Kuotat e basteve: Ja favoritët për kryegolashënues të Botërorit të Rusisë

14 Qershor 2018, 09:44Sport TEMA

Kupa e Botës 2018 nis sot në Rusi dhe do të jetë faza ku, në një masë të madhe, lojtari më i mirë në planet do të vendoset. Triumvirati i viteve të fundit, i përbërë nga Cristiano Ronaldo, Messi dhe Neymar, ka një konkurrencë të ashpër mes veti në muajin e futbollit global, veç të tjerave.

Nga njëra anë Salah, zbulimi i sezonit. Nga ana tjetër, Griezmann, “princi galic”, që troket me zë të lartë në derën e Olimpit. Por ata nuk janë të vetmit. Ne po ju paraqesim një listë me sulmues, që e rregullojnë fokusin e tyre për të qenë më të saktët e produktivët në Kupën e Botës 2018. Ja si kuotohen favoritët për “Këpucën e Artë” në Rusi nga kompania më e madhe e basteve në Shqipëri, “Eurolloto”.

Leo Messi

Argjentinasi ka qenë golashënuesi më i mirë i sezonit në ligat e mëdha. Me 34 gola në 36 ndeshje, takimi i tij me golin është pothuajse çdo sfidë. Rreziku më i madh është në këmbën e majtë, këmbën me të cilën ai ka shënuar 32 gola. Në Europë, ylli argjentinas ka shënuar 6 gola në 8 ndeshje, sezonin e fundit. Nëse fut 10 euro në baste për Leo Messin, se do të jetë golashënuesi më i mirë në Botëror, atëherë do të marrësh 100 euro. Pra, koeficenti është 1/10.

Cristiano Ronaldo

Portugezi ka shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, ku u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit të fundit (15 gola). Në La Liga, pavarësisht nga fillimi i keq, vitin 2018 i ka përmirësuar të dhënat, duke i dhënë fund me gati një gol për lojë: 26 gola në 27 ndeshje. Produktiviteti i tij qëndron mes minutës 76 dhe 90. Ai ka realizuar 9 gola në këtë “fashë kohore” të ndeshjeve. Nëse do të jetë CR7 golashënuesi më i mirë i turneut në Rusi? “Eurolloto” thonë se për çdo 10 euro të luajtura, ju mund të fitoni 130 euro. Pra, koeficenti është 1/13.

Neymar

Dëmtimi i muajit shkurt e shkurtoi performancën e tij të mirë me PSG. 19 gola dhe 13 asiste në 20 ndeshje të Ligue 1 (plus 6 gola në Ligën e Kampionëve) janë shembuj të mirë të potencialit të tij, tashmë të provuar. Kthimi i tij me Brazilin nuk mund të kishte qenë më i mirë se me një gol në miqësoren kundër Kroacisë. Koeficenti i shpalljes golashënues i Botërorit të Rusisë për Neymar është 1/11.

Antoine Griezman

Francezi e ka udhëhequr Atletico Madridin për të pushtuar Ligën e Europës. Në Spanjë, me të ndodhi si me Ronaldon. Me fillimin e vitit të ri 2018, ai shpërtheu, për ta mbyllur sezonin me 19 gola në 32 ndeshje. Për t’u kujtuar ato pesë ditë të shkurtit, në të cilat shënoi 7 gola në dy ndeshje. Përveç kësaj, ai ishte golashënuesi më i mirë në kampionatin e fundit europian. Për “Eurolloto”, koeficenti i shpalljes së Griezmann si golashënuesi më i mirë i Botërorit të kësaj vere është 1/12.

Mohamed Salah

Është surpriza e sezonit: 43 gola (32 në Premier Legue dhe 10 në Europë). Falë performancës së tij, Liverpool mbërriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai e ka kthyer Egjiptin në fazën finale të Kupës së Botës. Duket e vështirë të bëhet kryegolashënues në në Rusi…, apo jo? Koeficenti i “Eurolloto” për këtë është 1/44.

Harry Kane

Britaniku e mbylli 2017-tën me mjeshtëri, duke u bërë golashënuesi më i mirë në këtë vit kalendarik. Ai shfaqet në Kupën e Botës 2018 me 41 gola të shënuar në 48 ndeshje për Tottenham. Është kapiteni dhe shpresa e Anglisë për të marrë sa më shumë që të jetë e mundur nga turneu rus. “Eurolloto” sugjeron të luash me 10 euro për Kane si golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës së kësaj vere, sepse do të fitosh 160 euro, sipas koeficentit 1/16.

Cavani dhe Suárez

Sulmuesit uruguajan, që luajnë te PSG dhe Barça, formojnë një duet të frikshëm. Kombëtarja uruguajane është e sigurt për performancën e saj ofensive. Mes tyre, këta të dy kanë shënuar 69 gola këtë sezon. “Eurolloto” sugjeron koeficentin 1/32, nëse Cavani bëhet golashënuesi më i mirë i Botërorit, ndërsa për Luis Suarez kanë kuota të tjera, 1/28.(Telesport)

1 komente në “Kuotat e basteve: Ja favoritët për kryegolashënues të Botërorit të Rusisë”

  1. tifozi says:

    PO Mullerin e harruat me duket ! Mos shikoni kush ka shenuar ne kampionatet respektive gjate vitit, se kur vjen puna ne kompeticione te tilla Messi, Ronaldo apo Kane te hane menderen, ndersa Mulleri te shqyen rrjetat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje