Donald Trump e kalon fundjavën me familjen, por pa Melanie në krah

2 Qershor 2018, 21:43Bota TEMA
Donald Trump e kalon fundjavën me familjen, por pa Melanie në krah

Presidenti Donald Trump u largua të premten me shumicën e fëmijëve të tij nga Camp David, për fundjavën presidenciale, por pa gruan e tij, Melania Trump, e cila qëndron pa dalë në publik prej 22 ditësh.

Presidenti hipi i vetëm në helikopterin e Shtëpisë së Bardhë, pas një dite ku u takua me ish-shefin e spiunazhit të Koresë së Veriut në Zyrën Ovale.

Sipas një raporti të Shtëpisë së Bardhë, në bord gjithashtu ishin djali i madh Donald Trump Jr, Ivanka Trump me Jared Kushner dhe Tiffany Trump, e cila është vajza e Trump me gruan e tij të parë, Marla Maples.

Në udhëtimin e familjes nuk ishte Eric Trump dhe gruaja e tij, Lara.  Don Jr dhe Eric Trump drejtojnë Organizatën Trump së bashku edhe pse presidenti ende e mban postin e drejtorit ekzekutiv në kompani.

Presidenti nuk ka lënë mënjanë bashkimin familjar dhe këtë e bëri vetëm pak çaste përpara nisjes.

I pyetur për axhendën e fundjavës, ai tha: ‘Vetëm një relaksim i vogël dhe shumë punë. Kemi shumë thirrje të rreshtuara. Ne po i bëjmë thirrje shumë udhëheqësve të huaj, po negocioj marrëveshjet tregtare. Unë jam duke punuar, unë jam duke punuar shumë për ju njerëz”, tha presidenti.

Melania Trump nuk është parë në publik për 22 ditë. Ajo u pa për herë të fundit në publik më 10 maj, kur ajo u bashkua me bashkëshortin e saj për të mirëpritur kthimin e tre amerikanëve që u mbajtën rob në Korenë e Veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje