Një portal lajmesh turk, Ahval, ka lëshuar akuza shumë të rënda ndaj presidentit turk Reçep Tayyip Erdogan dhe partisë së tij, AKP.
Në një lajm të publikuar në datën 10 qershor, Ahval, pretendon se disponon një kopje të një raporti shumë sekret të Qendrës së Analizës së Inteligjencës së BE-së, EUINTCEN, sipas të cilit atentatit vetëvrasës i 10 tetorit 20015 në Ankara, u krye nga kamikazë të Shtetit Islamik, të udhëzuar dhe kërkuar nga partia e Erdogan.
Media në fjalë shkruan se raporti është qarkulluar në datën 13 tetor, pra tri ditë pas atentatit që la të vrarë 109 njerëz dhe plagosi më shumës sesa 500 të tjerë, dhe në të përshkruhet dinamika e tij dhe nxirren konkluzione, shkruan Respublica.
Sipas pretendimeve të Ahval, raporti në fjalë evidenton faktin se tubuesit ishin kryesisht të majtë dhe simpatizantë të çështjes kurde, aty mungonte policia, autobuzët nuk u kontrolluan, çka çon në përfundim se atentati është kryer me dijeni dhe madje kërkesë të AKP-së së Erdoganit.
Atentati ndodhi pak muaj pas sulmit ndaj kudëve në Diyarabakir në 5 korrik dhe mbi një grup majtistësh në Suruç, të cilët planifikonin një marshim solidaritetit drejt Kobanit më 20 korrik.
Po kështu portali në fjalë sjell disa elementë të tjerë që shtojnë dozën e akuzës ndaj pushtetit aktual turk.
Konkretisht, në seancë gjyqësore për këtë çështje, mbajtur në nëntor 2017, u bë e ditur se policia ndaloi përgjimin e kamikazit të ISIS, Yunus Emre Alagöz 11 ditë përpara sesa vëllai i tij, Yusuf të kryente sulmin në Suruç dhe tre muaj përpara sesa të ndodhte sulmi në Ankara.
Po kështu, pas masakrës së tetorit, mjekëve iu deshën 44 minuta të mbërrinin në vendngjarje, ndërkohë që tri ambulanca që ndodheshin afër nuk kryen punën e tyre.
Akuza është shumë e rëndë dhe ajo priret të çojë ujë në idenë se politika antikurde e Erdogan ka qenë në themel të ndërhyrjeve të tij në Siri, në politikën e brendshme dhe madje duke mbajtur lidhje me ISIS.
Një arsye që jepet për këtë goditje që nëse provohet se është bërë me dijeninë e AKP-së është kriminale, janë edhe rezultatet e zgjedhjeve të qershorit 2015, të cilat i diktonin Erdogan nevojën e një krize.
Qendra e analizes se BE-se..?
Sipas analizave te disa qendrave te tjera kullat binjake ne Amerike I rrezoi Bushi.
Fantazi
Dihet qe ka zgjedhje ne Turqi,dhe dihet se kush dhe per cfare pjell te tilla fantazi.
o shqypfolsa, mjaft me Turkeline e babagjyshve…merruni me EDROGEN aty njahere…
jo me kot Erdagoni eshte cituar edhe ”mik” i muslimon brothers m’Kosov e Shqypni………….gezuar ramazonin!
Keto medoda te krimeve kunder njerezimit jane kryer ne menyre periodike ne perandorine osmane ndaj shqiptareve, e fatkeqesisht vazhdojne edhe ne turqine moderne, por kesaj radhe ndaj vellezerve te tyre biologjike kurde.
Ka nje te vertete ne keto akuza pasi Ankaraja dhe Erdogan pervec nje lufte me tipare genocidale ndaj popullit Kurd po mbeshtet indirekt luften e ISIS kunder sektit Shiit( sekt analog me Bektashianet tane). sekt te liit i perkasin edhe popullsite kurde ne Rajonin e Lindjes se Mesme. Qe Erdogan nen rrogoz ka mbeshtetur ISIS kjo eshte e sigurt pasi edhe nga madiat antirregjim ne Turqi ka pasur akuza per trefik nafte dhe armesh perkunder sanksioneve te OKB-se ndaj shtetit te ashtequajtur Islamik. Pas sulmit ne shkalle te gjere ndaj ISIS dhe avancimit ne terren te forcave Kurde ne Siri dhe Irak Turqia e Erdogan eshte ndjere e kercenuar nga nje shperthim ne kufijte e saj jug-lindor ku popullsia Kurde eshte kompakte dhe aspiron ne mos bashkimin nen nje shtet Kurd te supozuar ne nje autonomi me te zgjeruar. Por pas ardhjes se Regjimit te Erdoganit pavarsisht momenteve te para qe u duk sikur do fillonte nje epoke tolerance dhe liberalizimi per te drejtat e pakicave e sidomos te asaj Kurde qe perben rreth 15% te numrit te pergjithsjem te popullsise ne Turqi ndodhen nje sere sulmesh me karrakter “terrorist” per te cilat u akuzuan forcat politike Kurde por edhe disa sulme te tjera terroriste me stampe te shtetit Islamik qe u perdoren kunder aktivisteve kurde per te drejtat e njeriut shtu edhe kunder aktivisteve te majte anti -Erdogan. E sipas gjasave mes Erdogan dhe elementeve te ISIS ka patur dhe ka nje afiliacion me baza religjoze kunder Kurdeve dhe Shiit-ve ne pergjithsi. Ne Lindjen e Mesme prej vitesh po zhvillohet nje lufte e eger sektare mes Suniteve ( muslimaneve qe mbeshteten nga Turqia,Pakistani dhe Arabia Saudite dhe Shiteve qe mbeshteten nga rregjimi i Ajatollaheve te Iranit. Jemeni,Siria,Iraku dhe Avganistani jane kthyer ne teatro te ketyre perplasjeve qe kane lene me dhjetra mijera te vdekur e miliona rrefugjate. Kete fuashate kunder Shiteve te shtetit Islamik e kane vuajtur me persekutime dhe vrasje edhe komunitete e tjera te besimtareve e sidomos komunitet e te krishtereve Arabe qe pothuaj jane shuar. Lufta e ISIS sherbeu ne dy plane: 1 Ne thuajse pastrimin e rajonit nga te krishteret Arabe,2 ne dobesimin dhe frikesimin e Shiteve si edhe ne dergimin e nje vale milioneshe “rrefugjatesh” te besimit musliman ne Evrope per tu kthyer heret a vone ne nje mishele shperthyese radikalistesh islamike ne mes te Evropes. Ate qe Turqia e Osmaneve dhe Sulltaneve nuk e arriti dot me tehun e shpates dhe gryken e topit Erdogan po mundohet ta arrije ne nje plan afatgjate permes miliona “rrefugjateve” islamike duke e mare kalane nga brenda. Duket qe taktiken e Kalit te Trojes Erdogani e zoteron mire por harron qe ne Evrope historine ere dhe ate te lashte e njohin po aq mire edhe Gjermanet,Hollandezet,Austriaket,Polaket,Ceket dhe Hungarezet qe i kundervhen me force politikave islamiste te Turqise.