Ekzekutimi i të riut për karikuesen e telefonit, Gjykata ndryshon sërish masën e sigurisë për dy nga të pandehurit

12 Qershor 2018, 11:58Kronika TEMA

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës, ka ndryshuar sërish masën e sigurisë për Kridens dhe Marsel Allën si të pandehur për vrasjen e Marvi Mihalit, në korrik të vitit  2017 për një karikuese telefoni.

Kridens dhe Marsel Alla akuzohen për vrasje me paramendim. Ndryshimi i masës së sigurisë u bë nga gjyqtari Sokol Tona. Nga të pandehurit është i lirë vetëm Eugen Bitraj.

Ndryshimi i masës erdhi fill pasi babai i Marvit denoncoi publikisht me pamje filmike se të katër personat e proceduar kanë goditur Marvin dhe janë të përfshirë në vrasje.

Para këtij denoncimi Prokuroria kishte akuzuar vetëm njerin për vrasjen, ndërsa tre të tjeret i akuzoi për moskallëzim krimi duke i liruar.

Ndërkohë, në vendimin e dhënë paraditen e së hënës, Gjykata e Tiranës ka pranuar që për vrasjen e Mihalit duhet të akuzohen jo vetëm autori Dejvis Bitraj, por edhe tre personat që e shoqëronin dhe që nga pamjet filmike duket qartë se e kanë goditur të ndjerin duke marrë pjesë në krim.

Në fakt, kjo ka qenë edhe kërkesa e prokurorit Gjergji Tako, i cili me urdhër të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku zëvendësoi për hetimin e kësaj çështjeje prokurorin e Artan Lula.

Tako u riformuloi akuzën Eugen Bitrajt, Kridens dhe Marsel Allës nga moskallëzim krimi, në vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim.

Nga ana tjetër, këtë cilësim akuze e pranoi edhe gjyqtarja e procesit paraprak, Shefkie Demiraj.

Kjo e fundit vendosi që personat e lartëpërmendur do të dërgohen për gjykim me këtë akuzë.(TemA)

2 komente në “Ekzekutimi i të riut për karikuesen e telefonit, Gjykata ndryshon sërish masën e sigurisë për dy nga të pandehurit”

  1. says:

    Prindërit e tyre se din çështë avortim.

  2. Jak Boston says:

    Tani mase disiplinore per gjykatesin e meparshem te kesaj ceshtje si dhe prokurorin perkates, ku me shume mundesi ka qe ta kene bere deformimin e ligjit dhe drejtesise per motive parash te dhena nen dore dhe kjo eshte as me pak e as me shume abuzim korruptiv dhe pergjegjesit duhet te ndeshkohen dhe jo te perkedhelen si deri tani, perndryshe kot qe e bejme reformen ne drejtesi.
    Reforma duhet te kete gjithmone te mprehur tehun e kontrollit te vazhdueshem per kedo e kurdo, sidomos kur ka shenja te dukshme abuzimi apo paaftesie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje