Takimi Trump-Kim, Korea e Veriut: Nuk dëshirojmë të paguajmë për hotelin në Singapor

3 Qershor 2018, 09:50Bota TEMA

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, pritet të takohet së shpejti me Presidentin amerikan, Donald Trump, në një samit historik me 12 qershor në Singapor.

Kim pritet që të udhëtojë për në Singapor në mes të qershorit kur pritet të mbahet samiti që ndërmjetësohet nga Kina e Koreja Jugore.

Megjithatë, takimi i paraparë mes presidentit Donald Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong-un do të ndodhë në Singapor, ashtu siç ishte paraparë në 12 qershor.

Në samitin e Singaporit, ku përveç shtrëngime duarsh do të ketë edhe marrëveshje mes dy shteteve, tani është shfaqur një  tjetër “ngërç”; kush do të paguajë faturën e hotelit për Kim Jong-un.

Ai do të flejë në hotelin “The Fullerton”, ku çmimi varion rreth 6000 euro për një natë.

Por Koreja Veriore nuk ka dashur t’i paguajë vetë shpenzimet.

Siç mëson më tepër Washington Post, amerikanët druhen se pagesa e drejtpërdrejtë nga Uashingtoni mund të interpretohet si “ofendim” nga ana e Koresë së Veriut dhe për këtë po përpiqen që të gjejnë mundësinë që fatura të paguhet në emër të Singaporit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje