Një grua e sëmurë me kancer të gjirit në fazë të avancuar është shëruar plotësisht falë terapisë me qeliza imunitare të vetë pacientes.
Limfocitet T të gruas kanë arritur të eliminojnë plotësisht tumorin dhe metastazat, duke ofruar një shans për kurë atje ku terapitë tradicionale kanë dështuar.
Terapia është ndjekur nga Steven Rosenberg i Institutit Nacinal të Shëndetit në Bethesda, Maryland, dhe rezultatet janë publikuar në revistën “Nature Medicine”.
Pacientja në fjalë nuk ka shenja të tumorit prej 2 vitesh.
Kjo është hera e parë që imunoterapia e qelizave T aplikohet me sukses në kancerin e gjirit në fazë të avancuar.
Janë dy strategjitë më efikase të luftimit të kancerit përmes imunoterapisë.
Njëra bazohet në përdorimin e qelizave imunitare të pacientit direkt në trupin e tij nëpërmjet ilaçeve, ndërsa tjetra në përdorimin direkt të këtyre qelizave.
Në rastin e dytë, limfocitet T të pacientit izolohen nga gjaku apo nga tumori dhe më pas onkologët seleksionojnë vetëm qelizat mbrojtëse të afta për të njohur dhe sulmuar neoplazinë.
Limfocitet T specifike për tumorin kultivohen në epruvetë dhe injektohen sërish në trupin e pacientit.
Në rastin e gruas në fjalë, qelizat T arritën të eliminojnë tumorin dhe metastazat.
Ekspertët e onkologjisë janë optimiste për këtë lloj trajtimi në rastet e tumoreve të gjirit, megjithatë studime më të thelluara do të hapin dritare të reja për trajtimin e plotë të sëmundjes.(TemA TV)
Kam degjuar:
1993-5 nuk do kete me te verber…me nje opreacion te thjeshte do ” realizohej”
1995-8 me leximin e ” adn- s” do benin ” shenjterira”
2000 klonizmi do bente çudira…do jetonim mijera vite
2005+ me nje çip ne tru do ngriheshin sakatet
Para nje muaj ,se me 1,000,000 dollare nje shoqeri farmaceutike zviceriane garanton sherimin 100% te kancerit
Njerzit po vdesin njesoj si me pare…asgje s’ ka ndryshuar…vetem shpenzimet jane shtuar.