Nga ky muaj, pagat e edukatoreve në çerdhe dhe në kopshte në Tiranë do të jenë më të larta dhe më dinjitoze. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, është miratuar propozimi i Bashkisë së Tiranës për rritjen e pagës për të gjithë edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve duke u dhënë një vlerësim për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë për fëmijët e Tiranës.
Veliaj deklaroi se sot çerdhet e kopshtet e Tiranës ofrojnë kushte shumë më të mira jo vetëm krahasuar me situatën para 2015-s, por edhe krahasuar me pjesën dërrmuese të kopshteve e çerdheve private.
“Kjo ka të bëjë me një lajm shumë të mirë për qindra edukatore të Tiranës. Bëhet fjalë për rritjen e tyre të rrogës. Tani që dhe Bashkia ka edhe më shumë financa mbas zjarrfikësve kishim premtuar që do të ishin edukatoret që do të merrnin lehtësimin e shumë pritur prej vitesh. Megjithatë edukatoret janë në dijeni dhe mezi e presin dhe do të doja t’i falenderoja shumë për sakrificën”, tha Veliaj.
Projektet “Adopto një çerdhe” dhe “Adopto një kopsht” ishin dy nga programet më të bukura, por edhe një mënyrë shumë e mirë për të treguar se prioriteti i Bashkisë ishin fëmijët e Tiranës dhe gjenerata tjetër.
Niveli i pagave per punonjesit e Qendres Ekonomike te Zhvillimit dhe Edukimit te Femijeve
Pozicioni
Kategoria/ Klasa
Shtesa
per vjetersi
Shtesa
per pozicion
Punonjes te sistemlt me page grupi -i- shtese pozicioni
Drejtor i Pergjithshem
115 000
Drejtor
90 000
Pergjegjes sektori
69 000
Pergjegjes sektori
III-a/1
58 000
Specialist I
50 000
Specialist II
43 000
Pergjegjes çerdheje
1/2/3/4
43 000
Edukatore
1/2/3/4
35 000
Punonjes te sistemit me klasa
Shtesa
per vjetersi
Paga baze
Kuzhiniere, kujdestare, magazinier, furnitor
34 500
Shofer
33 400
Nd/ Kuzhinier
32 500
31 600
Sanitare,punt. magazine
30 000
1. Shtesa per vjetersi ne pune pr Lidhjen Nr. 5 per kategorine I te jepet ne masen 2% pas çdo viti pune, deri ne 25 vjet, dhe të llogaritet mbi pagen e grupit.
2. Shtesa per vjetersi ne pune per Lidhjen Nr. 5 per kategorine II te jepet ne masen 1% pas çdo viti pune, deri ne 25 vjet, dhe te llogaritet mbi pagen baze.
Ne Lidhjen Nr. 5 propozohet paga e grupit, vjetersia dhe shtesa per pozicion pgr nepunesit e Qendres Ekonomike te Zhvillimit dhe Edukimit te Femijeve, sipas kategorive, si dhe per punetoret sipas klasave, paga baze e vjetersia ne masen 1% pas ?do viti pune, qe llogaritet mbi pagen baze te lidhjes Nr. 5
Vetem per pensionistet nuk kujtohet njeri, na keni lene ne pike te hallit, as per te pire nje kafe nuk
guxojme te hyjme ne lokal se shpenzojme paret qe kemi hequr per buken. Jazek ju qofte dhe ju
ngecte buka ne fyt ju zoterinj injoranta e barkpangopur deputete qe talleni me leket kur ne s’kemi leke
per te blere ilaçet tona. Turp te keni, mashtrues pa skrupuj, as minimumin jetik s’keni kurajo ta
shpallni edhe pse e dini fare mire se sa eshte ai. Faqja e zeze per ju!
Meti ka nisur nje shkrim per pagesen e pensionisteve qe askush nuk pergjigjet, pse nuk e botoni.
Jam lexues i rregullt i TEMA-s, censura eshte gjeja e fundit qe mund te beni.
ja edhe mospranimi i ketij shenimi qe me çudit dhe me ben te reflektoj thelle per kete qendrim skandaloz.
Bravo ju qofte