Mbytet skafi në Egje: 9 viktima, 6 prej tyre fëmijë

3 Qershor 2018, 12:45Bota TEMA

Nëntë emigrantë, mes të cilëve 6 fëmijë, kanë humbur jetën pas mbytjes së motoskafit me të cilin udhëtonin në ujërat turke, në lindje të Egjeut. Lajmin e bën të ditur agjencia turke e lajmeve, Anadolu.

Sipas të dhënave të para, mjeti ka pësuar një avari në ngushticën Demre, në Gjirin e Antalias, një zonë shumë e frekuentuar nga turistët. Pesë persona janë shpëtuar, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur.

Viktimat janë dy burra, një grua dhe gjashtë fëmijë.

Sipas agjencisë tjetër turke, Dogan, emigrantët po përpiqeshin të mbërrinin në Europë. Vendi i parë i arritshëm  që është pjesë e BE-së është ishulli grek Kastellorizo,që gjendet përballë qytezës turke Kas. Kombësia dhe identiteti i viktimave nuk janë bërë ende të ditura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje