Ekzekutimi i gjyqtares Hafizi, zgjidhet ngërçi: Agresori do gjykohet tek Krimet e Rënda

11 Qershor 2018, 14:59Kronika TEMA

Fadil Kasemi do të gjykohet në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Ka qenë Gjykata e Lartë ajo që ka zgjidhur mosëmarrëveshjet mbi kompetencat për çështjen.

Kasmi pritet të gjykot mbi akuzuat për vrasjen e ish bashkshortës së tij Fildese Hafizi.

“Urdhërohet Sekretaria pranë Gjykatës së Lartë, t’i komunikojë menjëherë këtë vendim përkatësisht Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, Prokurorive përkatëse, si dhe të pandehurit Fadil Kasemi” thuhet në vendim.

Pak muaj më parë, Kasemi ekzekutoi me armë zjarri bashkëshorten e tij gjyqtare Fildese Hafizi në një zonë të populluar të Tiranës, pas disa problemesh që kishin pasur  më heret në familje. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje