Vasili paralajmëron "ditë të zeza": Rama do na sjellë luftëtarët e ISIS, s'është pronar i Shqipërisë

6 Qershor 2018, 11:26Politika TEMA

Petrit Vasili paralajmëron shqiptarët se “ditë të zeza” do të vijnë nëse vijon të udhëheqë kryeministri Edi Rama.

Kreu i grupit parlamentar gjykon se në Shqipëri do të vijnë luftëtarët e organizatës terroriste ISIS.

Nisur nga deklaratat se në Shqipëri do të ngrihet një qendër koordinimi për luftëtarët e kthyer nga vatrat e luftës, Vasili thotë se këtë gjë duhet ta vendosë parlamenti jo kryeministri.

Ndër të tjera ai shprehet: 

“Qendër koordinimi për ISIS? Këtë duhet ta vendosë Parlamenti jo Kryeministri.

Nga kryeministri i Bullgarisë shqiptarët marrin vesh që do të ngrihet një qendër koordinimi për luftëtarët e kthyer nga ISIS.

Sikurse për muhaxhedinët e Iranit përsëri vetëm Shqipëria u vetëofrua për një nismë të re sërish delikate me të njohura dhe të panjohura për të cilat as shqiptarët as dhe as parlamenti nuk dinë asgjë.

Po përse vendet e tjera nuk i pranojnë këto nisma?

A është Shqipëria një vend, që shkëlqen lidhur me sigurinë më shumë se vendet e tjera?

Trafiqet dhe krimi i organizuar në rritje në Shqipëri a e ulin më tej sigurinë?

A janë dakord shqiptarët me pranimin vetëm nga Shqipëria e këtyre nismave të cilave vendet e tjera, me nivele të larta sigurie dhe shumë më të fuqishëm ekonomikisht u shmangen?

Përse gjithmonë qeveria vepron pa transparencë dhe pa informuar shqiptarët për çfarë do të ndodhë në atdheun e tyre?

Përse nuk shtrohen për diskutim në parlament këto nisma kaq delikate për të qartësuar anët negative dhe pozitive të tyre pasi vendimet kanë të bëjnë me shqiptarët?

Kryeministri nuk është pronar i Shqipërisë, ai është thjesht administratori i radhës së qeverisë, ndaj vendimet që shtrihen ndër vite me të gjithë pasojat negative dhe pozitive të tyre që bien mbi shqiptarët, duhet t’i marrë vetëm parlamenti është i vetmi pushtet që ka detyrën kushtetuese të vendosë pasi i gjithë populli përfaqësohet aty.

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama”, shkruan Vasili. (TemA)

7 komente në “Vasili paralajmëron “ditë të zeza”: Rama do na sjellë luftëtarët e ISIS, s’është pronar i Shqipërisë”

  1. klementi says:

    Doli edhe ky i mencuri i lesh e lise, i cili nuk di nje fjale te mire per te thene per vendin, por vetem mut nxjerr nga goja. Po mbylle nje here ate hale more idiot.

    1. adi says:

      ky zari i erdoganit dhe leshqeni i isis
      e ktheu shqiperine ne vend mbeturinash islamike.
      muxhahedine , isis_te, xhami turke , historiane turq qe sulmojne gjergj kastriotin paguar nga ministria e kultures, takse shqiptareve per nje aeroport turk,
      plehra, arme kimike .
      shkurt kemi kemi per km nje njeri qe e shndroi shqiperine ne nje hale te madhe islamike.
      me antishqiptar se kaq as nuk ka pare dhe as nuk ka per te pare shqiperia!!!!

  2. raul says:

    iku dhe Cili per lesh , Cojeni ne psikiatri se ka filluar te tregoje perralla qe i sheh ne enderr, taman si plaku i pjerdhur Spaho qe cfare sheh ne enderr per Ramen del dhe mban neser konference shtypi oh pika sa poshte keni rene ,,,

  3. doktor frojd says:

    Një deputet mediokër dhe kamikaz i Monika dhe Ilir Kokëmadhi-es…..

  4. Titi more shoke titi says:

    shikoni sa gje e shpelare qe eshte ky titi dhe jo po te degjosh denglat qe nxerr nga goja.
    Bene mire Rama qe nuk replikon me keta te LSI-se.

  5. Legeni i Metes says:

    Petrit Vasili “Palacua” i Ilir Metes-dhe “Tempo-Bythe” e Monika Karakurves…Gojen nuk e Komandon dote e ka BERE BYTHE…lol

  6. JORGO says:

    Ishalla vine te qerojne ty bajge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje