Projektet e Veliajt për Tiranën: Nga mbikalimi te Shqiponja, te ndryshimet në Kashar, te Fresku, Liqeni i Thatë, Astiri...

12 Qershor 2018, 09:51Sociale TEMA
Projektet e Veliajt për Tiranën: Nga mbikalimi te Shqiponja, te

Bashkia e Tiranës do të nisë një sërë investimesh të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me transportin dhe sistemimin e disa prej hyrjeve dhe akseve kryesore në qytet. I ftuar në emisionin Tonight nga Ilva Tare, Veliaj deklaroi se këtë verë do të nisin punimet për mbikalimin tek sheshi Shqiponja.

Ndërkohë, puna do të vijojë edhe me Unazën e Madhe të Tiranës që fillon në cep të Bulevardit të Ri dhe vazhdon pastaj në Tufinë, rrëzë të Dajtit, del në Shkozë dhe bashkohet në Farkë.

Veliaj dha lajmin e mirë edhe për mijëra banorë të zonave të reja në kryeqytet dhe se tashmë që kanë marrë zgjidhje projektet në qendër, një fokus më i madh do të jetë në Tiranën periurbane, si Fresku, Liqeni i Thatë, Astiri.

Tare: Keni një plan afagjatë se si ta rregulloni problemin e ndotjes në Tiranë?

Veliaj: Besoj që një pjesë e madhe që vjen nga ndotja e trafikut do të reduktohet, me mbikalimin tek Shqiponja. Mbaj mend që para tre vitesh kemi pasur 22 hotspote për trafikun, tani kemi një, dy. Gjithmonë do të ketë trafik, në një qytet me 1 mln banorë do të ketë trafik. Nëse dikush ankohet se ka ngecur në trafik, i them që t’i je trafiku sepse je kontribuues. Ne kemi si në çdo qytet të botës orën 08:10 me 9 e gjysmë dhe pastaj orën 4 deri në orën 6. Zhbllokimi i Shqiponjës që fillon këtë verë, Unaza e Madhe e Tiranës që fillon në cep të Bulevardit të Ri dhe vazhdon pastaj në Tufinë, rrëzë të Dajtit, del në Shkozë dhe bashkohet në Farkë, besoj pastaj, shumë prej atyre që vijnë deri në qendër për të shkuar në një periferi tjetër i jep një By-pass. I jep pastaj një qetësim trafikut. Duhet të pranojmë se jemi pak viktima të suksesit tonë. Nuk duhet të harrojmë se në Tiranë vijnë çdo vit, 25-30 mijë vetë, shiten 6-7 mijë apartamente.

Tare: Transferohen, vijnë dmth?

Veliaj: Një qytezë, e tipit Pogradec, Kukës, Sarandë, në mënyrë metaforike vijnë në Tiranë. Ne kemi shumë të rinj që vijnë nga Kosova dhe nuk kthehen mbrapsht. Kemi shumë të rinj që vijnë nga Presheva dhe nuk kthehen. 9 nga 10 studentë që vijnë nga qytete të tjera të Shqipërisë që tani e di që nuk do të kthehen më nga kanë ardhur. Unë e shoh me optimizëm. Për sa kohë nuk e ndryshoj dot, të jem të paktën optimist dhe them Tiranën e mban të re. Mosha mesatare e Tiranës është 27 vjeç. Jemi kryeqyteti më i ri në Evropë. Qytetin e mban me një kampion talenti konstant.

Tare: Përmendët Shqiponjën. Kur fillojnë punimet? Sa do zgjasin? Kur kam pasur ministrin Gjiknuri ka thënë që zgjasin gati dy vjet punimet. Ku do të shkojë trafiku?

Veliaj: Të dyja të dyja ekipet tona, edhe i Bashkisë edhe i Ministrisë janë duke punuar për skenën e devijimit të trafikut. Do të duhet të përdorim rrugë dytësore, do të duhet të përdorim shumë zonën e Kasharit dhe zonën e Astirit, dhe sigurisht do të ketë një rend gjërash. Në fillim do të punohet me aksin kryesore dhe mund të përdorim rrugën dytësore, kur mbaron aksi kryesor do të vazhdojmë siç kur u bë aksi i Shkollës Teknologjike në drejtim të Lundrës. Fillimisht mbaroi segmenti kryesor dhe pastaj kur trafiku u zhvendos aty në mënyrë kapilare në të gjitha lagjet. Janë projekte që marrin kohë por e zgjidhin përfundimisht.

Tare: Kur do të fillojë?

Veliaj: Besoj brenda kësaj vere. Po përgatitemi të fillojmë në disa fronte aty, sepse edhe bashkia ka disa investime aty. Tubacioni i madh që sjell ujë nga Bovilla në zonën e Astirit që deri dje kanë qenë me puset e famshme të Laknasit dhe të Bërxullit nuk mund të vazhdojnë më me puse. Ishte me puse kur ishte fshat. Aty u dhanë leje pafundësisht nga komuna pa çuar rrjete ujësjellësi. Përveç aksit kryesor, kemi edhe bulevardin kryesor të Kasharit dhe Astirit. Tani që u mbaruan punët e mëdha, fokusi më i madh i do të jetë Tirana periurbane, si Fresku, Liqeni i Thatë, Astiri dhe që ka ardhur koha të investojmë fuqishëm aty.

11 komente në “Projektet e Veliajt për Tiranën: Nga mbikalimi te Shqiponja, te ndryshimet në Kashar, te Fresku, Liqeni i Thatë, Astiri…”

  1. a says:

    Projektet jane te bashkise se Tiranes, jo te Veliajt.
    Mos ngrini me Envera te rinj e pastaj thoni pse behen diktatore ne kete vend.

    eshte bere vendi me shkolle te neivelit te larte ne lepirje b.. Kete fryme do tu leme edhe brezave qe vijne?

    turp!

    1. shitsi i fiqve says:

      Projektet jane te gjitha nga qeveria qendrore. Eshte vizioni i Ed Rames qe e shpalosi ne 2011 qe tani po i ben te gjitha nje nga nje. Veliaj nuk di te beje mire as punetorin e komunales……..

    2. Bushi says:

      Je bravo Erion Veliaj,per kete pune kaq te madhe dhe piktoreske per Tiranen.Ne radhe te pare do zgjidhet problemi i trafikut,pastaj dhe nje bukuri e rralle.Je njeriu me i respektuar jo vetem ne Tirane,por ne te gjithe republiken.Tirana,kryeqyteti yne i dashur,eshte bere dhe do behet akoma me i bukur.Urime dhe siksese.

  2. Liri Zefi says:

    Doja te dija cfare do te ndodhe me shtepite private te cilat ndodhen buze rruges? sese akoma jemi ne ankth dhe pa pergjigje theksoj jemi shume te rregullt ndaj shtetit ne cdo drtaj ,behet fjal perball astirit

    1. Flamuri says:

      Shtëpitë tuaja janë ndërtuar në tokë me pronarë. I keni marrë si tokë buke nga komuna Yzberisht në mënyrë të paligjëshme se ishin brenda vijës së verdhë të qytetit. Nuk ka shans ti mbani se nuk jeni në rregull me ligjin.

    2. Besimi says:

      a keni votu per bq Erin, do t’ia shifni hajrin!

  3. a says:

    Pershendetje,

    si duket Merua?

    Ca thote per komentet qe nuk duhet te shfaqen?

    tung!

  4. says:

    Gjermanisë i kanë kushtuar sa ne rrugët.

  5. CA PROJEKT LESHI O ERION,,,,NA NGRI CA MALE DHE NA BO CA SHPELLA ATY,,,,SE PO NA QAN SYRI PER BJESHKET TONA,,,,A POPULL,POPULL,,,SJU GJET NA I HER TEREZIA SHQIPTAREVE,,,KEQ KESHTU E KEQ ASHTU,,,

  6. kunji says:

    KY KOMENTUSI “A” DUKET QE ESHTE DERR MALOKU…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje