Deklarata emocionuese e Znovimir Boban për Vokrrin: Shpresoj të luajmë futboll në botën tjetër

10 Qershor 2018, 13:52Sport TEMA

Në homazhet e sotme të kryera për figurën e madhe të sportit në Kosovë, Fadil Vokrri, pas ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur, ishte prezent edhe ish-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Znovimir Boban.

Ky i fundit është një legjendë e futbollit europianë, pasi ka bërë historinë edhe me klubin e Milanit, duke fituar 4 tituj kampion dhe 1 trofe në “Champions League”.

Boban ka vlerësuar figurën e Vokrrit, ndërsa ka shprehur dëshirën e madhe për të luajtur futboll me të në një botë tjetër.

“Erdha për ta ngushëlluar familjen e Vokrrit për këtë humbje të madhe. Më duhet të sjellë ngushëllimet edhe nga Ceferin.  Ka qenë legjendë e futbollit. Më rrallë jam takuar viteve të fundit, por ka qenë njeri i madh.

Ai ishte edhe një futbollist i madh, mund të luante në klubet më të njohura europiane. Shpresoj se do të takohemi në një botë tjetër, për të luajtur futboll”, ka thënë zv-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Boban.

1 komente në “Deklarata emocionuese e Znovimir Boban për Vokrrin: Shpresoj të luajmë futboll në botën tjetër”

  1. says:

    Do e bën lemsh parajsën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje