Motra e mbretëreshës holandeze gjendet e vdekur në Buenos Aires

8 Qershor 2018, 09:30Bota TEMA

Motra më e vogël e mbretëreshës Máxima të Holandës është gjetur e vdekur në banesën e saj në kryeqytetin argjentinas, Bueno Aires.

Ines Zorreguieta, 33 vjeç, që punoi si studiuese në Kombet e Bashkuara në Panama dhe gjithashtu ishte një kitariste e talentuar, u raportua nga mediat argjentinase dhe holandeze që kishte vrarë veten.

Siç raportohet nga mediat, dyshimet e para të policisë lidhen me një vetëvrasje, pasi thuhet se 33-vjeçarja mund të ketë vuajtur nga depresioni.

Mediat holandeze kanë raportuar se mbretëresha Maxima është tronditur dhe shkatërruar nga lajmi i vdekjes së motrës së saj.

Mbreti i Holandës, Willem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima fluturuan në Argjentinë për funeralin.

Mbretëresha Maxima, një argjentinase vendase, është martuar me princin holandez Willem Alexander në vitin 2002.

Ata kanë tre fëmijë.

Zorreguieta gëzonte një marrëdhënie të ngushtë me motrën e saj dhe ishte shoqëruese e nuses në martesën e saj me ish-princin holandez Willem-Alexander.

Ajo ishte kumbara për vajzën më të re të çiftit mbretëror, Princesha Ariane, 11 vjeç.

Máxima, 47 vjeç, ka dy vëllezër, Martin dhe Juan, dhe tre motra gjysmë, Maria, Dolores dhe Ángeles.

Babai i saj, Jorge Horacio Zorreguieta, i cili shërbeu si ministër i bujqësisë gjatë diktaturës ushtarake brutale të Argjentinës, vdiq vitin e kaluar në Buenos Aires, në moshën 89-vjeçare.

E kaluara e tij shkaktoi disa polemika në Holandë dhe nxiti një debat në parlamentin hollandez para martesës së vajzës së tij me princin e kurorës.(TemA TV)

1 komente në “Motra e mbretëreshës holandeze gjendet e vdekur në Buenos Aires”

  1. Alb-Nakba 2025 says:

    Per shkak te depresionit merrte shume te bardhe? Pse kot jane te pasur keta, dine si te vdesin sa me mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje