vegla besnike te te parit qe e ka nxjere nga hici, me talent te vecante te grabite cfar ti vije perdore
Por emrin e ka te madh: “loqe” qe imponon respekt por jo i shfryre
Ne raste te tilla kjo dekorate do bente pune
IK ORE SAKAT SE NA ÇAVE BYTHEN. RRI HA ATO PARA QE KE MARRE E FUTI NDONJE PORDHE SE NUK JE PER GJE TJETER.
IK ORE SAKAT SE NA ÇAVE BYTHEN. RRI HA ATO PARA QE KE MARRE E FUTI NDONJE PORDHE SE NUK JE PER GJE TJETER.
Nje shprehje popullore thote “Turpi rrin por e zoti nuk e len rahat”. Kur ishte president nuk e pyeste njeri, tani perpiqet t’u jap mend njerezve. Mesa duhet kerkon te behet edhe trainer futbolli se ne politike nuk po e ofron njeri. Si qytetar do t’i sygjeroja qe t’i bej sherbim shendetit se keshillat e tij kane vdekur me kohe.
Ore debil, do ti servilosesh Bashes per ndonje kocke. Je turpi i vendit, futu ne ndonje vrime e mos u duk me, ndyresire.
Ky o BUJKAR NISHANI, o sa i turpshem o sakati.