“Shko në djall”, Duterte sulmon ekspertin e OKB-së

3 Qershor 2018, 15:41Bota TEMA

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka shkaktuar sërish një lumë komentesh me deklaratën e tij të fundit.

Ai i ka thënë një eksperti të të drejtave të njeriut në OKB “shko në djall”, pasi ai i tha se ishte përfshirë ngë largimin e një gjyqtareje të Gjykatës së Lartë.

Diego Garcia-Sayan, një zyrtar i OKB-së, e kritikoi Duterten pasi ky i fundit e cilësoi “armike” kryegjyqtaren Maria Lourdes Sereno-n, që refuzoi të votonte disa propozime të qeverisë.

Sereno më pas u shkarkua nga detyra me shumicën e votave të Gjykatës Supreme.

Eksperti i OKB-së, Garcia-Sayan, thotë se veprimi i presidentit u çoi një mesazh të qartë të gjithë gjykatësve të Filipineve: Në luftën kundër drogës, duhet të jeni ose me mua, ose kundër meje.

Në një konferencë shtypi sot në Manila, Duterte i hodhi poshtë këto kritika, duke thënë se ekspertët e të drejtave të njeriut nuk duhet të përzihen me çështjet e brendshme të vendit.

“Thuajini atij (Gardia-Sayan) të mos ndërhyjë në punët e brendshme të vendit tim. Le të shkojë në djall”.  (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje