Avionë grekë dhe italianë do mbikqyrin hapësirën ajrore shqiptare

5 Qershor 2018, 21:37Sociale TEMA

Hapësira ajrore e Shqipërisë dhe e Malit të Zi do të patrullohet nga avionë F-16 të Greqisë dhe Eurofighter të Italisë.

Kjo, derisa Tirana dhe Podgorica të fitojnë aftësitë e nevojshme teknike për ta kryer vetë këtë mision.

Mediat maqedonase dhe ato greke raportojnë se Greqia mori rolin e mbikëqyrjes me dy avionë F-16, së bashku me Italinë, e cila do të patrullojë me dy Eurofighter në kuadër të forcës operacionale të NATO-s.

Aeroplanët grekë do të fluturojnë mbi Shqipërinë dhe Malin e Zi për 15 ditë rresht. Më pas ata do të zëvendësohen nga dy Eurofighter italian.

Përgjegjës për koordinimin dhe aktivizimin e forcave ajrore në Itali, Greqi, Mal të Zi dhe Shqipëri, është Qendra Operacionale e NATO-s në bazën e TORREJON në Spanjë.

Patrullimet nga ajri janë një nga misionet më të vjetra të NATO-s në fushën e mbrojtjes kolektive. Forca  nga Spanja, Portugalia dhe Franca po patrullojnë këtë sezon në vendet baltike (Lituani, Letoni dhe Estoni).

Ndërsa Hungaria dhe Italia gjithashtu kanë përgjegjësinë e hapësirës ajrore sllovene. Vlen të përmendet se Mali i Zi është vendi i 29 që iu bashkua NATO-s në qershor të vitit të kaluar.

Shqipëria dhe Mali i Zi  kontribuojnë në aleancë duke ofruar trupa të për misionet e NATO-s në Afganistan.

https://www.mia.mk/EN/Inside/RenderSingleNews/289/134298111

http://www.kathimerini.gr/967687/article/k-blogs/security-bulletin/ellhn…

10 komente në “Avionë grekë dhe italianë do mbikqyrin hapësirën ajrore shqiptare”

  1. Sali says:

    Shyqyr qe ja arritem kesaj dite nen udheheqjen e partise me ne krye shokun Sali.

    1. adi says:

      Detin nuk e ruajme dot se e ruajne italianet
      Kufijte ne pikat doganore nuk i ruajme dot po vijne policet e europes
      Qiellin nuk e ruajme dot se e ruajne greket.
      Me fal po ca ruajme ne?????

  2. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

    hahahaha,gezuar ramazonin o Zike sumkiri……………….

  3. artan says:

    Ne sot duhet te kishim 100 f 16

  4. [etro says:

    Nuk ka turp me te math per qejf te ballisto zogisteve shkaterruam fuqine mbrojtese te vendit tone e tani te jetojme nen ambrellen italo greke turp.mendoj qe urgjentisht ministrija e mbrojtjes te dergoje djemt shqiptare per perdorimin e avioneve te tipit te ri.te pakten shqiperia nuk paska aq para sa te bleje pese awero[lane.turp i math.

  5. Sport says:

    Ketu flitet per Malin e zi vetem, Sa per Shqiperine Forcat ajrore Greke edhe Italiane kane me shume se 7 vjet qe patrullojne hapsiren ajrore
    Gazetari ka permendur Shqiperine per te krijuar sa me shume interes, kazani mediatik

  6. Kuq e zi says:

    O gazetar pacamurri…
    Do mbikqyret ajo e malit te zi ndersa me shqiperine ka 10 vjet qe ndodh

  7. Luani says:

    Eshte shume i vjeter si lajm, ka 10 vjet qe ata patrullojne.

  8. like says:

    bithekirat greke behen gati per lufte? do jene arvanitas bukeshkale qe ne vend te çlirojne veten ng thundraket asiriane, hiqen si te forte me vellaun e vet.

  9. Toni says:

    Po ne nuk kena nevoj as per grek as per Italian more ne kena djemt tane qe per 50vjet nuk ja mbajti bytha asjerit ta shkelte hapsiren ajrore te shqiperise rrespek per pilotat tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje