Fotoja përfundoi e vendosur në mur me një shirit të zi! Por tashmë kolegëve u duhet ta heqin sërish.
Gazetari rus, Arkady Babchenko, i cili u raportua të ishte ekzekutuar në Kiev gjatë mesnatës mes të martës dhe të mërkurës, i befasoi të gjithë kur u shfaq i gjallë në televizion.
Kreu i shërbimeve sekrete ukrainase, Vasyl Hrytsak u tha reporterëve se “vrasja” ishte inskenuar për të ekspozuar agjentët rusë. “Sipas informacioneve të siguruara nga shërbimi ukrainas i sigurisë, vrasja e gazetarit rus, Arkady Babchenko, ishte urdhëruar nga vet shërbimet ruse të sigurisë”, tha Hrytsak.
Babchenko u raportua të ishte gjetur i përgjakur nga bashkëshortja e tij në hyrjen e një blloku apartamentesh ku ata banonin, i qëlluar disa herë me armë zjarri pas shpine, e se kishte ndërruar jetë gjatë transportit me ambulancë për në spital.
Pasi e patën të gjallë në televizon Babchenko, kolegët e tij shpërthyen menjëherë në festë në redaksinë e tyre në Kiev.
Ata nuk kishin asnjë informacion mbi të vërtetën, madje për këtë gazetari nuk kishte njoftuar as bashkëshorten e tij. “Faljen më të madhe dua t’ia dedikoj gruas sime”, tha ai.
Ku ka perfunduar mendja njerezore …Tani kudo mund te fillojne te bejne inskenime te tilla ,ne thelb antinjerezore ,ku me njoftime false te arrijne qellime politike .Viktima reale eshte shtypi i lire,i sakte ,i pavarur ,qe keta gazetare nuk arrijne ta kuptojne …Ne se keto sherbime kishin zbuluar komplotin ,perse nuk i arrestonin komplotistet perpara vrasjes .Te zbulosh do te thote te kesh fakte ,dhe kur ke fakte ,mund te arrestosh .Me kete nuk dua te justifikoj sherbimet ruse ,ato si te gjitha sherbimet e tjera ne bote bejne edhe veprime kriminale .Kjo eshte bota reale e nendheshme qe vazhdon luften e eger edhe kur politikanet ulen ne tavolina per bisedime .