Iku nga Rusia se frikësohej për jetën, vritet në Kiev në mënyrë mafioze gazetari kritik i Putin

30 Maj 2018, 09:30Bota TEMA

Një shtetas rus është vrarë në kryeqytetin e Ukrainës, raporton policia lokale.

Bëhet fjalë për gazetarin investigativ dhe prezantuesin e televizioneve, Arkadiy Babchenko.

Sipas “RT”, Babchenkon e kanë vrarë me armë zjarri pasditen e së martës në Kiev.

I njohur si kritik i hapur i Putinit, 41-vjeçari është ekzekutuar në banesën e tij dhe është gjetur nga bashkëshortja.

Ai vdiq në ambulancë gjatë rrugës për në spital.

Kjo shënon vrasjen e dytë të një gazetari rus të profilit të lartë në Kiev, në më pak se dy vjet, pas Sheremet, që u vra me bombë që iu vendos në makinë në vitin 2016.

Babchenko ishte një nga korespondentët më të njohur të luftës të Rusisë, por e kishte lënë Moskën, duke u frikësuar për jetën e tij.

Ai kishte shërbyer në ushtrinë ruse gjatë luftës së parë separatiste në Çeçeni gjatë viteve 1990 dhe më vonë u bë gazetar.

Ai punoi si korespondent ushtarak për disa media ruse.

Babchenko kishte kritikuar ashpër Kremlinin në vitet e fundit.

Ai u largua nga Rusia në shkurt të vitit 2017, duke thënë se po merrte kërcënime dhe shqetësohej se mund të burgosej, shkruan “The Guardian”.

Në vjeshtë, Babchenko u zhvendos në Kiev, ku punoi për stacionin televiziv Tatar TV të Krimesë, ATR.(TemA)

2 komente në “Iku nga Rusia se frikësohej për jetën, vritet në Kiev në mënyrë mafioze gazetari kritik i Putin”

  1. Eshte i njejti rast si me Jetmir Olldashin,gazetarin investigativ salinjian,por me ndryshimin e vetem qe nuk eshte as keshilluar dhe as kercenuar! Ky eshte ndryshimi midis Sali-Putin dhe Rames! Pa folur per Babalen qe e hodhen ne koshin e plehrave PD dha berisha! Keta mafioze po bejne te gjitha poashtersite qe te shpetojne koken per krimet qe kane kryer! Pr otesta foli vete! Por foli edhe sigurimsi Frok Cupi! Njeriu qe e do PD saliun dhe “demokracine” me shume se cdokush tjeter!

  2. veri says:

    ..behet fjale per gazetarin investigativ … ! ju lutem ma perketheni pak fjalen “investigativ” z/ gazetare ..! me respekt ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje