Policia e Tiranës është përfshirë nga disa ndryshime.
Sipas një njoftimi zyrtar, dy sheaf Komisariatesh janë ndryshuar.
Njoftohet se kryekomisar Pal Marku, me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën shef i Komisariatit të Policisë Nr.6.
Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.
Nënkomisar Neritan Boçi, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet në detyrën specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
-Artur Heba u emërua shef Komisariati në Krujë
-Edvin Ndreu, nëndrejtor policie në Durrës.(TemA)