IKMT kallëzon për shpërdorim detyre kryebashkiaken e Sarandës

30 Maj 2018, 09:57Kronika TEMA

IKMT ka kallëzuar në prokurori kryetaren e Bashkisë së Sarandës Floriana Koka.

Bashkë me të janë kallzuar dhe ish- kryetari Edmond Gjoka dhe ish- shefi i Urbanistikës, Panajot Gunari.

Sipas IKMT, tre të akuzuarit kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Zyrtarët janë përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin të lejes së ndërtimit në favori të një firme private, dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin “Kompleks multifunksional” në zonën bregdetare pranë Kanalit të Çukës.

4 komente në “IKMT kallëzon për shpërdorim detyre kryebashkiaken e Sarandës”

  1. Muli says:

    Bravo IKMT nuk ka rëndësi çfarë partie kanë por a kanë thyer ligjin apo jo. Po kanë thyer ligjin bëjnë mirë të shkojnë ke 7 penxheret.

  2. neveri says:

    qyteti me kaotik per ndertimet, me qesharak (sa thua me veten tende vertet ky qytet ka patur k/bashkie) cdo gje eshte bere ne menyre mafjoze, qe te rrembejme sa te mundemi dhe tja leme fajin njeri tjetrit. Futini ne burg gjithe zinxhirin e kryetarve te bashkive qysh nga viti 1990 se e meritojne, fshati qe duket nuk do kallaus.

  3. syri blu says:

    Nuk eshte dhe shume e sigurt qe kjo vajza te kete haritur ne nje kohe kaq te shkurter te kete thyer ligjet kaq rende , gjithsesi mbetet per tu verifikuar , se tani kemi dhe zgjedhje , ku lufta per pushtet egersohet dhe thuen dhe gjera te paqena ….. megjithate koha do ta tregoje .
    Ajo qe eshte me se e sigurt eshte se kryetaret e bashkise te mbeshtetur nga PD-ja , kene bere jo gabime , pasi fjala” gabim “do te ishte teper e volitshme per ta , por kane bere krime ne Sarande , e kthyen qytetin e thjeshte dhe te bukur , ne nje kandahar te vertete , ne nje mish mash , kjo te pakten ndoshta nuk beri aq sa duhej , megjithate u perpoq sa kish mundesine , le te dalin te tjeret dhe te na tregojne se cbene ?? E thame cbene , mos ta themi shpesh here dhe te behemi te bezdisur , BEN KRIME …… dhe krime te pafalshme

  4. Pal gjoka says:

    Ajo IKMT a e ka edhe Lezhen ne teritorin shqiptar.Te vije dhe te shohe edhe ne Lezhe baterdine qe behet nga Kryetaret e bashkise te meparshem dhe te tanishem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje