SHIFRAT: "6 gra të vrara dhe 270 burra të arrestuar në 6 muaj", ç'po ndodh me familjen shqiptare?

10 Qershor 2018, 16:07Kronika TEMA

“Mos hesht. Dhuna është krim”. Ky është apeli sensibilizues i vendosur në Policinë e Shtetit për çdo femër apo edhe mashkull që dhunohet në familje. Kushdo që dhunohet fizikisht dhe emocionalisht mund të telefonojë në numrin pa pagesë 112.

Profesoresha Arjana Muçaj, gjtihashtu psikologe në gjykatë, sapo mbylli një seancë urdhër-mbrojtjeje. Ajo asistoi në seancë dy fëmijët e çiftit që po rriten në ambient të dhunshëm.

Përveç shqetësimit për fëmijët, që sipas psikologes rrezikojnë të adaptojnë të njëjtin model kur të rriten, Arjana Muçaj flet për shkaqet se përse dhunohen gratë në Shqipëri.

“Duke nisur që nga shkaqet ekonomike e duke vazhduar me shëndetin mendor dhe depersonalizimin kur hasim në vështirësi. Depersonalizimi sjell dhunën në familje. Ka edhe nga ata që mendojnë se të rrahin për të mirën tënde”, shpjegon Muçaj.

Për këtë vit janë vrarë 6 gra. Më të fundit janë Ardjana Shaholli, e cila u godit për vdekje nga bashkëshorti pas një sherri banal në Durrës. Si edhe Xhuljeta Çuni, 19 vjeç, e cila u vra ditën që po shkonte të jepte provimin e letërsisë. Fotografia e Xhulietës është vendosur në të njëjtin vend me vrasësin e saj për të lajmëruar të afërmit për humbjen.

Vrasja e Xhulietës mund të parandalohej përsa kohë prokuroria kishte nisur hetimet për Xhaferr Matën për përndjekje, kallëzim i dorëzuar prej saj në maj 2018.

Por Xhulieta nuk mund të përfitonte urdhër-mbrojtjeje sipas ligjit sepse ajo nuk ishte pjesë e familjes së tij dhe as bashkëjetuese. Nga 1 janari 2018 deri më 31 maj 2018 kanë përfituar urdhër-mbrojtjeje 1275 gra. Ndërkohë që rezulton se janë nën hetim mbi 490 meshkuj dhe janë arrestuar 270 prej tyre.

Por Xhaferr Mata nuk ishte njëri prej tyre sepse dy të rinjtë, siç thonë burimet, kishin kallëzuar njëri-tjetrin pak ditë përpara tragjedisë. As bashkëshorti i Ardianës nuk ishte pjesë e të hetuarve për dhunë sepse Ardjana nuk e kishte denoncuar kurrë.

“Shoqëria po ecën me hapa galopantë së jashtmi, por brenda mureve të shtëpisë po mbesim me mentalitetin e vjetër”, shpjegon Muçaj(tch)

4 komente në “SHIFRAT: “6 gra të vrara dhe 270 burra të arrestuar në 6 muaj”, ç’po ndodh me familjen shqiptare?”

  1. Shkodra says:

    Mendoj se kjo eshte pasoje e bombardimit te perditshem re trurit te popullit me fjalet krim dhe vrasje, nga politikanet dhe dhe mediat, gazetat dhe televizionet pra: POLITIKANET me fjalorin e tyre prire nga Berisha e Basha pastaj GAZETARET duke i fryre dhe perhapur genjeshtra trillime me fjlaorin e krim krim vrasje vrasje dhe kjo ka “goditur trurin e popullit”, duke krijuar nje popull besim si autore te krimeve me cnjerzore qe as shtazet nuk i bejne. Djali vete prinderit, burri gruan, baba vajzen djalin,
    Kur them politika dhe politikanet shikoni parlamentin dhe fjaloron e tyre, lexoni gazetat ndegjoni tv dhe do cmendeni nga propaganda.

    Lusim politikanet te bejne politike si ne cdo vens te botes dhe gazetaret te pasqyrone te verteten te miren te injorojne gebjeshteren se ” cmenden” popullin.
    Pse ne Shqiperi jane 40% me probleme mendore dhe ne vendet tjera jo.

    Politikane dhe Gazetare qofte mallkimi i popullit.mbi ju.

  2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    totalisht muslims,kjo eshte rraca gjaxore arabe…………………

  3. mik says:

    Mund te futen ne burg edhe gjysma e burrave shqiptar per dhune ne familje, e prap se prap fenomeni nuk do zhduket. Ne fund te fundit, kurrkush s’ka cka me humb. Pune s’ka, varferia asht kudo, drejtesi jo e jo, niveli arsimor asht i ulet dhe i pa-mjaftueshem , harbimi i shfrenuar i grave……., e shume e shume halle te tjera qe po kalon Shqiperia. Ne keto rrethana, ku ta marrim kulturen qe te ndryshojme ?!
    Edhe ato pak vlera

    1. Janulles me sqepar kokes says:

      Sakte. Bravo per komentin ” mik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje