VIDEO/ ‘Gradaçela’ në Durrës që sfidoi shtetin, 23-katëshi në rërë përfundon së ndërtuari

5 Qershor 2018, 17:02Sociale TEMA

Përfundon së ndërtuari gradaçela, e cila vitin që shkoi rrezikoi jetën e banorëve në plazhin e Durrësit.

Kudo që të ndodhesh në Durrës dhe të hedhësh sytë nga bregu i detit, objekti i vetëm që dallohet është gradaçela e plazhit që ndodhet tek “Shkëmbi i Kavajës”.

Ky objekt monstruoz ka sfiduar në mënyrë të hapur shtetin, pasi i ka injoruar ligjet urbanistike dhe mjedisore në mënyrë flagrante.

23 kate të ngritura mbi rërë janë jo vetëm një shëmtirë arkitektonike, por edhe një rrezik i përhershëm për jetët  e njerëzve.

Vitin që shkoi, shtesa disakatëshe pa leje ndërtimi, për shkak të materialit të dobët u shemb në tokë.

Policia nisi një procedim penal në ngarkim të pronarit të pallatit, Enver Shala, i cili edhe u arrestua për ndërtim pa leje.

Disa ditë më vonë familjarët e tij denoncuan në polici një sasi eksplozivi të vendosur në kolonat e pallatit, gjë që i bindi hetuesit për një ngjarje të inskenuar, por që nuk arriti të vërtetohej.

15 komente në “VIDEO/ ‘Gradaçela’ në Durrës që sfidoi shtetin, 23-katëshi në rërë përfundon së ndërtuari”

  1. Rruspat! says:

    Maloku kafsheror koqevar Shala.
    Mos i hengsh ato leke kriminale per kete monster betoni or pervers e batakci,
    qe nuk ka shtet te te hedhin celesat e burgut ne fund te atij deti e plazhi
    qe e ke shemtuar kaq paturpesisht.

  2. shqip says:

    Dakort ! Mqs sfidoka shtetin , dhe eshte rrezik per sigurine e jetes dhe te ambientit , zona te rrethohet Duke vene edhe tabela me mbishkrime te kesaj natyre . Tani doni te talleni , talluni sa te duash . Ne vetem sa “mallkojme” shtetin e letres , dhe kete “Shalen” qe si ben syri terr . Dhe e dini pse
    nuk ja prishin ? Sepse keta ja moren doren . E çojne çshtjen ne Hage , dhe Ramiu zberthen portofilin e shtetit . I paguan nja 15 milion € ketij rrashbullsit , dhe ky me ato para ben 40 pallate me leje . Po une kete kofshen ( shalen ) e le ne punen e vete . Une merren vetem me , 1) policia ndertimore , 2) gjykata , 3) bashkia , 4) aluizni , 5, 6, e me radhe . Nxirrua parate ketyre . Nuk ka pse paguan parate publike . Po meqe jemi te shteti , te sfida . E kuptoni sa larg Jane nga shteti i E.Hoxhes keta Babalet e dhjerokracise . Sfidon shtetin . Pa ça eshte ky Shala , Pablo Eskobari ? Po s’kane turp qe i sfidon nje qe deri dje ka qene me lope . Jo se kur flisni per nje term qe perdoret se fundmi , veting , te ben te besosh qe do behet . Do behet nje vrime ne uje .

  3. Kombi says:

    Te pangopurit e shkatarruan Shqiperine . Do te vij nje dite qe do ti vendosin tritolin ,por jo Rama .

  4. Kulufi says:

    Ne cfare gjuhe esht fjala_ Gradacela???
    Mbase nga_grattacielo ne italisht por me disa germa gabim, si gjithmone. Gjithesesi ne shqip kemi fjalen :qiellgervishtese, perdoreni.

  5. Hosteni says:

    Cfare keni qe indinjoheni ? Nqs keni ndonje propozim, ankese apo doni te denonconi korrupsionin, shkruani tek platforma e bashkeqeverisjes Shqiperia qe duam. Per 10 dite do ja u mbushin tasin me mut.

  6. gomari says:

    RROFTE SAZAN GURI SE ESHTE VELLAI IM
    RROFTE LAVDOSH FIRAUNI HAJDUT ORDINER
    JA O POPULL E RRUJN AMBIENTIN NE SHQIPERI.

  7. Jak Boston says:

    Rama ka marre pjesen, prandaj shteti i tij i Facebook-ut nuk ben ze.
    Njelloj ndodhi dhe me pallatin e Dakos ne Durres, pasi dhe aty Ramyku ka marre pjesen dhe as gjykata nuk beri pune.
    Kete gje ka bere Rama, kur ishte kryetar bashkie ne Tirane merrte pjesen ( 20 % ) edhe pse nje miku im socialist nderhyri deri tek Fatos Nano kryeministri i atehereshem, pergjigja qe i erdhi ishte, qe Rama i ka marre leket dhe nuk e pezullojme dot ndertimin.
    Tani ju trushpelaret filloni te komentoni ne kor qe Rama eshte i ndershem, po fajin e ka Ngjela qe e akuzon kot.
    Njejte kur thone se Rama e do hapjen e negociatave prandaj po lobon, por trushpelaret nuk mendojne se Rama s’ka nevoje te loboje nese i ka bere detyrat e shtepise ashtu si duhet, ai lobon per t’u hedhur hi syve juve dhe europianeve, por ne te vertete Katovica vazhdon ” te fundit e lame komunizmin dhe te fundit do hyme ne Europe “.
    Kjo zvarritje i lejon ata te vjedhin, privatizojne e abuzojne me cdo gje dhe ne fund njejte si komunistet, shkrihen me masat dhe e fillojme nga zero.
    Ndonje trushpelare do pyesi se c’hyn Europa ketu?
    Po hyn dhe shume bile, a e shikoni Greqine, Italine, etj. qe nuk vendosin dot pa miratim nga Brukseli?
    Kjo eshte aresyeja e ketyre taneve se do i terheqi Brukseli per veshi dhe s’mund te vjedhin me me thase, vetem do mbledhin therrime dhe kete nuk duan as Rama, as Berisha, as Meta, as Lulzimja e as Monika.
    Jane mesuar me shume dhe kot nuk thone shkodranet ” ma zi i msumi, se i deshirumi “.
    Shpresoj qe mercenaret e Meros do ta publikojne komentin pasi shume here ka ndodhur ndryshe.

  8. Demi says:

    Të bësh një ndërtim të tillë në një vend të tillë je një barbon i pasur.

  9. artan says:

    Te shembet me dinamit,,,,sa me shpejt,,,nga durres ne qerret jane per tu shembur 1000 pallate,edi rama presim te degjojme ZHURMEN E DIAMITIT NE DURRES…..

  10. Zigur Qarri says:

    Sfidoi qeverine Berisha,si edhe qeverine Rama.
    Me mijera ankesa ka pasur,por asnje mase.
    Mos kalohet lartesia e pishave nga ndertesat,
    dhe largesi 150m-200m nga bregu.Keshtu ishin
    ligjet qe vendosi qeveria Berisha,por qe nuk u
    zbatuan kurre,sidomos nga Nano,qe beri baterdine.
    Por edhe Rama nuk beri asnje ndryshim,por e thelloi
    me shume masakren e bregdetit.

  11. K A Z A N I M E D I A T I K says:

    Rafte ndonje termet 9 balle se shume gjera do rregullohen pas.

  12. Thanasi qe ta plasi says:

    Rrofte Rilindja! Rrofte Gjushi. o popull dele si thoni ju a ka marre ndonje lek Edi me Gjushin qe jo vetem nuk e prishin ndertimin pa leje po mbyllin syte edhe tani qe vazhdon te ndertohet?

  13. Lennard says:

    Pas Qafe e ka Ai qe e ndertoi dhe ata qe do te banojne aty.Teknikisht eshte abuzive te ndertohen Ndertesa Shume kateshe ne zone Plazhore.Mos thoni qe nuk ju Paralajmerova,

  14. Drini Ahu says:

    Nje grumbull betoni i rrezikshem per jeten e njerezve qe jetojne brenda dhe jashte tije.Betoni perveçse rrezikon te shembet,ai ka nje rrezik tjeter te madh;rrezaton rodon çka eshte favorizuese e shume lloj kancereve.Veç ketyre kjo nuk ka as bukuri,duket si nje germadhe ne mes te Durresit aq te bukur.Kjo eshte nje çiban ne trupin e ketij qyteti.Mendojeni dhe pastaj mund ta prishni por ngadale pa çuar pluhur,siç e ndertoi le ta heqe vete.Une mendoj se ai vete ka per ta hequr.

  15. robi says:

    por ne Durres brenda nje jevg qe rri gjithe diten me kanatjere ka bere vile ne trotuar prane tregut fshatar dhe ka bllokuar per jete sheshin e pallateve perreth duke i burgosur per se gjalli familjet e 2 pallateve 5 kateshe. ky i cmendur diten per dieli ka sfiduar shtetin duke bere nje ndertim dhe duke bllokuar trotuarin perjete dhe u ka lene qytetareve 30cm trotuar . Dhe bashkia perta shperblyer per kete vepre humane i ka dhene dhe leje parkimi duke bllokuar dhe parkimun e makinave. Nuk e di pse nuk del dhe ne rruge jevgu dhe te bllokoje dhe rrugen se per Bashkine, Inuk, polici . ai nuk pyet. hajde shiheni kete cmenduri qe eshte shume me e rende se ajo e bregut dhe do bindeni se shteti ka rene,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje