Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) parashikon se në bregdet temperaturat pritet të arrijnë deri në 28 °C, ndërsa në vendet e ulëta deri në 31 °C.
IGJEUM parashikon një rritje të lehtë të rrezikut nga zjarret në qarqet Fier, Vlorë dhe Korcë.
Zjarret në pyje
Sot pasdite (e diel, dt.10) dhe nesër (e hënë, dt.11) “S’KA RREZIK” në të gjithë territorin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Një rritje e lehtë e rrezikut pritet në disa zona të kufizuara, respektivisht në qarqet Fier (Jugperëndim), Vlorë (Veri dhe Jugperëndim) dhe Korçë (Juglindje) ku rreziku pritet të jetë në nivelin “I ULËT”.
Reshjet
Sot pasdite (e diel, dt.10) pritet të ketë reshje të dobëta pothuajse në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër dhe Kukës ato pritet të jenë lokalisht mesatare. Nesër (e hënë, dt.11) reshjet do të vijnë duke u pakësuar, duke u kufizuar në terrenet kodrinore-malore (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate.
Temperaturat
Nesër (e hënë, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 28 °C
në vendet e ulëta: 18 / 31 °C
në vendet malore: 12 / 28 °C
Era
Sot pasdite (e diel, dt.10) dhe nesër (e hënë, dt.11) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat malore.
cfare zjarre leshi, apo jemi zone vullkanike dhe ndizen vete zjarret, pse nuk kishte zjarre te tilla ne kohen e Enverit,temperaturat e larta jane thjesht justifikim,90 95 % e zjarreve ne Shqiperi jane te qellimshme, keshtu qe ne vend te parapregatisni opinionin per zjarret, bejini apel qeverise dhe institucioneve perkatese qe te rrisin vigjilencen ndaj Piromaneve dhe mutcobaneve qe mezi presin keto situata per te djegur dhe ate pak siperfaqe te pyllezuar qe ka mbetur, te mos lejohen keta monstra te djegin mushkerite tona biologjike dhe po e kruajten ta paguajne 100 fish