VIDEO: Rita Ora lë pa fjalë italianët, ja merr valles në mes të aeroportit me çifteli

4 Qershor 2018, 14:59Lifestyle TEMA

Rita Ora mori dje një dhuratë krejt të veçantë prej kryebashkiakut Veliaj, e cila me siguri që do të ruhet për shumë kohë dhe do të zërë një vend të veçantë për këngëtaren dhe për familjen e saj.

Veliaj surprizoi Rita Orën duke i dhuruar një çifteli, e cila qëndronte në zyrën e tij.

Teksa udhëtoi ditën e sotme drejt Veronës ku dhe do të mbajë koncertin radhës, në aeroport ajo i ka habitur të gjithë të pranishmit teksa ka filluar të kërcejë valle ndërkohë që njëri prej miqve të saj po i binte çiftelisë së dhuruar nga Veliaj.

Çiftelia është një instrument muzikor që identifikon trashëgiminë e kulturës tradicionale shqiptare, tingujt e së cilës shqiptarët patën mundësi që t’i dëgjonin edhe dje në një prej hiteve të këngëtares së njohur botërore me origjinë shqiptare.

Teksa këndoi në Sheshin “Skënderbej” që ishte mbipopulluar si kurrë më parë në çdo cep të tij, skena kulmoi kur Rita Ora këndoi një miksim të një prej hiteve të saj me muzikën tradicionale të një prej valleve më të njohura shqiptare, asaj të Tropojës, ku çiftelia është një element thelbësor.

9 komente në “VIDEO: Rita Ora lë pa fjalë italianët, ja merr valles në mes të aeroportit me çifteli”

  1. Daku says:

    Titull idiot. E para, asnji italian aty. E dyta , edhe sikur te kishte italiane aty as qe do e rrunin fare.
    Basta me tituj qe duan vetem klikime.

  2. Zigur Qarri says:

    Duhej patjeter,qe edhe ky shkrim te shoqerohej me fotografite e Veliajt?
    Dhe pastaj “filozofoni” per shoqerine e antivlerave,nderkoh qe jeni ju ata
    qe i promovoni antivlerat!

    1. V says:

      O zigur qorri po na can bythen perdite ti duhet te jeshe ose Zeni ose Sala i rjedhuri

      1. Zigur Qarri says:

        O trap,mos numuro pordhet e te tjereve,por komento diçka,nese nuk je ne gjendje te pergjigjesh si njeri!

  3. enter"" says:

    Ku e pate ju qe italianet ngelen pa fjale?????
    Pastaj ca melodie eshte ajo ne cifteli????????????????????

    Boll o bolll se na e shpifet

  4. Koli says:

    Aeroporti eshte ne Amerike, jo Itali

  5. Kulufi says:

    Ajo mund edhe ti kete rene ciftelise ne aeroport, por ne koncert nuk e tha asnje fjale Shqip.

  6. edirama says:

    Nuk eshte vallja e Tropojes, eshte Vallja e Rugoves o shqipe, pa ppa pa, pa sa hani qe jeni

  7. joel shkodra says:

    Po nuk dine shqip as Veliaj as Ora qe flasin anglisht? Apo nuk di Ora?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje