VIDEO: Partizani i Beogradit nderon Fadil Vokrrin me një dokumentar

13 Qershor 2018, 17:39Sport TEMA

Fadil Vokrri ishte ikonë e futbollit kosovar dhe jo vetëm, një legjendë që dha gjithçka për këtë sport si futbollist dhe më pas si drejtues.

Vokrri, ndërroi jetë të shtunën pas një ataku kardiak, ndërsa të dielën u varros me nderime shtetërore, ku morën pjesë shumë personalitete nga fusha të ndryshme të jetë.

Ai u cilësua si ikona e futbollit të Jugosllavisë, ku bëri karrierë të bujshme me Prishtinën dhe Partizanin e Beogradit. Ai gjithashtu ishte pjesë edhe e gjigantëve turq të Fenerbahçe, ku luajti për dy sezone, ndërsa e mbylli karrierën si futbollist profesionist në Francë te Montluçon.

Për kontributin e madh të dhënë me fanellën e Partizanin e Beogradit, drejtuesit e klubit kanë bërë një dokumentar të shkurtër, i cili është shfaqur në televizionin e klubit.

Disa nga golat më të bukur dhe momentet më të rëndësishme që nuk ishin shfaqur më parë, klubi serb i ka publikuar në këtë dokumentar.

Vokrri dha një kontribut të jashtëzakonshëm për Partizanin duke e shpallur kampion pas një mungese prej rreth 30 vitesh.

Ai iku nga kjo jetë si sportist, pasi zemra e la në palestër duke u marrë me sport, pasioni i tij. Vepra e madhe e këtij njeriu nuk do të harrohet kurrë dhe gjithmonë do të vlerësohet puna e tij. Ai dha një kontribut të pashlyeshëm për futbollin në Kosovë, teksa me lobimin e tij të fortë UEFA dhe më pas FIFA, pranuan Federatën e Futbollit të Kosovas të bëhej pjesë e tyre.

Vokrri qëndroi për 10 vjet presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe puna e tij ka qenë mbreslënëse. Ndërtoi një kombëtare model, por asnjëherë duke patur grindje dhe debat me Federatën Shqiptare të Futbollit për talentet e rinj. Madje ai shprehej se kjo është diçka që e vendosin vetë lojtarët, se për këtë do të luajnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje