Një incident ka ndodhur pak minuta pas mbarimit të takimit të kryeministrit Edi Rama me qytetarët në Belsh.
Sipas “BW” një punonjës i gardës është rrëzuar aksidentalisht duke pësuar lëndime.
Punonjësi i gardës ra nga një lartësi rreth 2 metër në afërsi të podiumit.
Të pranishmit kanë dëgjuar një zhurmë të fortë, teksa më pas kanë parë efektivin përtokë.
Ai u transportua me urgjencë në qendrën shëndetësore në Belsh por nuk dihen ende detaje për gjendjen e tij shëndetësore.
Narkogardistat bien si pulat para shefit ahaha
mire qe spaska rëne Rama :))))) ca nuk ndegjon nga vendi i cudirave.
Cfare lajmi. Gardistet nga lartesia 2 m hidhesh perdite. Do ta kete zene gjumi te gjorin..