Të jesh politikan jo domosdoshmërisht duhet të kësh pasion për këtë profesion, por kur bëhet fjalë për futbollin, të gjithë politikanët e tregojnë se është një nga pasionet e tyre dhe kur debati në arenën e parlamentit vijon, të gjithë presin kampionatin botëror që nis në Rusi më 14 qershor.
Njerëzit e politikës, nuk i ndan vetëm bindja, por edhe skuadra, ashtu siç edhe mund ti bashkojë.
Politikanët shqiptarë vijojnë të jenë tifozë me Gjermaninë, Brazilin, Italinë dhe Holandën, edhe pse dy skuadrat e fundit janë jashtë këtij botërori.
Aldo Bumçi: Për Gjermaninë, zakonisht Gjermaninë mbështës.
Spartak Braho: Jam me Gjermaninë.
Viktor Tusha: Për Gjermaninë.
Ulsi Manja: Unë për vete jam tifoz i Brazilit.
Kejdi Mehmetaj: Do bëja me shumë dëshirë për Shqipërinë, por meqë nuk është me skuadrën time të vjetër Gjermaninë.
Florion Mima: Nuk e kam ekipin e zemrës. Jam me Brazilin këtë radhë.
Klajda Gjosha: Me Anglinë
Dashamir Shehi: Me anglezët
Mimi Kodheli: Me skuadrën kombëtare, por meqë nuk e kemi skuadrën kombëtare, gjithmonë me gjermanët.
Monika Kryemadhi: Unë jam tifoze me Holadën, fatkeqësisht nuk është pjesëtare. Kështu që do të jem thjesht një spektatore.
Ky botëror do të mbetet edhe jashtë interesit të kreut të PD, Lulzim Basha që është gjithashtu me Holandën, por edhe jashtë vëmendjes së kryeministrit Edi Rama që është me Italinë që nuk është kualifikuar në Rusi 2018.
Mes deputetëve ka nga ata që nuk u jep emocion ky sport, por që do ta ndjekin me familjen apo miqtë e tyre.
Floida Kërpaci: Tifoze siç janë të gjithë, jo se kam ndonjë simpati të vecantë.
Milva Ekonomi: Unë në përgjthësi shoh sportin, nuk është se kam ndonjë skuadër.
Besnik Bare: Me skuadrat më të mira.
Por çfarë mendimi kanë politikanët nëse ky eveniment sportiv do të largojë vëmendjen debati politik apo jo.
Viktor Tusha: Shpresoj se do të shtensionojë pak
Edmond Haxhinasto: Nuk e mendoj.
Klajda Gjosha: Asnjëherë, çështjet e brendshme vijnë të parat!
Aldo Bumçi: Nuk është se kampionati botëror shpëton qeverinë.
Një gjë është e sigurt deri në nisjen e ndeshjes së parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite deputetët do të jenë ta angazhuar në çështjet e ditës dhe në akuzat mes palëve./Oranews
dy toçat e kuklles rama dhe basha nuk i kan skuadrat e veta, hahahahahahaha
ky qe ka shkrur kete duhet te jete servil ,i paguar ose injorant. Pytja ime eshte A mund te quhen deputetet shqiptare politican ? Ata munt ti quash si te duash hajdute imorale te shitur te koruptuar antishqipetar te shitur ……… dhe qithcka tjeter por vetem politican nuk jane
O gazetar nuk keni thënë të vërtetën, por lsi me gratë që keni intervistuar është tifoze me ekipe që ju fillon emri me K, sepse vetëm atë sport njohin, u për pak harrova dhe vjedhjen e parave, për ato janë mjeshtra.
Kush nga politikanet e beri shurren I pari?Artikull idiot.
Kurse une jam Tifo i nxjerrjes se kokallave te viktimave te Diktatures.
Keta e kanr mendjen tek paraja dhe perusia dhe si rrjedhim tek femrat qe i marin ne hotele,kalojne kufirin dhe shko……in k…..et.
“Per cilen skuader”, o lnjorant me shkolle te larte. Meso shqipen pastaj shkruaj artikuj.