Ditët e fundit në disa media online, është dhënë lajmi se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar azil politik në Gjermani.
Por për të mësuar se si qëndron e vërteta Report TV i drejtoj një pyetje ambasadës gjermane në Tiranë, nëse ish numri 1 i akuzës shqiptare, ka kërkuar azil apo jo.
Përgjigjja që mori Report TV, është kjo:
“Shumë faleminderit për kërkesën tuaj. Përcaktimet ligjore në Gjermani nuk lejojnë, që informacionet rreth rasteve të azil kërkimit të bëhen publike.
Këtu përfshihet edhe informacioni, nëse është aplikuar për azil apo jo” thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane.
Pavarësisht kësaj përgjigje, ngrihen disa pyetje, ku ajo më kryesorja se si është i mundur që një shtetas shqiptar siç është zoti Llalla mund të jetojë në një vend si Gjermania në zonën “Schengen” ku maksimumi qëndrimit është 90 ditë.
Në media flitet se Llalla dhe familja janë duke jetuar në qytetin Bremen të Gjermanisë.
Më 16 maj 2018, Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori në shqyrtim kërkesën e Komisionerit Publik drejtuar Kolegjit të Posaçëm Apelimit ku kërkohet që ish-Prokurori Adriatik Llalla t’i nënshtrohet Vettingut.
Avokati Sokol Azizi i tha Kolegjit të posaçëm të Apelimit se klienti i tij Adriatik Llalla nuk është në dijeni të seancës.
Ahahah,sepse qe moti llala ka siguruar dokumentat e qendrimit atje edhe ka ba vetem nje basbkim familjar..
Dini gje si e kane dmerin femijet e tij atje,se keta kujdesen qe te ndryshojne nje germe,per t’ju shmang Drejtesise…
Puno 5 vjet, jeto 50 vjet.. Me “rrogen” e shtetit sigurisht.. Ishte dhe biznesmen qerratai para se te zgjidhej Kryekopuk.. Tani jeton aty sa te behet rrotacjoni politik si Agim Shehu dhe prap mbrapa (to reclaim the stolen property).. Ja skema e zagareve te Sali Gelbazes… Ai vend ska per tu bere kurre me keshtu lloj metodash.. Prokurori e falimentuar..
.. nese kjo eshte e vertete , le ti veme pike “i”-se : krimi ekonomik ne shqiperi eshte i drejtuar nga ata qe paraqesin veten si shpetimtare te europes ..!TURP ..!
Per te gjithe ata shqipetare qe se kane kuptuar se si funksionon ligji ne shqiperi!nqs deshiron qe ligji te mbroje duhet te vjedhesh te vrasesh te jesh mafjoz kontrabandist etj etj!por nqs se nuk je i tille vendin e ke ne burg!rrofte demokracia shqipetare!
Llalla dje eshte arrestuar ne Gjermani dhe ka marre persiper te bashkpunoje me organet shteterore te interpolit dhe europiane ,per te treguar te gjitha dosjet e politikaneve,por ne vecanti te treshes !
Prisni se nuk keni pare gje akoma !
Mjeshter, Llalla nuk mund te arrestohet nga Interpoli sepse nuk eshte person ne kerkim, Llalla nuk ka cfare te bashkepunoje me Interpolin Europian apo institucione te tjera nderkombetare pasi nuk ka kryer vepra penale ne shtete te tjera dhe as eshte ne kerkim nga ndonje shtet tjeter. Lalla mund te jete nen hetim por nuk ka asnje vendim gjykate apo te prokurorise qe kerkon arrestimin apo ekstradimin. Ndoshta prokuroria pret qe ai te kthehet me idene qe nuk ka rrezik dhe ta plasi mrena por nuk besoj qe Llalla te jete aq gomar.
Avokati bashkë me klientin në burg. Të shohim nëse aty vihen në dijeni të dy. Kështu është kur shteti nuk ka forcë ti shkërdhejë robt këtyre palaçove. Si gjithmonë ai që vjedh më shumë edhe mbrohet më shumë.
Me kete shprehjen nuk keni pare gje aroma, u lodhem. Nuk po shofim vertet asgje.
Shqiperia eshte cilesuar vend i sigurt me kete cilesim jane kthyer ne shqiperi mijra shqiptar nga gjermania
Pra i vetmi status qe mund te marre llalla ne gjermani eshte bashkepuntor i drejtsise ashtu si mbrohen bashkpuntoret kunder mafias ska rruge tjeter