Teksa opozita ka uzurpuar foltoren e Kuvendit, deputeti gjerman Metin Hakverdi ka dalë jashtë sallës së Parlamentit për të dhënë një mesazh të rëndësishëm.
Social-demokrati tregon se Berlini zyrtar është pro çeljes së negociatave nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.
Ai theksoi se Shqipëria e meriton këtë vendim pozitiv pas përpjekjeve që ka bërë në rrugën e saj për t’u integruar në BE.
“Muajin tjetër pritet një vendim i madh, i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për unionin. Socialdemokratët gjermanë gjithmonë kanë insistuar në zgjerimin e BE dhe proceset integruese të Shqipërisë.
Pasi ky nuk është një vendim që i bën nder vetëm Shqipërisë, por dhe unionit.
Është një nder për të gjithë ne dhe duhet të bëjmë gjënë e duhur.
Ne do të bëjmë gjithçka që kjo gjë të ndodhë muajt e ardhshëm dhe që të vijojë progresi në të ardhmen”.
Gjermania nuk ka ende një qëndrim zyrtar për votën e saj për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Por javët e fundit, disa deputetë gjermanë të partive të ndryshme të Bundestagut kanë vizituar Tiranën për të diskutuar pikërisht për këtë çështje.
Lajmi pozitiv u përshëndet edhe nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Ky i fundit ka falenderuar deputetin e Bundestagut që është pjesë e koalicionit qeverisës në Gjermani.
“Një mik tjetër i bundestagut gjerman, kësaj radhe i Partisë Social Demokrate Gjermane, anëtar i komitetit për çështjet e Bashkimit Evropian në budestag është sot në parlamentin e Shqipërisë dhe më pas për takime me zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare.
Dua ta them me zë të lartë që Partia Social Demokrate gjermane, pjesë e koalicionit qeverisës në Gjermani është një mbështetëse e madhe e procesit të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.
Por ajo që është e rëndësishme për ne është që social-demokratët gjermanë mbështetin hapjen e negociatave me Shqipërinë”, deklaroi Balla. (TemA)
Le te hane nje mut ata deputet te pd-ke pas ketyre deklaratave te ketij Gjermani.Sado qe pd-ke eshte kundra,negociatat do miratohen ne fund te qershorit.Ata te pd-ke le te mbajne bythen me dore.
blah blah bla, pullet palla dhe miku prej gjermanie….
–
po Macron si mendon?
po Macron, mikesha e Rames, pse nuk do?
po Anglia, kaq injorante eshte?
Atehere, besoni dashnorin e Meros, Tualet Pallen?
Vielen Dank, Deutschland.