Flamur Noka duket një nga personat më aktivë, në fushatën e fundit kundër ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafa.
Kur i dëgjon denoncues si Muli që trashin zërin, mendon se ata vetë janë parimorë, e qelibarë se përndryshe ku e gjejnë këtë forcë në ndërgjegje, për të sulmuar kësisoj dikë tjetër?
Forcë në ndërgjegje? Apo ndoshta nuk kanë ndërgjegje?
Flamuri, një figurë dikur qesharake e dorës së tretë në PD, ka pikëpyetje pa fund në karrierën e tij, nga ato tipiket brenda një partie ku niveli intelektual është tashmë në “lartësinë” e kashtës në dysheme.
Mes pikëpyetjeve peshojnë rëndë provat e botuara për bashkëpunimin me UDB-në, si dhe pasuria e cila nuk është vënë ende në peshore, por si shumë të tjerë në politikë, është e pajustifikuar dhe me hope vërtet mbresëlënëse, veçanërisht përgjatë dhe pas marrjes së detyrës si ministër i Brendshëm.
Ky shkrim nuk merret me këto, por risjell në vëmendje një hetim të gazetës DITA përpara zgjedhjeve të qershorit 2013, kur Noka ishte Ministër i Brendshëm.
DITA botoi asokohe rezultate e një hulumtimi në listat e zgjedhësve. Gjendja ishte katastrofike, por midis zbulimeve të bëra, ishte një vërtet i veçantë.
Pas botimit të këtij shkrimi, Flamuri e “korrigjoi” trungun, por gjurmët e falsifikimeve janë në regjistrat e Gjendjes Civile edhe sot.
Më poshtë, pjesë nga shkrimi i botuar në DITA në datën 28 maj 2013:
Një kërkim elektronik në regjistrin e gjendjes civile dhe në regjistrin ekzistues të zgjedhësve nxjerr në pah disa të dhëna kontradiktore mbi numrin e vëllezërve të ministrit të brendshëm Flamur Noka.
Në listën zyrtare të zgjedhësve deri më datën 13 Maj 2013 rezulton se ministri ka dy vëllezër, Mevlan Noka dhe Fatmir Noka, por në trung është edhe një person i tretë, i quajtur Safet Noka.
Safet Noka rezulton nga fshati Novosej njësoj si vëllezërit Noka, ka të njëjtën amësi si ata, vetëm se emrin e babait nuk e ka të shënuar “Dalif” por “Dalip”.
Sa është mundësia që në të njëjtin fshat të vockël(Novosej) me të njëjtin mbiemër(Noka), me të njëjtën amësi(Ajshe) të ekzistojë dhe një person tjetër?
Nëse i referohemi sërish listës zyrtare të zgjedhjeve del se vëllai i ministrit Mevlan Noka dhe “vëllai i dyshuar i tij” Safet Noka, rezultojnë të dy të kenë lindur në vitin 1965, njëri në Qershor e tjetri në Tetor. Dy vëllezër të lindur 4 muaj njëri pas tjetrit?! Kjo është e pamundur, ndaj dhe në përpjekje për të kuptuar se çfarë ka pas kësaj, konsultuam edhe regjistrin elektronik të gjendjes civile të vitit 2008.
Ne regjistrin e gjendjes civile të vitit 2008, shtetasi Safet Noka ka të njëjtat të dhëna si ministri dhe vëllezërit e tij por ajo që bie në sy në regjistrin e vitit 2008 është se aty del, jo një, po dy “Mevlan Dalif Noka” dhe të dy janë nga Novosej. Janë nga i njëjti fshat, kanë ditë dhe muaj lindje, të njëjtën atësi dhe amësi, vetëm se këtë herë ndryshon viti i lindjes, njëherë është 1965, dhe njëherë tjetër është 1968.
Sikurse shihet, me shumë gjasa vëllezërit e ministrit të brendshëm, minimalisht paskan identitete të shumëfishta në regjistrat e gjendjes civile.
Po çfarë do të thotë e gjitha kjo?, – mund të pyeste dikush.
“DITA” i ofroi këto të dhëna për të nxjerrë në pah se falsifikimet me listat e zgjedhësve reflektohen deri në trungun e Ministrit të Brendshëm të këtij vendi.
Hulumtimi i “DITA” zbuloi gjithashtu se Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, edhe në regjistrin e shtetasve të gjendjes civile rezulton i regjistruar tre herë.
Adresa e parë ku ai rezulton i regjistruar është fshati i tij i lindjes, Novosej, në komunën Topojan të Kukësit. Adresa e dytë është në Tiranë, në rrugën “Andon Zako Çajupi” , ndërsa dhe adresa e tretë është sërish në Tiranë në “Rrugën e Durrësit”.
Pas botimeve tona të fundit, Drejtoria e Gjendjes Civile ka mundur të “korrigjojë” këtë tripletë por në thelb prania trefishe në regjistrin e Gjendjes Civile të njeriut që sot është në krye të Ministrisë së Brendshme dhe përgjegjës për mbarëvajtjen e saktësisë së listës së gjendjes civile dhe listës së votuesve është një karagjozllëk i përçmueshëm.
Ndonjë “gabim” në rastin e trungut familjar të ministrit? Situata i përngjan një falsifikimi. Për të hequr hijet mbi të, Ministri i detyrohet publikut shqiptar një shpjegim.
Para pak kohësh u deklarua në KQZ se Komuna Topojan në Kukës është shtuar më shumë se njësia 11 në Tiranë (që është ndër më të mëdhatë, por edhe me fluksin më të madh të banorëve të rinj). Në të vërtetë është e anasjelltë, ata nga Topojani shkojnë në njësinë 11 në Tiranë.
Harruan të përmendin se komuna Topojan është vendlindja e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka.
DITA ka denoncuar këto ditë mijëra identitete false: A është edhe rasti Noka, i tillë?
Dublimet e mijëra familjeve dhe individëve në listat e gjendjes civile janë të krijuara nga hiçi me persona të cilët nuk jetojnë realisht, pra persona që nuk ekzistojnë fizikisht. Ka pra mijëra shqiptarë me dy dhe tri identitete, me dy dhe tri karta dhe pasaporta.
Kjo “ lojë“ pretendohet të ketë filluar fillimisht për të përfituar ndihmë ekonomike. Falsifikuesit me ndihmën e punonjësve te gjendjeve civile, kanë falsifikuar nga një deri në disa karaktere të të dhënave identitare.
Familje të tëra që nuk egzistojnë janë regjistruar në zyra të gjendjeve civile larg vendbanimit të tyre, pra në një tjetër zyrë të gjendjes civile, nga ajo origjinale.
Është një falsifikim me përmasa të mëdha, i kryer me dijeni dhe pjesëmarrje të plotë të punonjësve të zyrave të gjendjes civile që i kanë regjistruar.
Ajo që e bën akoma më të rëndë situatën, është fakti se falsifikatorët kanë mundësi edhe ta përdorin identitetin fantazmë. Dhe e kanë përdorur atë duke marrë në emër të identitetit fantazmë karta e pasaporta.
Nuk ekziston personi pasi ai është fantazmë, por ekziston karta dhe pasaporta në duart e një personi tjetër i cili përdor një identitet të rremë. Ky fakt është pranuar edhe nga zyrtarë të lartë të Qeverisë Shqiptare, por si puna e strucit, nën pretekstin se këta persona janë reale. Sigurisht që me një kërkim në regjistra provohet e kundërta.
Këta janë të gjithë votues që votojnë nga dy dhe tri herë duke prodhuar mijëra vota false, por nuk është vetëm kjo. Kjo është një situatë e rrezikshme për sa i përket rendit dhe sigurisë ne vend. Me këto karta të lëshuara në persona fantazmë mund të jenë pajisur me identitet të ri kriminelë e keqbërës të ndryshëm, persona që i fshihen drejtësisë, shtetas jo të Shqipërisë, të cilët kërkojnë të udhëtojnë në vendet evropiane brenda marrëveshjes Schengen, etj.
Dy muaj më parë Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ktheu një përgjigje ironike për çështjen e popullsisë së Qarkut të Kukësit, kur u akuzua se po fabrikohen shifra fiktive popullsie për t’i shtuar një mandat deputeti Kukësit dhe për t’i marrë Beratit.
I ftuar në Komisionin Parlamentar të Integrimit, ministrit iu bë një pyetje: “Kemi problemin e Kukësit dhe të Beratit. Në Kukës popullsia shtohet brenda natës, ndërsa e Beratit pakësohet. Kjo mungesë transparence nga Ministria e Brendshme, vë në pikëpyetje regjistrin kombëtar të gjendjes civile, që mund të implikojë procesin e hartimit të listave”.
Noka iu përgjigj se mund të shkojë t’i pyesë burrat e Kukësit për këtë rritje të popullsisë.
“Në rast se Qarku i Kukësit ka rritje më shumë se Qarku i Beratit këtë pyetje duhet të shkojmë t’ua bëjmë burrave të Kukësit se nuk mund të ma bëni mua. Fakti që në Kukës ka burra që shtojnë popullsinë nuk është përgjegjësia ime”, u shpreh Noka duke aluduar kështu pjellorinë e lartë etj.
Vërtet e lartë po të shohësh çudinë për të cilën folëm në fillim të këtij shkrimi: Në trungun e tij familjar Mevlani dhe Safeti kanë lindur të dy… brenda një viti (!)
Përsërisim: Nëse ky nuk është një falsifikim dhe prodhim identiteti të rremë ën trungun familjar të vetë ministrit të brendshëm, ti ministër ke DETYRIMIN ti japësh përgjigje pjesës së përgjegjshme të qytetarëve shqiptarë.
Me të tjerët shko bëj gallatë po të duash.
Dhe kjo lloj bajge kerkon te vi perseri ne pushtet. Dhe pasi ta ken mare te bejn cmos per mos ta leshuar me kurr. Keta nuk kan hallin as te xhafes e as te rames. Halli i madh eshte reforma ne drejtesi dhe bejn c mos qe te vin ne pushtet dhe te gjejn menyra per ta ndaluar reformen. Dhe nuk kan faj me ato qe i kan bere ketij populli per shume vjet duhet te bejn c mos qe mos te bien ne duart e drejtesis.
Epo,duke patur keto lloje dokumenta te fallsifikuara qe jane sheshit dhe hapur,ç’bene prokuroria,gjykata,pse nuk i merre ne hetim dhe ti gjykoje? Ja pra kushe jane njerzit e pd-ke,ku dhe ministri i brendshem Si Flamur Noka bene te tilla falsifikime te pafalsheme.Kjo tregon se deputetet e pd-ke bejne si t’u doje qejfi sepse kane kapur drejtesine dhe e kane vene ne sherbim te interesave makabre te tyre.Keta nuk kane sy e surrat te akuzojne te tjeret.
Bush Ke haruar ish presidentin , Bujar Nishani, qe u kap duke bere certifikata fallco ne gjimnazin Ismail Qemali. Epo atehere i lejohej se nuk ishe President.
O mik i vjeter…
thuajua te gjitha ketyre te PD-se,
pa ikur sala e luli, do mbeten po ata,
por…te lutem,
te kam rixha,
mos u bashko me DITA,
te lutem, jo si Xhoda dhe Luli i Vocerr
me mire ta rikthejme Xanin e Popllit!
Edhe ti tani i kerkon i kerkon xhevap Nulit!? Prite sa ta shkundi!
O Tema, Noka duhej te ishte duke vuajtur denimin ne burg,si stimulues i kultivimit te droges ne Lazarat e ne shume qytete te vendit,dhe jo te lejohet te perdhose drejtesine nga “paaftrsia” e rames dhe e vete Drejtesise.Me keto palolitika sunduese,juristeve ekspert te USA e BE-se i del pune per te bere ne pastrimin e te korruptuarve e te kriminalizuarve te Tiranes zyrtare ne dite e vite.Lojes se futbollit me dy porta brenda bandave korruptive-kriminale ne ps-pd-lsi e nje djalle e gjysem brenda,po i vjen fundi dhe ky do te jete nje fund i turpshem dhe pa kthim.Futbolli me dy porta dhe nje te shqyer fare brenda politikave te jashteqitjes shqiptare qe montuan pandeshkueshmerine i mbaroje vaji kandili,duan apo nuke duan ramovicet,berishavicet,metavicet,mediuvicerve e bashavicerit me shoke e shoqe.
Kur fut maloke ne shtet, ata e degjenerojne.. Sdine maloket cfare eshte shteti.. Vetem Enveri I rregullonte..
VERTET AI U VINTE HAKUT,HOQEN DENIMIN ME VDEKJE?KJO BEHET NE SHTETE ME KULTURE JO NE EGERSIRA.
Tashti cme thon.Mqn se i mbaka per “ hamshore “ kto burrat e Kuksit ky Muli ose Muti me mire me thon,duhet ta pysi plaken iher,se mire Mutin,Mevlanin dhe Safetin po ja qujm,po mos ka pjell dhe te tj,me kto “ hamshoret “,neper ferra ???.Muli akoma ske ra ne hunlesh,qe te shfryn si tullumbace,mor burre kurve.Po te vje rrotull me duket .
NE HISTORINE 106 VJECARE TE MB MUL NOKA ESHTE MINISTRI ME IDJOT, KETE E THEM NGA EKSPERIENCA E GJATE NE ATE MINISTRI BILE JAM I BINDUT SE KY REKORD QE MBAN MULI ZOR SE MUND TE THYHET.
DUHET DHE TE FITOJE NDONJE CMIM?
Po mire o njerez e dini ku bie topojani, eshte si vucidoli ne p.. te s’emes, kjo eshte fatkeqesia, se u bene udheheqes keta trumbyllur, jo se kam ndonje gje me fshataret, por duhen breza me u integru, nuk eshte faji i tyre.
NUL MOKA idiot noterik i organizates terroriste PeDe. Turp e faqja e zeze opozite kriminale.
Besoj ne falsifikimet e bera por problemi eshte çfar beri e majta kur erdhi ne pushtet per te hetuar keto fallsifikime? Nje verre ne uje!
Nik