Në kërkim të një kauze për Lulzim Bashën pas...azilit të “Babales” në Kosovë

1 Qershor 2018, 14:06Politika TEMA

Një media nxori lajmin sot se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është mbajtur nën survejim nga Policia e Shtetit 24 orë më 24 orë.

Një lajm që u hodh si rastësisht në këtë situatë vërtetë të tensionuar politike, ku gjithçka që bëhet publike merret si e vërtetë në kontekstin që duan palët.

Me sa duket dhe vetë Lulzim Bashës i ka pëlqyer një lajm i tillë, pa e akuzuar se mund të ketë qënë dhe ai apo bashkëpuntorët e tij prodhuesit e kësaj situate apo lajmi me teori konspirative brenda.

E themi se i ka pëlqyer, sepse sipas medias që e publikoi e para si lajm, kreu i opozitës kur u pyet nw lidhje me kwtw fakt as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi këtë informacion. Por pavarësisht kësaj, Basha siguroi se do të vijojë aksionin e tij opozitar, nënvizon media.

“Në çdo rrethanë, unë do të vazhdoj aktivitetin tim opozitar”, thotw Basha, duke u lënë “fushë” të lirë veprimi të gjithë hamendësimeve të mundshme për “survejimin” e tij dhe arsyeve të këtij “survejimi”.

Por me sa duket Lulzim Basha, ndoshta i nxitur dhe nga këshilltarët e tij e ka parë si një kauzë të mundshme lajmin e dhënë nga media për survejimin e tij 24 orë nga policia.

Pasi dhe “Babalja” me gjithë kontradiksionet që ekzistojnë në video-përgjimin e pretenduar me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, nuk është se prodhoi ndonjë përfitim politik për opozitën.

Përkundrazi, tentativa e të gjithëve për ta lënë këtë “patate” të nxehtë në duart e njëri tjetrit, duke filluar nga Basha, vijuar me deputetët, gazetarin e në fund vetë “Babalen”, sidomos pas kërkimit të azilit në Kosovë të këtij i fundit, i krijoi një kosto të fortë PD.

Shtuar këtu dhe faktin që nëse ekspertiza e huaj e nxjerr video-përgjimin fallco, gjasat janë të

mëdha dhe këtë e pranojnë dhe vetë ekspertët e PD, atëherë “gropa” politike është akoma më e madhe. Por dhe përgjegjësia penale.

Në këto kushte Lulzim Basha me rënien e “Babales” dhe ‘azilin’ politik të tij në Kosovë, është në kërkim të një kauze të re, të paktën sa të kalojë verën dhe të hyjë në vjeshtë.

Dhe lajmi për survejimin e tij nga policia, i ka ardhur Bashës për shtat, teksa ka mbledhur dhe njerëzit më të besuar të tij, ku pas një konsulte i ka dërguar në polici për të kërkuar shpjegime.

Policia e Shtetit ka bërë shpjegim publik duke deklaruar se ky është një spekulim mediatik. Sipas policisw media nuk ka kontaktuar me policinë e shtetit për të verifikuar një lajm të tillë.

Policia thekson se Lulzim Basha përfiton nga statusi si kryetar i opozitës, masa shtesë dhe shoqërohet nga forca të Gardës së Republikës.

Për mazhorancën ky është humori i radhws i Bashës dhe nuk duhet marrw seriozisht, teksa deputeti i kësaj partie, njëherësh dhe ish zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kohë më parë, Pjerin Ndreu tallet me lajmin.

Ai ironizon teksa shkruan se: “Basha në survejim nga policia?! Hahaha…për çfarë ?! Se besoj se policia ka luksin me humbe kohën me gjëra që si vlejnë!”.

Gjithë kjo “furtunë” e ngritur dhe e përvetësuar shumë shpejt nga Lulzim Basha dhe bashkëpuntorët e tij tregon qartë se kreu i PD ka qënë dhe është në kërkim të një kauze, sado qesharake të jetë ajo.

Një kauzë për të bërë opozitë dhe për të bllokuar punimet e Kuvendit dhe miratimin e ligjeve deri më 28 qershor sëpaku, kur vendet e BE të vendosin nëse do të hapen negociatat ose jo.

Një përpjekje e Bashës për kauzën e radhës, tashmë që “Babalja” nuk po jep asnjë lloj produkti politik në favor të opozitës.(TemA)

12 komente në “Në kërkim të një kauze për Lulzim Bashën pas…azilit të “Babales” në Kosovë”

  1. prizem says:

    Luleja mund te kerkoje strehim politik ne Kosove e me kete rast i ben ca fresk edhe Babales…

  2. sulo Permeti says:

    Edhe Llala keshtu e nisi historine e tij…dikush do te me vrase,dhe e coi familjen ne gjermani,-keto historira para 1 viti.Edhe LUlushja po ben te njejten skeme te LLalles,duan te me ….shume shpejt do i dali tymi kesaj historie roze.

  3. Qe 5 vite,pas grabitjes se shtetit nga klika ruso-turke ps,kane filluar ikjet masive nga shqiperia,si dikure kosovaret nga millosheviçi i serbis.
    Situata eshte dramatike,dhe para nje intervenimi te NATO-s,ne Shqiperi.

    1. Arben says:

      Hahahahhaa sa kaqol qe qenke

    2. turi says:

      o Vlora qe qenke nga Vora,avash nje cik se na trembe mushken…

    3. Vlora1912 says:

      @Vlora historike,
      Kush je ti more gjakprishur qe ben pis emrin e Vlores historike. Per cgrabitje flet more trushplare?? Per grushtin dermues qe morri klika kriminale PeDe ne 2013 dhe me fort ne 2017. Apo je ndonje dordolec-babale Nr.2 nga ata qe gajaset Vlora e vertete. Vlora eshte vertete heroike ndersa ti qe fshihesh pas emrin te saj te rende je nje vemje qe kullot ne grazhdin e SHQUP-it

    4. S.Krasniqi says:

      Mos ja fut kot,se vetëm nga Shqipëria ikën njerzit?Nga gjithë bota ka dyndje në vende më të pasuara e sidomos në vendet e Europës përëndimore.
      Intervenim mund të ketë vetëm nga Rusia për ta shpëtuar Babale partinë e Babalelulushit i cili është në hallë për të shpikur diqka që të mbetet në qendër të vëmendjes!

  4. Moni says:

    – Edhe koqevaret provincial – malok, ashtu si ata te Cetes-PD nuk punojne per te miren e Shqiperise …

  5. Kulufi says:

    Vlora historike eshte prej Kuksi.

  6. Vasiliki says:

    Lajmerim:
    Te shtunen ne oren 11:00 behet varrimi i PD.
    Te gjithe ata qe nuk munden te marin pjese ne protesten e 26 majit, te pakten ta begenisin ne funeral.
    Fjalimin do e mbaje Babalja, i shoqeruar nga forca policore serbe dhe ruse.
    Kreshnik Spahiu gjithashtu ka per te thene dićka, ndersa Top-chanel nuk do transmetoje asnje program, vetem muzike kortezie, i perkrahur nga tv klan, ora news, news24 , abc.
    Me hidherim dhe gezim te madh !

  7. Alban Dega says:

    HIQU DREQ PREJ NESH !?

    – Larg perndjekjes se kryepeshqve
    te Shqiperise !

    – Stop pergjimit te Sali Lul Xen Like
    Cizme Fatmir… Gerdec, Otranto,
    21 Janarit … !?

    – Kryepeshqit ne miiarda…! Fakirat
    ne burg !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jo vetem Lulezim Basha, por edhe Sali Berisha, Like Floriri, Xeni Madihoxha, Mona Cizmja… ndiqen ne cdo hap nga Fantazmat e :
    1- Arben Brocit e tre heronjve te 2 prillit 1991, te vrare me plumba e arme serbe e me urdhera shqipfolessish edhe me serbe se vet serbet …
    2- Remzi Hoxhes se rrembyer, keqtrajtuar, ekzekutuar ne tortura pa vendim gjykate e pa dijeni e hetim prokurorie e zhdukur pa nam e pa nishan nga SHIK-u i Ajatollah Gazidedes e Sali Berishes …. !
    3- mbi 10 mije viktimave te vrare, plagosur, sakatuar e te vetvrare nga piramidat kusare e vrastare te Sali Berishes e vjerrit te kollovarit Basha, te dy multimilionere
    4- Azem Hajdarit te nxjerre ne prite per se gjalli nga hjekesi e te vrare per se vdekuri me 12 e 14 shtator 1998 nga Sali Berisha ne grusht shtetin, per te cilin rrah gjoksin edhe sot e ndjehet krenar me zerin e figuren e tij, ne sy te prokurorit te krimeve te renda Besim Hajdarmataj e co. pa i hyre ferra ne kembe e as prangat ne duar !
    Eshte teper i zene i gjori kamikaz dixhital i Berishes me hetimin e Byzylykeve te Saimirit dhe pordhave gojore te narkotrafikanteve te kanabisit dhe me mbulimin e 90 plus 613 kilogrameve Kokaine te X-it dhe bodigardeve te tij !
    6- 600 milione eurove djerse e mund te paster shqiptaresh te vjedhura nga Lulezim Basha e Gangsteret e Bandes se Sali Berishes nga autostrada e Kusarise se Kombit, ku vetem per nje inaugurim elektoral te saj nga Sali Berisha u bene rrush e kumbulla 26 milione euro ose 130 Benza te Gruevskit i cili vetem per nje prej tyre u denua me dy vjet burg ditet e fundit !
    7- 26 viktimave: foshnjs te palindura ne barkun e nenes e pleq me nje kembe ne varr, bebe e vajza ne orag dasme, gra e burra te Gerdecit u ekzekutuan nga babezia e Xen “ Sypeshkaqenit “ dhe nje qeverie te tere ne sherbim te nje familjeje 4 anetareshe me dollibash Fatmir Mediun, kengatarin e Festes se Baftjarit te Like Floririt e Mona Cizmes !
    8- kater protestuesve paqesore e aspak fajtore te ekzekutuar pa gjyq nga Sali Berisha e Lulezim Basha nga pas xhamave te blinduara te Kryeministrise sikur te ishin kater zogj pule e jo 4 prinder qe lane 11 jetime ne ate bulevard ku nuk kishin guxuar te ekzektonin as nazi- fashizmi e as komunizmi !
    9- Mbi te gjitha nga fantazmat e Reformes ne Drejtesi e Vetingut qe po u ngjallin panik e cmenduri me Perendeshen symbylluar te drejtesise qe ia kishin qorruar per 13 vjet me pandeshkueshmerine, me paprekshmerine dhe me pacenueshmerine e tyre absolute perballe cfaredolloj krimi te rende e teper te rende te kryepeshqeve dhe te Bandes se tyre te Gangstereve, qe Per 13 vjet ekzekutuan dyfishin e viktimave te komunizmit per 46 vjet te plota !
    Ndaj ne cdo hap qe hedhin ne cdo veprim qe bejne shohin fantazmat e tyre e u duken se po i pergjojne, po i perndjekin, po i i rregjistrojne … tamam si tek Makbethi i famshem i Shekspirit te madh !
    Pse !?
    Sepse besojne tek vetvetja dhe kujtojne se te gjithe jane si ata!
    Sepse qyrkun e tyre orvaten tua veshin te tjereve !
    Sepse kopilat e vet duan tua lene ne dere te tjereve !
    Paniku dhe cmenduria nga ligji dhe drejtesia, qe po ecin teper ngadale, kryesisht per shkak te intrigave dhe komploteve te tyre, per shkak te minave me sahat qe Sali Berisha e Mafia e tij kane lene te kurdisura anembane Shqiperise, i kane cakerdisur keqazi dhe te gjithe u duken Babale ala Enkeled Gebels Alibeaj , Ervin Qelbes Salianjin, ala Havale= Fatkeqesi e katrahure e Shqiperise ala Sali Berisha e Lulezim Basha !
    Po te keni dyshim shihni deklaratat e cartuna e vetakuzuese deri ne nivel Hage te Sali Berishes per ekzekutimin e Edi Rames dhe per grushtin fashist te shtetit te 14 shtatorit 1998, thirrjet e hapura te tij dhe Flamur Nokes per revolución bolsheviko- stalinist e per permbysjen me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike, ku te gjitha kycet e kontrollit te tyre i kishin ministrat e Partise Babale, kukamat e kukuvajkave te tyre per te mos hapur bisedimet per pranimin e Shqiperise dhe shqiptareve ne BE, cka nuk ka ndodhur me asnje opozite ne adnje vend ish komunist te Evropes Lindore !
    Shohin e degjojne se si shkon ne burg ish- Presidenti i Frances dhe miku i Berishes Sarkozi, ish kryeministri i Maqedonise dhe miku i tij dhe Ilir Metes Gruevski per nje tender Benzi, kur vetem CEZ-i e ARMO, RAPISCAN-i i Sali Berishes u ka kushtuar shqiptareve e Shqiperise rreth 2 miliarde Euro, kur vetem Autostrada e Kusarise se Kombit e Lulezim Bashes e Co. u ka kushtuar shqiptareve mbi 1.5 miliarde euro dhe terbimi kalon cdo kufi !
    Nga shkuan mbi 25 miliarde Euro te vjedhura ne vetem 13 vjet Salikraci politike, familjare, mediatike, Shqiperifikje!?
    Shqiptare pa asnje dallim! Bejani keto pyetje vetes dhe hidhni nje sy nga Gjiri i Lalezit apo Farka, Ksamili apo Valbona, Velipoja apo Dardha, Jala apo Vajni….. para se te beheni kamikazet e mishi pet topat e kesaj “ Bande Gangsteresh e “kesaj Mafia krejt jashte kontrollit” te ciles po lebetitin nga fantazmat e krimeve te tyre pa fund e paane !?
    HIqu dreq prej meje !
    Boll me! Enough it’s enough !
    Ia keni pru shpirtin ne maje te hundes ketij populli e ketij shteti qe e zhbete dhe e rrenuat me themel e keni pafytyresine qe ti kerkoni ti hipni perseri mbi kurrizin e kerrusur nga mali i megakrimeve e megahajnise suaj, nepermjet “ mosbindjes civile” qe e imituat si majmuni nga “ fillimi i luftes civile ne Shqiperi “ te Sputnikut te Vladimir Putinit dhe nepermjet revolucionit me dhune te Vladimir Ilic Stalinit !
    Hiqnu dreqer prej ketij populli me sy e zemer nga Evropa e Bashkuar e Shtetet e Bekueme te Amerikes, si asnje popull tjeter ne Bote !
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine si Amerika Demokratike !

  8. skenderi says:

    Keto manovra nuk behen per te krijuar probleme qeverise.Lul Basha me njerezit qe ka rrotull e di qe po te rrije ne qetesi rriten problemet brenda partise se tij.Keto jane manovra per forcuar pushtetin e tij si dikur bente udheheqja e PP-e qe ne momente te veshtira gjente armiq te jashtem qe njerezit te merreshin me to.Atij as i behet vone per zvogelimin e elektoratit qe e mbeshtet.Rendesi per te eshte mbajtja e partise ne duart e tij dhe ata qe i bejne fresk e mbeshtesin per vendin e tyre se nje nderrim lidershipi u krijon pasiguri per mbajtjen e vendit.Saliu hiqet sikur mbeshtet dhe opozitaret e partise por dhe vet ata jane te bindur se Saliu e caktoi Lulin per njeriun me te besuar qe e ka gati per cdo hall qe mund ti krijohet per zullumet qe ka bere,faktikisht nje ushtar te bindur.Opozitaret kete e dine ,por nuk dalin hapur ndaj liderit historik,se jane te ndergjegjshem qe PD-ja eshte dinasti e Saliut ,dhe te dalesh kunder tij eshte vetvrasje politike.Persa u perket zgjedhjeve e kane gjetur çelesin,zgjedhjet u vodhen duke shpresuar qe te huajt do te vazhdojne te kene dyshime dhe keshtu do te vazhdojne per ta mbajtur peng jo vetem partine e tyre,por vendin per perspektiven europiane duke u hequr sikur mbeshtesin hapjen e negocjatave,nga ana tjeter bejne ç’kane ne dore lobim kunder se u intereson qe situata te jete keshtu ne amulli.Deklaratat qe duan Shqiperine si gjithe Europa kishin vlere ne vitet 90.Tani jane jo vetem bajate por dhe qesharake.Hapja e negocjatave i nxjere me zbuluar perpara BE-se dhe mund te krijoje probleme dhe atyre ne pushtet ,se do te kene nje kontroll me shume.Fakti qe behen pengese tregon se jane me te ekspozuar, dhe kerkojne me te gjitha menyrat te krijojne peshtjellime qe dhe BE te lodhen me ne dhe te heqin dore,por harrojne qe BE e ka ne planin gjeostrategjik vendin tone,dhe nje terheqje e tyre jep premisa per futjen e shteteve kundershtare si Rusia,Kina apo Turqia qe edhe pse ben pjese ne NATO,e mbajne te zvarritur se nuk e duan ne BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje