Arben Ahmetaj shkarkon një kryetar dhe 13 inspektorë të ISSH-së: Çdo muaj do largojmë punonjësit më të dobët

7 Qershor 2018, 18:14Sociale TEMA

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka zhvilluar një takim me Drejtorite rajonale te Sigurimeve Shoqerore.

Në këtë takim, Ahmetaj ka shkarkuar 13 inspektore te kontributeve ne drejtorite rajonale dhe nje kryetar dege.

Kemi vendosur objektiva te matshem performance per cdo inspektor.

Çdo muaj do te largohen nga puna inspektoret me performancen me te ulet.

Zinxhiri i pergjegjesisë do ts shtrihet nga drejtoret rajonale, deri tek inspektoret ne terren.

ISSH duhet te kthehet ne nje institucion qe arketon te ardhura ne favor te buxhetit te shtetit.

Rritja e performances, do zbatojme metodologji te re pune. Nderlidhje online me sistemin e tatimeve per kontributet”, ka thënë Ahmetaj gjatë fjalës së tij.

3 komente në “Arben Ahmetaj shkarkon një kryetar dhe 13 inspektorë të ISSH-së: Çdo muaj do largojmë punonjësit më të dobët”

  1. spartak says:

    Hik mër ministër mos na bo me qesh .
    Para se të shkarkosh , duhet të të vijë Relacion nga sektori që i ka punonjës , për raste shkeljesh të rënda e të dokumentuara , e për të cilat , i janë bërë të njohura personave në fjalë , si dhe ka dokumentim për masa e vërejtje të mëparëshme në këtë drejtim . Ku e pe dhe ku e ke transparencën ti , prej ministrie ? Në fund të fundit , ka kush i vlerëson , ka kush i gjykon dhe ka kush i shkarkon . Organi që i ka marrë në punë , ka të drejtë edhe ti ngrejë në detyrë edhe t’i shkarkojë , gjithmonë mbi bazë të të dhënave të grumbulluara ndër vite pune .
    A ke marrë ndonjë në punë prej atyre , ti personalisht ? Jo . Mos u merr me atë punë se nuk të takon .
    Qysh u shkarkokan 13 vetë njëherësh . Për shkarkim 13 punonjës menjëherë , bëhet fjalë për proçedim për burg , bëhet fjalë për grup hajdutash kriminal të strukturuar . Prandaj matu mirë ministër , a janë apo s’janë kriminela këta punonjës , ose shiko ku e ke difektin dhe rregullo sistemin .
    Si e bën këtë gabim mër zoti ministër . Si mendon ti , se me që po shkon për mbledhje , i fut nga një bërdaf me shkarkime , që vartëst të të kenë frikë e të servilosen .
    Or z. ministër . ISSH-ja nuk mbledh pare , vetëm administron , sepse , edhe ato që paguhen për Kontributet , kalojnë tek tatimet .
    Paret e kontributeve shtohen nga futja në punë e sa më shumë dhe vazhdimisht e të rinjve .
    Këtyre problemeve dhe politikave stimuluese veni men , e jo me bo kot raprezalje , sepse me te drejtë të pyes . Ç’farë ke zgjidhur ?

  2. Frok Martini says:

    Pune e mire por duhet te largohesh edhe ti, mjaft vodhe ore sharlatan ,doc doci.

  3. shvejku says:

    Lexova me siper se ministri Ahmetaj paska thene se ,”ISSH duhet te kthehet ne nje institucion qe arketon te ardhura ne favor te buxhetit te shtetit”!
    Me kete rast m’u kujtua kjo barsolete e kohes se socializmit me protagonist nje zv,kryetar i komitetit ekzekutiv te Dibres.
    -Shkoi zv,kryetari prane ekipit te futbollit te Korabit per t’ nxitur qe te fitonin ndeshjen e radhes.
    Duhet te mobilizoheni,u tha ai qe ta fitoni ndeshjen thelle,
    Ti,sulmue,i tha ai angazhohu se do besh 3 gola.
    -Dakost tha ai se kete pune ka sulmuesi.
    Ti mbrojtesi,ju ndrejtua tjetrit ,angazhohu se do besh 2 gola.
    Po une jam mbrojtes,tha i shkreti dhe nuk bej gola!
    Pse kush te ka ndaluar ty?
    Ti portier,i tha atij,angazhohu te besh nje gol neser.
    Po une nuk e le porten qe te bej nje gol qe te hame pastaj 3 gola ne porten tone.
    Ndersa ti,i thote trainerit duhet te japesh shembullin personal dhe te besh 5 gola.
    Une jam trainer,habitet i shkreti dhe nuk jam ne fushe!
    Po pse nuk futesh edhe ti,se vete e ben formacionin?
    Keshtu edhe ministri yne qe i kerkon ISSH te arketoje leke,kur ai mbahet me kontributet e te tjereve!
    Keta jane “Lenka Cukot” e sotme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje