Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedurat për azil për Albert Veliun, nga Shqipëria, i njohur ndryshe dhe si “Dëshmitari X” ”, njeriu i cili deklaroi se ka biseduar me vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për të siguruar prej tij kalimin në Itali të një sasie marijuane.
Veliu së bashku më të birin u ndalua pak ditë më parë nga autoritetet policore në Kosovë, nën dyshimet se ai kishte hyrë ilegalisht në territorin e saj.
Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, i thanë Zërit të Amerikës se Veliu ka kërkuar azil me motivin se në Shqipëri atij i kërcënohet jeta. Të njejtat burime shpjeguan se “do të konsultohen edhe me autoritetet e Shqipërisë” para çdo vendimi ndërsa teksuan se “do të respektohen të gjitha procedurat për azil”, shkruan voa.
Veliu, një ish i dënuar për trafik droge, pranoi publikisht se zëri në audio përgjimin e bërë publik nga Partia Demokratike, ishte i tij, por deklaratat për rastin ishin kontradiktore. Ai mohoi të kishte patur dijeni se biseda po përgjohej, por më pas gazetari Jetmir Olldashi, autor i përgjimit si pjesë e një investigimi gazetaresk, bëri të ditur se kishte qenë ai vetë që i kishte vënë pajisjen e përgjimit Veliut.
Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë që të ketë zhvilluar ndonjë bisedë me Veliun. Prokuroria ka bërë ndërkaq të ditur se materiali audio është dërguar për ekspertizë në një laborator jashtë Shqipërisë.
Në fundjave, ministri Xhafaj, deklaroi se ishte i gatshëm të merrte përsipër cdo përgjegjësi ligjore, politike e morale, përfshirë dhe largimin nga posti, nëse do të vërtetohej se në materialin audio të përgjuar, do të rezultonte zëri i të vëllait. “Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?”, u shpreh zoti Xhafaj përmes një postimi në Twitter.
Opozita po kërkon prej shumë ditësh largimin e ministrit të Brendshëm, të cilin e akuzon se i ka dhënë mbrojtje të vëllait. Kjo çështje u bë shkak dhe i protestës që ajo zhvilloi të shtunën në Tiranë, ku u rregjistruan momente të forta tensioni mes manifestuesve dhe policisë pranë ministrisë së Brendshme. Opozita ka deklaruar se për të “dorëheqja e ministrit të Brendshëm, është një çështje e panegociueshme”.
Azil ne Kosove?!Te pakten jan marre vesht dy qeverite shqiptare per nje problem!
Kuptohet,azili i Baboles eshte deshira e dy qeverive,per ta pasur nen kontroll,dhe
jo e atij.Kjo eshte edhe nje mundesi,qe Babolja te mos intervistohet ne Shqiperi dhe
Perendim, ashtu si Dritan Zagani,qe shkaktoi nje dëm te lart politik.Kur vjen puna per
pislleqe,jan teper pragmatike banditet e politikes shqiptare.Ç’bën pervoja e madhe!
Kjo dhenie AZILI (nese ndodh), nje drogmeni te denuar disa here jashte shtetit dhe bashkepunetor ne nje megaskandal te mashtrimit politik te radhes nga Berisha+Basha dhe mbeshtetur fuqishem nga LSI_ja sh.p.k, do jete TRADHETI kombetare nga “vllaznit” Kosovar. Krimineli duhet kthyer ne vendin e ngjarjes per tu denuar sic e meriton.
Dy deshmitaret kryesore te audio pergjimit,Agron Xhafaj dhe Albert Veliu,u larguan!
Ministria e permbrendeshme nuk bën kurre pune zhulse,pune te papaster.Faleminderit
shume edhe qeverrise se Kosoves,qe ndihmoi ne kete delikatese problem.U kry edhe kjo.
T’kalume,t’harrume.
Me mire te marre azil diku ky babale haleja…Po te qendronte ne Shqiperi,kriminelet e Saliut dhe Lulushit,do e vrisnin dhe fajtore do te shpallnin qeverine dhe Edin e Fatmir Xhafen,te cilet sipas tyre,e vrane per te mbuluar lidhjen e tyre me drogen dhe mafien e saj…