INTERVISTA/ Rama flet në shtypin francez: BE ka nevojë për Ballkanin për të mbrojtur unitetin, ja si e shohim tërheqjen e Britanisë dhe përpjekjet e Turqisë

31 Maj 2018, 14:22Politika TEMA

Gjatë vizitës së tij në Francë, Kryeministri Rama gjeti kohë për të komunikuar mesazhin e tij edhe me mediat franceze.

Një intervistë e publikuar ditën e sotme në seksionin frëngjisht të portalit “Euroactiv”, kreu i qeverisë është ndalur gjatë tek momenti vendimtar në të cilën ndodhet Europa dhe Shqipëria, në prag të marrjes së vendimit për hapjen e negociatave për vendin tonë.

Në përgjigjet e tij, Rama theksoi midis të tjerash se vendimi për hapjen e negociatave do të ishte fitimprurës për sigurinë dhe unitetin e të gjithë Europës, ndërsa theksoi se “lënia përgjysmë e punës së bërë deri më tani në Ballkan do të ishte një gabim i përmasave monumentale”.

Duke pranuar nevojën e artikuluar më parë edhe nga Presidenti Macron, për një reformë të brendshme në BE, Rama u shpreh se Shqipëria kërkon qartësi në qëllimet e BE-së. “Duhet të na thuhet po ose jo. Të thuash po, por të mendosh jo, nuk e ndihmon aspak procesin”, nënvizoi Rama, transmeton në shqip lexo.al.

Gjithashtu, duke komentuar zhvillimet në Ballkan, Kryeministri shprehu mendimin se “lënia e Ballkanit, si një zonë gri në mes të Europës, e ekspozuar ndaj çfarë do lloj presioni të jashtëm”, do të ishte një gabim që do të ndikonte rëndë në të ardhmen e rajonit tonë dhe të gjithë kontinentit.

Në vijim, intervista e plotë e Kryeministri Rama:

Zoti Kryeministër, Presidenti Emmanuel Macron mbajti një fjalim të kujdesshëm mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Gjirin e Bashkimit Europian. Cila është përgjigja juaj?

Kam pasur fatin që të diskutoj ballë për ballë me Presidentin Macron, si në Paris, ashtu edhe në Samitin e Sofjes. Gjatë këtyre bisedimeve, kemi prekur tema të ndryshme rreth të ardhmes së Ballkanit dhe Shqipërisë, si dhe mbi reformën e ardhshme brenda BE-së, etj.

Unë po përsëris atë që them prej disa muajsh tashmë. Shqipëria është pranë kalimit nga njëra fazë në tjetrën. Komisioni Europian ka rekomanduar qartësisht dhe pa asnjë kufizim hapjen e negociatave. Unë mendoj që negociatat duhet të hapen, pasi kemi punuar fort për të arritur deri në këtë pikë. Nuk bëhet fjalë për një anëtarësim të menjëhershëm, por për një punë të madhe që na pret përpara, me shpresën që do të jemi gati të bëhemi një vend anëtar në vitet e ardhshme. Por, qëllimi ynë nuk është që të bëhemi anëtar sot për sot.

Kur ju thoni se dëshironi të shndërroheni në një vend anëtar brenda disa vitesh, cila do të ishte sipas jush një datë e arsyeshme për pranimin e Shqipërisë dhe të pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor në BE?

Nuk mendoj se është e arsyeshme që të fiksojmë një datë që tani, pasi ndaj të njëjtin mendim me Presidentin Macron rreth faktit që përpara integrimit tonë, është e rëndësishme që të reformohet Bashkimi Europian, në mënyrë të atillë që të jetë në gjendje të përthithë pa probleme vendet e reja.
Thellimi paraprak i shumë strukturave të BE-së është plotësisht legjitim dhe në gjykimin tim, një veprim i drejtë. Por, e vetmja gjë që duhet harmonizuar ndryshe, është një thellim paralel në të njëjtën linjë me Ballkanin. Bashkimi Europian duhet të na japë instrumentat e duhur për të thelluar marrëdhëniet tona. Negociatat e anëtarësimit kanë lindur posaçërisht si një instrument për thellimin e këtyre marrëdhënieve.

Çfarë rreziku do të përbënte për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, një stopim i mundshëm i këtij procesi?

Nuk besoj që do të ketë një ndërprerje të negociatave. Në të njëjtën kohë, jam i bindur që afrimi i Ballkanit me Europën nuk është fitimprurës vetëm për Ballkanin, por është gjithashtu edhe për Europën. Europa ka nevojë për Ballkanin në të njëjtën masë që Ballkani ka nevojë për Europën, për t’iu përgjigjur në mënyrë të koordinuar kërcënimeve të sigurisë, për të ruajtur unitetin dhe për të kontrolluar më mirë kufijtë.

Lënia e Ballkanit mënjanë do të krijonte një zonë gri në zemër të Europës, e cila do të ishte e ekspozuar ndaj çfarëdo presioni të huaj. Kjo, pa dyshim, nuk do të ishte diçka e mirë për Europën.

A vazhdon projekti europian të ngjallë entuziazëm në Shqipëri apo ka edhe në vendin tuaj segmente të opinionit publik që vendosin në pikëpyetje rëndësinë e integrimit?

Jo, askush në Shqipëri nuk vendos në pikëpyetje rëndësinë e integrimit. Në vendin tonë nuk ka asnjë parti anti-europiane dhe as ndonjë parti komuniste. Shqipëria është një vend i përbërë nga muslimanë dhe të krishterë, por feja e vetme që na bashkon është Europa.

Pikërisht, Shqipëria mund të shndërrohet në vendin e parë me shumica muslimane që i bashkohet BE-së. A mendoni se faktori fetar peshon mbi negociatat, në një kohë kur në disa vende anëtare vërehet një rritje gjithmonë e më e madhe e ndienjave islamofobe?

Muslimanët shqiptarë janë muslimanët më pro-europioanë dhe më pro-atlantikë që mund të gjesh, në kuptim që ndajnë ekzaktësisht të njëjtat sentimente me të krishterët kur vjen fjala tek Europa, tek NATO, etj.

Çfarë prisni ju nga samiti i ardhshëm europian në qershor dhe nga samiti i Londrës për vendet e Ballkanit Perëndimor?

Pikë së pari, mendoj që samiti i qershorit është shumë i rëndësishëm, pasi nga ai samit do të varet në një masë të madhe edhe gjendja shpirtërore në të cilën do të takohemi në korrik, kur do të kemi takimin e përvitshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Në qershor, ne shpresojmë që të hapim negociatat.

Ndërsa Shqipëria është duke negociuar për integrimin në Bashkimin Europian, çfarë përshtypje ju lë vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar prej Unionit?

Ju e dini, dikush që dëshiron të martohet, e ka të vështirë të kuptojë atë që kërkon të divorcohet. Kjo është pak a shumë ndienja që ndajmë tani.

Procesi i integrimit të Turqisë në Bashkimin Europian ka mbërritur në një pikë të vdekur, por formalisht negociatat nuk janë pezulluar ende. A mendoni se kjo mungesë qartësie mund të hipotetizojë një efekt të mundshëm rikoshet në negociatat me Ballkanin?

Ne e dimë shumë mirë se procesi i integrimit të Turqisë në Bashkimin Europian ka një historik shumë të veçantë. Ajo që për ne ka qenë gjithmonë e qartë në këtë proces, në botëkuptimin tim, është mungesa e qartësisë. Duhet të na thuhet qartësisht, ekzaktësisht, po ose jo në kuptimin e procesit të integrimit. Të thuash po, por të mendosh jo, nuk e ndihmon aspak këtë proces. Europa ka bërë gabime në të shkuarën dhe besoj se do të ishte një gabim i përmasave monumentale, që të lihej përgjysmë puna e bërë në vendet ballkanike.

Intervista në gjuhën origjinale – https://www.euractiv.fr/section/elargissement/interview/leurope-a-besoin-des-balkans-pour-sa-cohesion-et-sa-securite/

5 komente në “INTERVISTA/ Rama flet në shtypin francez: BE ka nevojë për Ballkanin për të mbrojtur unitetin, ja si e shohim tërheqjen e Britanisë dhe përpjekjet e Turqisë”

  1. Panajotis Haxhiu says:

    Nga kjo une kuptoi qe Armiku i jashtem eshte problemi kryesor dhe shqetesues per ripljelljen e Shqiperise.

    Anglia eshte “terhequr” qe me fjale te tjera perkthehet :
    “Anglise ju sose durimi” me EU/BE. Pra, Kryeministri shqiptar ben nje paralel me shtetin me ekonomine e 6 ne bote dhe demokraci shumeshekullore qe per arsye te korrupsionit ne EU/BE dhe mospranimi dhe deshira per tu reformuar vendosi me shumice ti ktheje kurrizin, Familjes se korruptuar Evropiane te ciles kaq shume do ti bashkohet shteti dhe vendi me i korruptuar ne Evrope, Shqiperia.

    Rama kujton se me kete gjuhe te pakuptimte per fshatarin ne fusha dhe injorantin militant do justifikoje doreheqjen e tij apo keqqeverisjen e vendit.

    Cfare i munugon Rames, me shumice ne Parlamnet, te kryeje reforma dhe veting?

    Ka vetem nje pergjigje:
    “Frika se do humbe pushtetin , pasurite dhe perfundimi ne burg” po te behet reforme dhe veting cilesor.

  2. Shaba says:

    Rama po del ne arenen Europiane si nje dijetar i madh; idete e tij jane orientim per mendjet e shendosha qe qendrojne larg gjurmeve qe ka lene ne imazhet e mjafte Europianeve epoka para Kopernike-Njutoniane.
    Pergezimet e mia Kryeministrit.

  3. Akil says:

    Ky kelyshi i komunzmit se bashku me komunistet e tjere saliu nano ruci meta rama basha edhe partite qe perfaqsojne kto plehra jan vazhdimi i enver homos keshtu qe evropa nuk i afron ata e dine mire cfare jane kta plehra dhe nuk ja hapin deren ktyre derisa populli te zgjohet e ti zhduk njehere e mire kete fare te keqe qe ka mbyt e poshteron popullin shqiptar qe 1945 e deri tash 2018 prandaj ky kelyshi bertet kot se loje bon se edhe vet nuk kerkon ate qe thot se e di qe do shkoj te hanxhari per pak kohe te gjithe pjella e keqe qe ka pas pushtetin po punojne kundra shqipnise per ta izoluar sa me shum qe kta te vjellin gjith kohes e te qeverisin me rradh si ishte takimi rama basha shikoni se pas asaj 30 % te tenderave shkojne te opozita kur te bohet rotacioni po u bo se kto komunistet nuk e leshojn pushtetin kurr me deshire as per ta mar komunisti tjeter se nje farre e keqe jane duhet patjeter qe njerzit te zgjohen nga gjumi kane 1945 flen gjum i duan gati gjanat nga zoti por kjo nuk bohet keshtu duhet revullucion tamam te gjith komunistet e kelyshet e tyre krysoret qe mar direkt me pushtetin ne burg te perjetshtem kane dosje te gjith me i denuar me nga 10 burgime te perjetshme ndersa njerzit e tyre me ligj nuk duhet te meren me politik dhe sduhet te kene pune kurr me pushtetin qe te zhduket nje here e mire ajo fare e keqe e ndyre vetem ajo ezhte zgjidhja amerika keshtu veproi ne kohen e vet i mbyti te gjith kto plehra qe eshte vendi me demokrat ne bote ska zgkidhje semundje e keqe duhet pastrohet nje here e mire mos boni gabimin e madh si 1990 gjoja erdhi demokracia vec u haper kufijte sepse skishte me ku te shkonte te tjerat jane perralla pushtetet i kane ato edhe pushteti i katert i tyre krejt eshte keshtu mendojeni mire o sot o kurr kto dy vite jane vendimtare per shqipen ose ne europ ne demokraci ose ne komunizem modern sic eshte tani drejt afrikes me saliun nanon rucin ramen pallen meta kurven basha kurva e vogel klm ju pershendes albania

  4. Dibrani says:

    Rama qe i ben autokritik Europes ,..dhe jo vetes per qeverin te lidhur me krimin dhe korrupsionin.

    Rama nder vite. : dje ishte faji i Saliut ,..sot faji eshte i Europes ,.neser eshte faji i Rusit

    Turqin ? e kemi vella ?????

    Rama don ta fus Shqiperin me sforco si shtet i krimit ne organizaten e vlerave dhe parimeve.
    Vetem se ka nje problem ,… ky Krimineli yne nuk njeh vlerat dhe parimet e Europes por i fajson ato ,..pse keni ju vlera dhe na nxirrni pengese ne Kriminelve te Ballkanit ???

  5. Grand says:

    Flm Z.Edi Rama! Atesyetimi yt eshte brilant!
    Ti e bere Punen tende!
    Nese…. une jam dakort te shohim nje opcion on line me Europen! Ndoshta shembulli anglez nuk eshte kaq negativ sa e shesin!
    Europa duhet te kuptoj se politikanet, hajdutet, drogistet, krimimelet shqiptar i ka te integruar dhe banor te saj ne qytetet dhe kryeqytetet e tyre!
    Europa s, kupton dot popullin shqiptar! Eshte rradha e tij. Pjesa me fisnike ndoshta e Europes! Nje hran ambasadore e Europes e tha ” Ontegrim o Europes do te thote integrom i popujve” Por kam frike se eshte edhe pune religioni!
    SHQIPTARET: Shumice muslimane me Bible ne cdo familje ( cuditerisht kurani jo), qe pijne vere e hane mish derri!
    Allahu akbar Europe! God bring in mind and safe friend: European people! Good bless them!
    Hope that after 17- th June no regret for Albanians!
    The sun will rise everyday ! The life will go on every day…by wondering that Europe is in its place, we are and we are in our place, as a European georaphical Part ! As it has been in centyries! Let’s go on as Equal with EU, by asking Every day ” why British people left the EU!
    Z. RAMA, MOS JU LUT ME, TI dhe QEVERIA E BETE PUNEN! Nuk duam zavall! Krenar per Shqiperine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje