Ermal Meta: Jam krenar që jam shqiptar, ju tregoj jetën time nga puna si kamarier, tek familja dhe muzika

1 Qershor 2018, 13:18Lifestyle TEMA

Ermal Meta ka bërë krenar çdo shqiptar.

Fillimisht ai rrëmbeu çmimin e parë në Sanremo dhe më pas u paraqit në mënyrë dinjitoze në Eurovizion.

Meta ka bërë një rrëfim ekskluziv për publikun shqiptar teksa tregon jetën e tij.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu por edhe shumë i emocionuar. Ndonjëherë do të flas shqip, ndonjëherë italisht.Kam mësuar të kontrolloj emocionet më mirë italisht. Unë ika para 24 vitesh nga Shqipëria.

E kam kaluar detin Jon jo mbi traget por mbi nota, e kisha gjithmonë brenda muzikën dhe nuk mendoja gjë tjetër. Edhe pse studioja dhe bëja shumë gjëra të tjera.

Kisha vetëm një dëshirë. Kam mësuar se është më mirë të bësh një gjë në mënyrën më të mirë sesa të bësh shumë gjëra por shkel dhe shko si thotë nëna ime.

Fillova muzikën para shumë vitesh, e ndjeja në mënyrë shumë të fortë. Po flisnim dje me Kryetarin (Erion Veliaj) se sa punë kemi bërë kur ishim të rinj, (t’ja bëjmë çikë qejfin vetes).

Nuk lind njeri i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur i famshëm, asnjë tjetër.

Unë si gjithë shqiptarët në Itali mundohesha të mbijetoja në të gjithë mënyrat që më jepeshin, në moshën 14 vjeç shisja gazeta tek semaforët por gazetat nuk shtypeshin dhe aq mirë se kushtonin pak. 

Nuk e kisha kuptuar dhe kur prekja fytyrën bëhesha sterr i zi.Mamaja ime kur kthehesha në shtëpi më pyeste: Ku ke qenë? I thoja, në punë.

Nuk është e vërtetë, thoshte, je sterr i zi.Shes gazeta. Si është e mundur, të janë bërë dhe duart sterrë, thoshte.Pastaj filloi të më besonte pak nga pak. Kam bërë shumë punë, kamarier, barist, kam ngritur shumë pjata, kam bërë shumë stërvitje. 

Por duart ishin atje se mendja ishte gjithmonë në vend tjetër.Çfarëdo eksperience unë e derdhja në muzikë. Çdo njeri që takoja për mua ishte një histori. Çdo njeri ka historinë e vet, e ka brenda, mund t’ia lexosh pak në sy por nuk arrin ta kuptosh.

Dhe unë kur nuk e kuptoja, e shpikja dhe pastaj e shkruaja. Kështu fillova të shkruaj këngë. E ndjeja atë urgjencën e kreativitetit. Në fillim luaja në piano, kitarën nuk e llogarisja fare.

3 komente në “Ermal Meta: Jam krenar që jam shqiptar, ju tregoj jetën time nga puna si kamarier, tek familja dhe muzika”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Bravo te qofte o njeri i mire.

  2. IVONI says:

    .. bravo djalosh , te rruash krenarine qe je shqiptar te kesh dashuri per vendin ku rron sot , pra italine , te frymezohesh per te shkruar me fjale dhe nota nga jeta e njerezve te thjeshte , pa djallezi ne shpirt ..!.. URIME ..!

  3. WEB says:

    Ti ke kohe qe nuk je me njeri prej nesh, prano realitetin dhe flije mendjen, shqiperia të dha vetëm një anije të ndryshkur për të kaluar detin ndërsa mundësitë e reja ti dha vendi ku mbërrite. I njëjti diskutim vlen edhe eleni fouriera që sa herë ndonjë gazete greke e pickon për origjinën e saj loz kartën e rracizmit. Nuk kam njohur deri më sot ndonjë personazh famoz të mos jetë sulmuar për origjinën apo përkatësinë etnike apo fetare dhe pse jo edhe për ngjyrën e lëkurës, por ky lloj patriotizmi i sëmurë mua sinqerisht me ngre nervat. Tashmë I përkisni një vendi tjetër pavarësisht origjinës tuaj, dhe do bashkejetoni me të mirat dhe të këqijat e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje