Kukësi bën një tjetër goditje, firmos me Sebino Plakun

13 Qershor 2018, 15:44Sport TEMA

Kukësi nuk di të ndalet në këtë merkato vere duke qenë skuadra më aktive në afrimin e lojtarëve në prag të ndeshjeve të Kupave të Europës.

Nën kampionët e shqipërsië kanë bërë një tjetër goditje duke afruar në skuadër sulmuesin e njohur Sebino Plaku.

Bomberi që sezonin e kaluar u aktivizua tek ekipi i Kamzës duke bërë një sezon mjaft të mirë është prezantuar këtë të mërkurë tek verilindorët ku i pranishëm ishte dhe presidenti i Kukësit Safet Gjici.

Sulmuesi 33-vjeçar nga Tirana, Sebino Plaku, ka nënshkruar një kontratë me Kukësin për të luajtur në Kupat e Europës me opsion rinovimi për një vit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje