Moska thirrje grave ruse: Mos bëni seks me burra të huaj gjatë Botërorit, prishni familjen

14 Qershor 2018, 16:44Sport TEMA

Shefja e Dumës ruse, Tamara Petleva, në një intervistë në Radion “Ju flet Moska”, ka paralajmëruar edhe një herë të gjitha bashkëkombëset e saj që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me të huaj gjatë Kampionatit Botëror që zhvillohet në Rusi, për të evituar kështu prishjen e familjeve apo mundësinë e rritjes së fëmijëve vetëm me një prind.

Ajo ka sjellë ndërmend Lojërat Olimpike të vitit 1980 që u zhvilluan në Moskë, ku pas tyre shumë nëna ruse mbetën me fëmijë dhe u detyruan që të mbanin një familje të cunguar.

“Duhet të kujdesemi për popullin tonë dhe kjo që po them nuk është diçka nacionaliste, por kështu duhet të jetë”, theksoi Petleva në intervistën e saj duke nënkuptuar që familjet ruse duhet të mbeten të shëndosha dhe brenda kombësisë.

Ndërkohë që përpara Kampionatit Botërorë, FIFA ka theksuar se nuk do të tolerohet asnjë shfaqe raciste të dukshme gjatë këtij kampionati botëror.(tch)

2 komente në “Moska thirrje grave ruse: Mos bëni seks me burra të huaj gjatë Botërorit, prishni familjen”

  1. Timi says:

    E di kjo që femrat ruse nuk përtojnë të nxjerrin çdo lëng halldupi që ju del para. E shprehin haptas.

  2. kazani mediatik says:

    Edhe kujt ua thote ? Femrave te atij vendi qe vdesin per te huajt. Aty edhe shqiptaret para vitit ’60-te, u kthyen pothuajse te gjithe me nga nje grua me vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje