Ish- drejtori i APD-se Aleksandër Lipivani
Të tjera detaje zbulohen lidhur me procedimin penal të 10 zyrtarëve të Autoritetit Portual Durrës. Sipas Report TV, një nga tenderat me shkelje është edhe blerja e një makine zjarrfikëse.
Sipas këtij televizioni, makina zjarrfikëse është blerë për shumën e 60 milionë lekëve, por me disa pajisje mangët.
Një auto-ambulancë e blerë në këtë periudhë është gjetur gjithashtu me shkelje.
Ndërkohë, kontrolli ka zbuluar edhe shkelje në favorizim të subjekteve pjesëmarrëse në tendera, që nuk plotësonin kriteret.
Ditën e djeshme 10 zyrtarët u proceduan penalisht për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘shkelje të barazisë në tendera’. Mes tyre bënte pjesë edhe ish-Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës.
“Nga kryerja e veprimeve hetimore në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2017, rezulton se këta zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës, gjatë ushtrimit të detyrës, janë përfshirë në veprime të kundra-ligjshme gjatë zhvillimit të tenderit për blerje automjeti, auto-ambulance dhe mjeti zjarrfikës.”, thuhet në njofitmin e policisë.
TË PROCEDUARIT
Aleksandër Lipivani, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ish-Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, masa e sigurimit shtrënguese e “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Stavri Tagani, 58 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike, Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit shtrënguese e “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
Naim Hoxha, 61 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Inxhinier mekanik në Sektorin Operativ dhe Mjeteve Teknike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
Lumturi Koka, 51 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, ekonomiste në Sektorin e Terminalit Perëndimor në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
Erion Keçi, 33 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
Joana Ramadani, 35 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, Juriste në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
Arian Myderrizi, 53 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, ish-Jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim paraqitje”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Auert Koka, 36 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesmarrjes në tendera”.
Shefqet Xhixha, 55 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, ish-Zëvëndësdrejtor i Forcës së Sigurisë në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
Ylli Kërtusha, 66 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Ish-Specialist i blerjeve të vogla në Sektorin e Prokurimeve Publike, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.