Maks Haxhia komenton deklaratën e Lu-së: Nëse vendimi merret mbi prova dhe ligje, Tahiri sot do jetë i lirë

28 Maj 2018, 13:30Kronika TEMA

Avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri, Maks Haxhia shprehet se nëse vendimi do të merret mbi prova dhe fakte sot klienti i tij duhet të jetë i lirë.

Teksa komentoi deklaratën e ambasadorit të SHBA-së Donald Lu, Haxhia shprehet se e ka lexuar në dy pjesë deklaratën ku në njërën anë diplomati është ndikuar nga opinioni publik dhe në anën tjetër që drejtësia duhet të zbatojë ligjin.

Nisur nga kjo e fundit, Haxhia thotë se e gjithçka që kërkohet nga gjykata është veç drejtësi.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është sot në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda ku do të vendoset nëse do të vijojë të qëndrojë në “arrest shtëpie” apo jo.

Ndërkohë dje ambasadori Donald Lu tha se vendimi për këtë “çështjen Tahiri” duhet që të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para.

Më tej ai tha se për këtë çështje ka dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe rryshfete që u janë ofruar gjykatësve.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe rryshfete që u janë ofruar gjykatësve.

Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para.

Askush nuk është mbi ligjin”– ka thënë Donald Lu. (TemA)

 

 

3 komente në “Maks Haxhia komenton deklaratën e Lu-së: Nëse vendimi merret mbi prova dhe ligje, Tahiri sot do jetë i lirë”

  1. Frok Martini says:

    O maks hafija ,ta mbushen valixhen, ore Palo Burr ,po nuk mbulohet dielli me batanien tende ore zuzar po ti ke denuar njerez per nje these miell ore katil, po do ti paguash te gjitha a to qe ke bere dhe Ben .,

  2. Koncesionet e Rames dhe Cadra e Bashes says:

    po ku shkoi deklarata e LU Lu se? Perse Meroja me nxitim e zhduku nga interneti?

    ++++++++++++++++++++=U te qafsha o Mero.. e zhduke shkrimin per amabsadorin Lu Lu menjehere pas komentit tim…po paske qene legen i legenave o ndyrsire…kot nuk thone :”Mero Gelbaza” ka nje arsye apo jo?

    99% te komenteve te mia nuk mi lejojne fshataret e tu, o mero..urdher nga ty apo partia..o zagarete komunizmit!

  3. Drejtësi per të gjithë says:

    Maksi shume respekt dhe qe mbron te drejtat e klientit tend ose per me e thënë me saktë.
    Garanton që nga ana ligjore perkundrejt klientit tuaj do te garantohen te gjitha te drejtat e tij..
    Skam asgje as me ty e as me Tahirin ( madje nuk jam as Saliu)..
    Por me sa di une ju ( me te drejte) jeni pak avokat i kripur Maksi dhe jo per xhepin e çdo kujt..
    Po I bej nje aritmtike Saimirit.
    10 vjet deputet e Minister sikur nga 300mije te ardhur a mujore. Teorikisht nuk do kishte me shume se 30 milion lekë te ardhura.
    Po mire mo Maksi mqs klienti yt ka te drejte dhe Lu-ja gabon.
    Ku i gjen klienti yt gjithe keto te ardhura per gjithe keto shpenzime..
    Se keta vetem te ardhura te fryra nxjerrin ne deklarime por shpenzimet s’jua may kush.
    Ku mban makine 100.000$ . Ketij ja japin skafin te tjeret madje dhe ja riparojne ja mbushin me karburant qe veç me shku e me ardh ne Greqi do tre deri ne pese mujore te Saimirit.
    Pa llogarritur shtepi vila etj.
    Po mire keta as nuk hane as nuk pijne as nuk etj etj..
    Shume gjynaf..
    Ore me drejtesine mbase jane OK keta.
    Por mos na beni trapa…
    Drejtesi per te gjithe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje