Klubi i Kukësit ka bërë godtjen e parë në merkato duke afruar në skuadër portierin kosovar Faton Maloku.
Zyrtarizimi i gardianit të ri të klubit verilindorë është bërë këtë të martë në zyrat e klubit ku ka qenë i shoqëruar dhe nga drejtori Nderim Nexhipi.
Maloku vjen tek Kukësi nga skudra e Ferronikelit dhe është një afrim i rëndësishëm për nën kampionët e shqipërisë në prag të sfidave të Kupave të Europës.
26-vjeçari do të rivalizojë në katërkëndëshin e Kukësit me portierin Stivi Frashëri që ka qenë një titullar absolut në formacionin e Peter Pakult në sfida e fundit të Kategorisë Superiore.
Verilindorët do të kërkojnë që të arrijnë sa më shumë rezultate pozitive në Kupat e Europës ku marrin pjesë në kompeticionin e “Europa League”.