Ndryshimet që ka pësuar Tirana këto tre vite e kanë kthyer atë në simbol të transformimit dhe suksesit.
Teksa ka postuar në twitter foto të një nga 4 mijë biçikletat Mobike të teknologjisë së fundit që kanë mbërritur në kryeqytet si dhe të koncertit të Rita Orës, ambasadorja e Kosovës në Washington, DC, Vlora Çitaku ka vlerësuar punën e kryebashkaikut Veliaj, duke e cilësuar një shembull për pjesën tjetër për t’u ndjekur!
“Tirana po shndërrohet në një simbol të transformimit dhe suksesit në pjesën tonë të #Europe! Ne kurrë nuk kemi parë aq shumë kulturë, inovacion, turizëm dhe progres siç po shohim tani! Heq kapelen për @erionveliaj një shembull për pjesën tjetër për t’u ndjekur! #Tirana #TiranaBikeCity”, shkruan Vlora Çitaku në twitter.
Erjon velia fat i madh për shqiptarët i dërguari i zotit mas 24 vjetësh për këtë vend. Rrespekte ambasadorësh flora çiraku.
Po Ambasadore ,shikoni dhe çfare emri te bukur ka, Lali Eri !