Arrestohet 50-vjeçari në Elbasan, dhunoi seksualisht vajzën e tij të mitur dhe nusen e djalit

12 Qershor 2018, 09:09Kronika TEMA

Një ngjarje tronditëse në familje është shënuar në Mjekës të Elbasani.

Një 50-vjeçar ka dhunuar e ngacmuar seksualisht nusen e djalit dhe vajzën e tij të mitur.

“Arrestohet Filip Qosja, 50 vjeç , banues në fshatin Mjekës Njësia Administrative Shirgjan.

Shtetasi i lartëpërmendur dyshohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit shtetasen F.Q, 22 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, si dhe vajzën e tij të mitur shtetasen E.Q., 14 vjeçe banuese në fshatin Mjekës”, njofton Policia e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Dhuna në Familje” dhe “Vepra të turpshme”.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje