At Antonio Belushi, njohësi kurajoz i shpirtit arbëror. Kontributi i tij vlen sa 10 Ministri Diaspore

7 Qershor 2018, 09:08Kulturë TEMA

Nga Brizida Gjikondi

At Antonio Belushi i datëlindjes 1934 nga Frashineto i Kalabrisë është një ndër Rilindasit e fundit do e quaja unë. Ai mbas diplomimit në Universitetin Gregorian të Romës, ka shërbyer si Prift në disa katunde arbëreshë në Itali, si Shën Sofia e Epirit, Shën Kostandini Shqiptar, Shën Pali Shqiptar, Falkonara Shqiptare, dhe në Kozenca të Kalabrisë.

Ai si një njohës kurajoz i shpirtit arbëror ka kryer një punë gjigande kërkimore, kulturore, etnografike dhe studimore, në katundet arbëreshe në Itali, në katundet arvanitase në Greqi e shumë shtete të tjera.

Në vitin 1966 ai themeloi Revistën Vatra Jonë dhe në vitin 1980 revisten italo-greke-shqiptare LIDHJA.

Gjithashtu At Antonio Belushi eshte autor i shume veprave me vlerë shkencore dhe kombëtare si

Fjalor Frazeologjik i shqiptarve te Italise dhe Greqise

Arbereshet-Arvanitas, një popull i padukshëm

Këngë të shenjta tradicionale shqiptare

Tezgjahu

Magjia, mite dhe besime popullore

At Antonio Belushi dhe shqiptaret e medhenj si ai, punetor te dijes dhe kulturës kombetare, fatkeqesisht jane njerëz të heshtur, që rrinë larg prozhektorve, titujve, dekoratave, pagesave dhe pompozitetit bosh. Ai dhe bota e tij arbërore, ku këtu e kam fjalën për Shtëpinë, Kishën dhe Biblotekën e tij legjendare në Frashineto, janë për mua shumë më frytdhënëse në planin kombëtar se shumë institucione shtetërore që paguhen për të bërë atë punë.

Pikërisht tani në këtë epokë që Shqipëria dhe shqiptarët mund të kenë bollëk më të madh material por një krizë të madhe shpirtërore në vlerat identitare të Kombit, unë mendoj se figura si At Antonio Belushi, shërbejnë si një frymëzim dhe monument i gjallë I vlerave kombëtare ndër shqiptarë.

Unë e ndjej që jo shumë shqiptarë njohin punën kolosale të At Antonio Belushit, punë me vlerë kombëtare që daton prej 1965 e deri më sot.

Ashtu sic nuk njohim edhe punën e shqiptarve të tjerë të mirë, të cilët kanë kuptuar kahershëm vlerën e madhe që ka për kombin tonë, mbijetesa e shpirtit të arbrit në katundet arbëreshe në Itali, këtu do vecoja shoqatën e Pal Engjellit, krijuar prej 2006 e cila, ne modestine me te thelle, ka dhene nje kontribut te cmuar ndaj ketyre katundeve, duke vendosur buste të Skënderbeut dhe Pal Engjellit ne sheshet kryesore të tyre, duke dhuruar libra, fonde, kostume popullore dhe cdo gje tjeter që con përpara frymën kombëtare ndër arbëreshet e Italisë, ndër ta do vecoja intelektualet, Ardian Visha, Edmond Islamaj, Ilirjan Celibashin, Perparim Gollin, Agron Gaxhon, Igli Tosken etj, kontributi I të cilëve totalisht vullnetar, per mua vlen sa 10 Ministri Diaspore qe bejne vakanca neper bote.

Bota arbërore, ka qënë pararendëse e Rilindjes sonë kombetare, Jul Variboba, Jeronim De Rada, Domeniko Belushi, I madhi Vincenco Dorsa dhe ketu prezenti Antonio Belushi, i dhane trajte dhe forme, shpirtit tonë rebel, ja paraqitën botës në nivelin elitar të simotrave europiane.

Une nuk do të doja të zgjatesha, por do ju lutesha vetem per dicka, kush ka mundesi te shkoj në jugun e bukur te Italisë, do bënte mirë të mbante hapin në katundet arbërore, aty koha ka mbetur ndër periudhat më të lavdishme të kombit tonë, aty udhët quhen shqip, katundet po ashtu, dhe po shkuat në Frashër ndryshe quhet Frashineto, mbani këmbët tek Bibloteka e bukur me mbi 6 mijë tituj të At Belushit por dhe në Gjimnazin e Frashinetos që quhet Gjimnazi Ernest Koliqi… aty do kuptoni që ashtu si vargjet e Koliqit

Misteri i vjeter që mberthen fjal`t t`uaja,

Zanin na e dridh` me nji krenari t`pashoqe,

O ghuhe e folun per trimij pranvera,

E tok na mbajte nder pushtime t`hueja

Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe

As kur u ndam n`besime e doke tjera;

E shekujve potera

Kombi ynë është aty, këtu, atje, në shkëlqimin e tij të fshehur, thjesht duhet zbuluar.

8 komente në “At Antonio Belushi, njohësi kurajoz i shpirtit arbëror. Kontributi i tij vlen sa 10 Ministri Diaspore”

  1. vjeshta says:

    Na ndriçoni sa mundeni, se kemi nevojë si popull. Jemi dritsgkurtër nuk shohim përtrj hundês.

  2. pune pederash, ka ardh koha e maskarenjve

    1. Prezioni says:

      Une e kam njohur personalisht at Belushin ne vitin 1996 ai ka mdihmuar shume shqiptare per tu bere me dokumenta dhe i ndigjoja me sa dashuri fiste per Shqiperine dhe Shqiptaret nje njeri i rralle….

  3. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    c’lidhje kane sumqiret turkoshake si Zike,zhak apo ndonje tjeter me arvanito/arbereshet kristiane………!!!?? ypokrita!

  4. Nji artikull fantastik ,por kam besimin se njerezit( shqiptaret dmth) nuk thellohen shume te lexojne dhe kuptojne se jemi kombi me gjigand ne planet , me prejardhje Hyjnore dhe me nji histori qe na e kane bere …..fantazme !

  5. Tironsi says:

    Nje artikull qe me gezoi pa mase .Une kam pas fatin e mire ta njoh ne vitin 1996 personalisht at Antonio Belushin ne Cosenza..ne ate kohe ai ndihmoi shume Shqiptare per tu paisur me leje qendrimi ne Itali qe ne ate periudhe nuk ishte fare e lehte…vizitonte shpesh Shqiperine dhe me fliste shpesh per historine e shkuar dhe ate qe po perjetonim ne ate periudhe nje njeri i palodhur dhe gjithmone i qeshur…edhe pse une tani banoj ne Vicenza Frascineto eshte shtepia ime e dyte dhe takoj gjithmone miqte e mi
    te vjeter Arberesh

  6. millosh kopiliqi says:

    Arbereshet jane te vetmite qe munde te kthejne identitetin arvanite dhe gjuhene shqipe ne greqi

  7. theatrical says:

    e shikoni o kurdet e anastasit,
    tani ndajeni mendjen,o keshtu o ashtu..te dyja bashke nuk ka
    te mos ju vije fare turp,thojeni hapur ju pelqen te ndiheni “grek” s’ka asgje te keqe,por mos e dridhni si bij kurvash qe jeni,se juve me arbereshet nuk keni asnje lidhje…
    arbereshet:kenge shqipe,flamur shqiptar(kuq e zi te cilin greket e djegin neper stadiume)..rrenje shqiptare etj
    ndersa ju :kenge turko-greke,flamur me ngjyre brekesh pej homoseksuali,produkt harremi osman hahaha rrace muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje