Vuçiç: Nëse fusim ushtrinë në Kosovë, hyjmë në konflikt me NATO-n

5 Qershor 2018, 14:04Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se NATO e ka paralajmëruar atë kundër ndërhyrjes me ushtrinë serbe në Kosovë.

“Disa herë kam marrë këtë paralajmërim, për të mos përdorur fjalë më të rëndë: Nëse përpiqeni të hyni me ushtrinë tuaj, me policinë tuaj në Kosovë, në çfarëdo mënyre, NATO do ta trajtonte këtë si akt armiqësor dhe do të ishit në konflikt me aleancën më të fuqishme në botë”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu tha se nuk është optimist për bisedimet me Kosovën, porse Beogradi nuk do të heqë dorë nga dialogu, pasi atë e sheh si “të vetmen zgjidhje drejt kompromisit”.

“Para nesh janë bisedimet në Bruksel. Nuk jam optimist, por serbët do të bëjnë përpjekje që të arrihet deri te kompromisi”, u tha Vuçiç gazetarëve në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evopa e Lirë.

Vuçiç shprehu shqetësim për, siç tha, sulmet e shpeshta ndaj serbëve në Kosovë, në ditët e fundit, dhe shtoi se kjo është “fushatë për frikësimin e popullatës lokale serbe”.

“Deri tash kemi arritur të ruajmë paqen dhe qëndrueshmërinë, por kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë sepse shqiptarët po bëhen gjithnjë e më nervozë”, tha Vuçiç.

9 komente në “Vuçiç: Nëse fusim ushtrinë në Kosovë, hyjmë në konflikt me NATO-n”

  1. Shaba says:

    Doni marreveshje me NATOn? Pranoni “urt-e-bute” ndeshkimin qe ju neri dhe NJIHNI KOSOVEN SHQIPTARE, si shtet fqinje te barabarte e mirekuptim reciprok.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Te futesh me ushtri ne Kosove?!?! Ska nevoje tju thote NATO-ja asgje or lum miku.. Pyetja shtrohet: Pervec vrasje popullate afatshkurter cfare do realizoni?!?! Ku vete mo Sillo ku vete?!?! Ju ngeli kaplloqja vetem lufte.. Komb I papjekur.. Per cfare po behen shqiptaret nervoze ?!?! Morren ate qe u perkiste dhe po jetojn te qete.. Doni alibira?!?! Vazhdoni.. Lufta e rradhes hyn thelle ne Serbi.. Do humbisni me shume territor.. Sa me shume genocid do kryeni, aq me shume do ju priten territoret.. Pranoni Kosoven si Cecua dhe ulni hunden se jeni me pak se ckujtat.. O Vucic, cfare lufte flet o derezi.. Skeni kellqe ju me ca avjon ruse kujtoni se do zaptoni nje fqinj qe eshte po aq sa ju..

  3. K9 says:

    Nuk e kuptoj se pse lideret serbe e trajtojne popullin serb, si derra pa tru, me te tiila afermacione absurde dhe idiote.
    Serbet Jane izoluar ne nje mentalitet te tyrin sureal, mu ne mes te Europes, ku paaftesia per te komunukuar me Perendimin, pesha e masakrave dhe genocidit qe shkaktuan dhe izilimi total ne mes te NATOs, Finances dhe BEse, nuk mund te cahet me folklor dhe ushtrine inegzistente serbe. Serbet nuk mund te bejne me absolutisht asgje, vecse te provokojne zhdukjen e shtetit te keputur serb.

  4. Askushi says:

    Une do the thoja provoje nje here.

  5. Kruja says:

    Jo mor zoterinj, kur ky thote qe shqiptaret sa vjen e behen me ‘nervoze’ e ka fjalen per komunat serbe te cilat i kerkon autonome territorialisht. Kjo eshte ‘negoiciata’ te cilen do ky por kjo nuk mund te ndodhe sepse do te kete Republika Serpcka edhe ne Kosove ashtu sic bene me marreveshjen e Dejtonit ne Bosnje.

    Kete do ky, autonomi territoriale dhe pastaj me vone shkeputje si ne Bosnje.

  6. zaim zajmi says:

    Or kokëkënetë!
    Pa NATO-n, Kosova nuk është ajo e 1998 -99.
    Ahere kishi frikë nga një rezistencë mbarëpopullore, sot të pret gjithë populli. Mendjen në kokë!
    Mos manipulo kokat e narkotuara serbe!

  7. Pellazgos says:

    Sa me shume te nderhyje Erdogani kaq me shume avantazhe do kene pushtuesit sllave te Ballkanit.
    Sa per ate qe thua zoti me comentin Nje Qytetare Optimist qe Kosova “mori” ate qe i takonte sa per dijeni me duket se nuk kupton cdo te respekt,pushtim,drejtesi.
    Sllavet pushtues te pakten kane ketu 1000 vjet me pare se kriminelet angleze qe vrane vendasit,ashtu edhe turqit,ashtu edhe cifutet qe “zoti” i ndihmoi te mernin “token e premtuar” nga “Zoti Ameriqi”.
    Apo vetem atehere kishte “Zot” dhe tani ka shkuar me pushime ne Mars.
    Te pergatitemi per lufte se sundon ligji i Xhungles,kush kuptoi kuptoi.
    Dhimokratia dhe Drejtesia eshte tek Fuqia jo tek Llogjika.

  8. like says:

    mire e ka ky se ska pare lufte pe verteti. nato me 99 vetem fabrika e ura prishi, kurse popullata e bente gjumin rehat ne shpi te vet. por kur te fillojne serbet tja mbathin prej plumbit do jete nje mallkim per ta.

    eshte per te ardhur keq qe nje shtet si serbia qe ka marre me qafe kaq popuj ne rajon del me deklarata te tilla. ne vend te kerkoje falje per krimet e shkatrimet. popull i trashe hesapi. me fjale zor se merresh vesh me ta.

  9. Gert I. says:

    Lërini këto pallavra, po kërkoni falje për kampet e përqëndrimit, për genocidin, për varrezat masive, për përdhunimet, për torturat, për thertoren ndaj gjithë popujve të ishJugosllavisë! I keni lënë historisë dhe brezave që do të vijnë një peshë të tmerrshme krimesh dhe urrejtje ndaj serbëve, të cilët kudo ku janë, vazhdojnë të jenë mjet destabilizimi, zjarrvënie dhe kafshërie.
    Askush nuk do Zombi të tillë si fqinjë. Boll u viktimizuat! Ajo që keni mbjellë kudo, urrejtja, dhuna, masakrat, tashmë ju rrethon me vendosmërinë e fqinjëve tuaj por edhe vendosmërinë e Europës , për mos lënë më një shtet të tillë horror mes vetes. Me ato që keni bërë keni humbur çdo të drejtë përballë historisë që të dëgjoheni apo konsideroheni, por mos vazhdoni më kështu se do të humbni dhe të drejtën të keni një shtet serbësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje