Izraeli fajëson Iranin për dhunën në kufirin me Gazën

7 Qershor 2018, 21:17Bota TEMA

Izraeli ka akuzuar Iranin për nxitjen e dhunës së fundit në kufirin e Gazës që ka sjellë më shumë se 100 palestinezë të vrarë mes protestave kundër Tel Avivit.

Avionët ushtarakë izraelitë kanë lëshuar fletëpalosje në Gaza të enjten, duke u bërë thirrje palestinezëve të mos i afrohen gardhin kufitar për sigurinë e tyre.

Fletushkat i nxitnin njerëzit të mos bëheshin “mjet” i grupit militant Hamas, i cili dominon Gazën, duke pretenduar se axhenda e tyre ishte drejtuar nga Irani. Protestat e freskëta janë planifikuar për të premten.

Do të jetë e premtja e fundit e muajit të shenjtë islamik të Ramazanit dhe gjithashtu Dita e al-Quds (Jerusalem) në Iran, kur mbahen demonstrata kundër Izraelit.

Rreth 123 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite dhe mijëra të tjerë të plagosur që kur protestat filluan në 30 mars, thotë ministria e shëndetësisë e Gazës.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar trupat izraelite për përdorimin e forcës së tepruar. Izraeli ka thënë se ata kanë hapur vetëm zjarr në vetëmbrojtje ose në njerëz që përpiqen të depërtojnë në territorin e saj nën mbulesën e protestave.

Duke folur në fund të një vizite në Londër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se palestinezët mund të “protestonin sa të donin … por Hamasi po organizon një sulm të dhunshëm në Izrael me qëllim që të na shkatërrojë, të cilën ata haptazi e shpallin, me qëllim që të thyejnë gardhin kufitar dhe të rrëmbejnë dhe vrasin izraelitët që jetojnë 100 metra larg.

Irani është një mbështetës i madh i Hamasit, i cili mbështet financiarisht dhe ushtarakisht. Të dy palët u përplasën pasi Hamasi refuzoi të mbështeste aleatin e Iranit, presidentin sirian Bashar al-Assad, në luftën civile në Siri, por që atëherë janë pajtuar.(TemA TV)

6 komente në “Izraeli fajëson Iranin për dhunën në kufirin me Gazën”

  1. Albani says:

    E drejta e vete mbrojtjes…..legjitime.

    1. Me thene te drejten says:

      Long Life Israel!
      Shqiptaria te behet Izraeli i Ballkanit ?

    2. Taulanti says:

      E drejta e vetmbrojtjes solli Hitlerin ne fuqi or mik, por mendoju nje here se “legjitimiteti” kthehet mbrapsht dhe te kafshon ne bythe nje dite. Te pafuqishmit nuk kane ze por mbas shfarosjes masive te hebrenjve kur bota bente sehir asgjesimin e tyre erdhi dita te kafshojne ata qe po benin “legjitimitetin”. Gjermanet e fuqishem qe benin dhunimin u kthyen ne dele. Dhe sot pikerisht u ngrit nje Hitler ne Izrael… Netajahu! Sot palestinezet ne Gaza po shuhen nga ky “legjitimiteti” qe ti flet dhe bota po ben sehir. Por keshtu vjen historia kur padrejtesite lejohen te shumohen. Keshtu qe, edhe nje here lexo historine, meso faktet dhe legjitimiteti nuk eshte me shume se sa dhune ne duart e nje cunaku tekanjoz qe nuk pranon shoket te luajne me topin e tij.

  2. Albani says:

    E drejta e vete mbrojtjes……legjitime.

    1. Taulanti says:

  3. troc says:

    Ska per tu ndalur kurre kjo lufte, vetem kur te behen te gjithe nje besim atehere do gjejne paqe, kjo eshte lufte mijra vjecare dhe fetare dhe keshtu do te jete der ne fund te diteve

    Fatkeqesi qe nuk falin dashuri ashtu si keshillon edhe Zoti, por gjejne vargjet e luftes dhe mbahen vetem ne to

    Zoti paste meshire per ne njerezit qe nuk zbatojme udhezimet, komandat dhe nuk jemi falenderues per te mirat e kesaj bote qe me mendjet tona djallezore po I prishm cdo dite e me shume dhe po e kthejme token ne nje ferr te vertete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje