Autoritetet në Nju Jork arritën një marrëveshje për përgjysmimin e çmimit të biletave të metrove dhe autobusëve për personat me të ardhura të ulëta.
Lajmin e bën të ditur New York Times.
Sipas marrëveshjes, e cila u arrit pas një takimi të kryebashkiakut Bill de Blasio, dhe kreut të Këshillit Bashkiak, Corey Johnson, qyteti do të mbulojë shpenzimet për pajisjen me MetroCard të të gjithë personave në kufijtë e varfërisë, ose 25 mijë dollarë për një familje me 4 persona.
Programi do të detajohet me kalimin e kohës.
Por bashkia do të ndajë 106 milionë dollarë në buxhetin e ardhshëm, që do të shërbejnë për të mbuluar fillimisht gjashtë muajt e parë me shërbim të tillë. (TemA TV)