Tre paradokset në debatin për Teatrin

14 Qershor 2018, 19:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Rikthimi i debatit për Teatrin e ri Kombëtar ka krijuar tre paradokse. E para, që aktorët flasin për ndërtesa dhe ndërtuesit për aktrim. E dyta, që PD në vend të sulmojë P.P.P-të si aksion politik, përdor aktorët në emër të mbrojtjes së vlerave të realizmit socialist. Dhe e treta, duke qenë betejë politike, në vend që të fokusohet tek Qeveria, fokusohet tek Bashkia.

Paradoksi i parë është që një pjesë e aktorëve që janë kundër Teatrit, debatojnë për ndërtimet e reja, kurse politikanët dhe ndërtuesit që mbrojnë Teatrin e ri, flasin për nivelin artistik të aktorëve.

Ky paradoks ku askush nuk flet për punën e tij, vjen nga fakti se palët kanë hyrë në këtë konflikt për shkak të përkatësisë politike, dhe jo për dobësitë e tyre për Teatrin.

Aktorët që janë kundër ndërtimit të një Teatri të ri, kanë bashkuar kauzën e tyre me atë të PD, kundër formës së P.P.P-së, me të cilën do të ndërtohet Teatri.

Kjo është kauzë e vërtetë politike dhe ja vlen të bëhet. Kundër Partneritetit Publik- Privat mund të jesh dhe si aktor, dhe si gazetar, edhe si inxhinier, edhe si i papunë, dhe si militant partie. Dhe është kauzë që ka kuptim. Por ajo pjesë e aktorëve që i kanë hyrë kësaj beteje, nuk janë as qartazi në kauzën kundër P.P.P-së, as qartazi në kauzën e tyre emocionale për trashëgiminë kulturore që mbart ajo godinë. Dhe si të tillë, ata duken më shumë mercenarë në një betejë politike, se sa gjeneralë skene, siç është dikush prej tyre.

Ata kanë të drejtën e tyre të jenë kundër formës së ngritjes së Teatrit, por si qytetarë, jo si aktorë. Si qytetarë, ata kanë të drejtë të përfshihen në një betejë politike apo lëvizje qytetare kundër P.P.P-vë dhe t’i qëndrojnë asaj deri në fund, jo vetëm për Teatrin, por kudo që aplikohet. Si të tillë, ata do të jenë qytetarë të respektuar. Por të futur në këtë spirale si aktorë të një regjisori të dështuar politik, që kërkon t’i përdorë si aktorë të PD-së, u bën dëm.

Paradoksi i dytë është se në këtë debat, për çdo detaj ka dy palë.

Brenda Teatrit ka dy grupe, një pro prishjes, një kundër. Në opinion publik ka dy grupe, një pro prishjes, një kundër. Dhe të gjithë bëjnë sikur e kanë mendjen tek Teatri, por e kanë tek hallet e tyre.

Aktorët që janë pro prishjes, duan një godinë më të mirë, më komode, më moderne, por ata sulmohen nga aktivistë të PD-së, që i quajnë servilë të pushtetit. Dhe fjala vjen, për ta, regjisori Çipi, militant i PD-së, është artist i madh dhe jo servil, kurse Luftar Paja apo Reshat Arbana, janë servilë, ose të përdorur nga pushteti. Hajde tani gjeje kush është ky Çipi.

Pala tjetër e artistëve që janë kundër prishjes, shmangin debatin për kushtet në Teatër, por flasin për P.P.P-të dhe histori të mureve të Teatrit, a thua se po ikën ato mure dhe u bënë mure të reja, Partia Demokratike, si partia antikomuniste e Shqipërisë, është e alarmuar, pasi sipas saj, nuk do mbahet mend as komedia “Prefekti”, as “Zonja nga Qyteti” dhe as “Pallati 176”, që janë aq të arrira artistikisht dhe luajtur aq bukur, sa vërtet kemi besuar që Qazim Mulleti ishte injorant, që kuadrot iknin me dëshirë në fshat dhe që komunizmi e luftonte burokracinë.

Të më ndjeni që s’mbaj mend ndonjë pjesë të këtyre regjisorëve të rinj që merren me organizimin e protestës, por mund t’ua quaj vlerë betejën në emër të PD-së, për të ruajtur vlerat e realizmit socialist, të cilat në fakt nuk janë të rrezikuara. Paradoks më të madh se ky s’mund të gjej. Vetëm Edi Rama ka talentin që manirat e tij, t’i realizojë me dorë të Lulit.

Paradoski i tretë është fokusimi i betejës tek Erion Veliaj. Beteja kundër P.P.P-vë është betejë kundër qeverisë, pasi bëhet me ligj nga qeveria dhe është praktikë e shpallur e saj, si prioritet zhvillimi. Qeveria “Rama” e ka atë “kalë beteje” të këtij mandati. Me atë formë po bën rrugë, spitale, shkolla, teatër etj.

Atë nuk e ka shpikur Bashkia e Tiranës. Bile librin më të mirë për koncesione dhe P.P.P-të në Universitet, e ka bërë Argita Berisha, se ajo është pionierja e tyre.

Fokusimi tek Erion Veliaj dhe përfshirja e PD në një betejë diversioni mes tij dhe Edi Ramës, vetëm sa i ngre profilin Erionit dhe e kthen atë në një “aktor” të shkëlqyer politik, edhe pse shumica e thonë me ironi këtë. Pas disa vitesh Tiranës i mbetet një teatër i ri modern, i ndërtuar në kohë të tij, një park lodrash fëmijësh i ndërtuar në kohë të tij, një park liqeni i transformuar tërësisht në nivelin më të lartë, në kohë të tij, një shesh mbresëlënës i ndërtuar në kohë të tij dhe dhjetëra beteja donkisheske “dumbabiste” kundër tij.

Realisht kjo duhet të ishte një betejë politike e PD-së kundër qeverisë, ku mund të merrnin pjesë dhe aktorët si qytetarë, pasi shumica e tyre kanë qenë dhe deputetë të PD. Por Lulzim Basha ka vendosur ta shpallë betejë lokale, biles dhe demokratët gurëhedhës nuk i gjen dot në Tiranë, por i sjell nga Mamurrasi. Dhe në fund, përveçse do kemi një Teatër të ri, do kemi dhe një kryebashkiak që diti ta menaxhojë këtë krizë. Falë Lulzim Bashës që e mendon Teatrin se seksioni i parkingut të PD-së. Meqë shtrihet në fund të tij.

35 komente në “Tre paradokset në debatin për Teatrin”

  1. Sali says:

    Ti Mero flet sikur jeton ne Republiken e Platonit. Nuk eshte njeri kunder PPP, por kunder uzurpimit te hapesires publike. Dhe as PPP nuk eshte ky projekt sepse investitori nuk po te ofron sherbim por po privatizon toke te klasit te pare. Mos i ngaterro kot njerezit se nuk eshte fjala per koncesion. Pastaj edhe PD eshte pro projektit, vetem se jo haptas.

    1. ca po thu says:

      Lere se e dhive dhe e bere lemsh ?

    2. ben says:

      Mire mo vlla ky vend ka mbaruar komplet komplet ??????
      Ky eshte katandisur ne nje vend legenesh idiotesh dhe felliqesirash.
      Ed rama me firmen fusha po ju vjedh gjithe shqiptareve jo vetem artisteve te pakten 150 milione euro nga pasuria e tyre ose plot nje autostrade dhe ketu diskutohet per artistet e teatrit bile per ata me te medhenjte?????
      Ja dhe llogaria matematike qe nuk genjen asnjehere.
      Trualli ku do te ndertohen kullat me teater eshte 6000 meter katror nga te cilat 4800 meter katror jane te publikut dhe vetem 1200 jane te privatit.
      Ne 4800 meter katrore toke publike nese koeficenti i shfrytezimit te teritorit eshte 60% ( te pakten) ndertohem 2880 meter katror ne kat me te pakten 20 kate mbi toke plus nja 3 kate nen toke shkon ne total 66200 meter katror ndertim. Duke pasur parasysh qe kjo toke dhe kullat qe do ndertohen jane ne pozicionin me te mire dhe me strategjik te tiranes cmimi mesatar i shitjes do te jete te pakten 3000 euro per metrr katror pra shuma e mbledhur nga shitja eshte 200 milione euro.kosto e ndertimit per 66200 meter katror shkon diku te 33 milione euro per kosto ndertimi 500 euro per metrr katror. Nese teatri brenda kullave do jete maksimumi 5000 meter katror me nje kosto ndertimi 3000 euro per meter katror atehere llogaria eshte e thjeshte
      200 milione euro arketim minus 30 milione euro kosto e kullave minus 15 milione euro teatri dhe fitimi i ed rames nga ky operacion shkon te pakten 150 milione euro.
      Ose nje autostrade te tere do ta haje me 1 firme ed rama dhe pastaj do ju thote shqiptareve qe duhet te paguajne.
      Vjedhje kaq te hapur dhe grabitje kaq te madhe per dite me diell nuk ka bere dhe nuk do beje asnje pushtues sado i keq qe te jete.
      Shqiperia pati fatin qe e pushtoi italia dhe i ndertoi nje bulevart ca ministri unisveristetin teatrin bashkine se po te ishte ndonje ed rama qe atehere ne pushtet shqiptaret do udhetonin akoma me gomar bile do paguanin edhe takse per gomarin.
      Po cdo komb meriton qeverine qe ka
      Po komb te tille qe ti vjedhin diten per diell nje autostrade te tere para syve dhe ne darke mbas persheshit me kos po pa sheqer se nuk jua mban xhepi te jene dakort qe udheheqesi te mari dhe nja 150 milione euro nga pasuaria e tyre nderkohe qe te dielen e rradhes nuk do cojne dot kalamajte ne plazh te gjiri i lalzit se nuk kane te harxhojne 10 mije leke te qelbura.
      O zot bej qe ata avionet greke dhe italiane qe patrullojne qiejt e ketij populli te mbaruar le ta shuajne nga faqja e dheut se vemje te tilla nuk e meritojne te jetojne!!!!!

      1. Zani Burimi says:

        Ore ben-i i vogel,
        Po nuk ke pak gjynah per atdheun tend qe na dashke ta zhdukin greku dhe italiani?
        Te tille si puna jote u kallshin ne flaket e ferrit!

      2. I tille je , sa here hap gojen says:

        More @ben , qe je kunder cdo gjeje te mire qe behet tani ne kete vend ,
        kete e dime nga komentet e tua te perditeshme ! Por , me qe qenke kaq
        i lapsit si ekonomist , pse s`na ke thene as nje here te vetme , se si te del
        llogaria me “Rrugen e Kombit” te Salush – Lulushe serboviceve ?

  2. Lomi says:

    E ke qarë, Plako!?

  3. Ladi says:

    Nuk ke se cfare te thuash:me qarte se kaq nuk ka

  4. Servilizmi i katert = Pusht-eti i katert says:

    Jo tre paradokse te shkruash, por edhe 33 te tilla, duket qarte se per ty egzistojne vetem dy pale:
    1. Edi dhe servilet e tij (ti).
    2. Luli dhe vasalet e tij (ai).

  5. Zhgenjim says:

    Si s’te ha mortja more lake i pushtetit, ben diversion me PD-te e aktoret vetem e vetem qe ata te duken te keqperdorur nga politika dhe t’i bjere rendesia kauzes se tyre. Shko shikohu njehere ne pasqyre se nuk i ngjan fare atij opozitarit te hershem, je bere figure shume e zberdhylur, bajat ne lepirjen e pushtetit. Duket qe te paskan ushqyer mire. E te mendosh qe gazeten tende dhe e ndihmonim vetem e vetem sepse beje opozite pa kompromise dhe ishin zera aq te pkte qe e benin kete.

    1. Zigur Qarri says:

      Si me porosi,shkrim identik si “Mos përdorni edhe aktorët”i Artur Ajazit!

  6. Arjan says:

    Sali , lexoje dhe njehere artikullin vella se mbase e kupton me mire !

  7. Rrema says:

    Zotrinj një pyetje për artistët aktorët ku ishin këta kur u shqye kino studio pse nuk protestuan. Apo atëherë sala i priste kokën.

  8. Sit back and relaks■●▪ says:

    Sa bukur dukesh Mero kur flet kshu mbi palet si nga maja e olimpit. Po ti vete ca mendimi ke, nuk na e sqarove!!! Apo meqe PD eshte kunder ti automatikisht je pro PPP se po te jesh kunder ke hall se dukesh si i PD?

  9. Sit back and relaks■●▪ says:

    Sa bukur dukesh Mero kur flet kshu mbi palet si nga maja e olimpit. Po ti vete ca mendimi ke, nuk na e sqarove!!! Apo meqe PD eshte kunder ti automatikisht je pro PPP se po te jesh kunder ke hall se dukesh si i PD??

  10. Fiku says:

    Mero ,kalo Pak djthtas,ose ne qender se ngele majtas.Bej thirrje publike per nje fondacion qe duhet per rikonstruksionin e teatrit,udheheqes vehtes kete fondacion dhe Veli mamane mos e mbro kaq shume.Dikur ke qene me I ekuilibruar.Nderime.

  11. Ilirjan says:

    Pune muti:
    Prone publike qe do privatizohet per qellim publik apo prone publike per qellime publike, kjo eshte ceshtja. Eshte pak e veshtire per te kuptuar cila eshte zgjedhja me e mire. Per ta thjeshtuar problemin secili te mendoje se ku eshte me mire te pshures, ne wc publike apo private….

  12. Cuku says:

    E ke qare z.Baze,,

  13. marku says:

    Per mua eshte njesoj sikur policet e komisariatit x psh.te protestojne kunder prishjes se godines se komisariatit ! Mora shembull policine si nje institucion buxhetor ashtu sikur eshte dhe teatri kombetar!Ata paguhen nga buxheti i shtetit dhe e ushtrojne funksionin e tyre ne ndertesen e shtetit! Ku eshte aresyeja e protestes ?

  14. marigoja says:

    Vras mendjen: Gjithe keta njerez jane budallenj apo shtiren? Pse
    1. Edhe me hajvani e di qe teatri i sotem eshte nje turp i vertete dhe mund te sherbente si i tille deri ne vitin 1950 por jo me tutje
    2. Per ndertimin e nje teatri te ri modern duhen te pakten 100 meleone euro afersisht sa kerkon hekurudha Tirane- Dures apo rivenja ne pune e uzines se Ballshit dhe punedimi i disa qindra punonjesve
    3. Duke e quajtur teatrin perparesi dhe ne respekt te njerzvet te artit shteti nxjer ne shitje asetet qe disponon psh troje publike me kusht qe te respektohet plani zhvillimor i qytetit dhe me keto lek nderton teatrin ne nje kohe rekord.
    4. A nuk do te ishte katastrofe sikur shteti te caktonte nga buxheti nje sasi te vogel lekesh dhe ndertimi te vazhdonte me dhjetra vjet? Ku do te dhkonin keta artiste ne keto vite?
    5. Nje kryeminister rufjan do te vendoste qe ne truallin e lire te ndertonte nje park modern lojrash per femije te cilin nuk mund ta kundershtonte asnje njeri me menf, te shembte godinen, te nxirte njerezit ne asistence dhe te fillonte ndertimin si bajpasi i Fierit, apo HEC i Kalivacit apo rruga Tirane- Elbasan?
    6. Dhe e fundit po te ishte se do ta dispononit si prone private truallin dhe godinen si do te vepronit per ndertimin e ri: Do te mernit kredi ne bange dhe truallin ta mbillnite qepe?
    Prandaj me shkon ndermend shprehja Shkodrane: “a je i mare a shtihesh?”

    1. Aziz Latif Aleluja says:

      Ka thuaje dhe 1 njehere se ndoshta sqaron veten

    2. a.f. says:

      @Marigoja
      “100 meleone” Eu, jane shume edhe sikur ta ndertosh teatrin ne mes te Parisit dhe ne toke shteti (pa para). Po ti nuk ke faj se Erioni te ka hedhur “trute e gomarit” qe beson ne genjeshtrat e tij. Na mbyten hajdutet dhe budallejte..

  15. shtjefen palushi says:

    hera heres… ben te pamunduren , qe te tregosh sa DEBIL je… ste kuptoj, !!!!!!!!!!!!!!!!

  16. P.P.P-PIDH-PIDH-PIDH? says:

    SA SHQIPETARE KANE NGELUR QE KUPTOJNE GJUHEN E KAMIKAZEVE:P.P.P???????

  17. lisi says:

    Nuk e kuptoj cdo qe flet ky luftaruc paja apo tani e quan veten tironc e si nje nga gjeneralet e skenes kombetare Po ik o i uruar e keputja ndonje dopjo ne ndonje taverne trego ndonje barcalete ose beju rrodhe atyre te kryesise se PS-se se per tjeter gje tani nuk je Boll qeshem me ty dikur Tani shko bej sh…ose bej gjume Iku koha jote me aq sa kishe takat si gaztor oborri–hije e mocme!

  18. met bathorja says:

    e kush e ka mendjen tek teatri,pervecse ndonje bufi si ndrenika. Rama dhe basha vjedhin bashke.Si shpjegohet qe te gjitha tenderet ne bashkine e Tiranes i merr firma Fusha,si kur ishte ne pushtet PD edhe sot qe eshte PS,sepse kjo ushqen edhe Bashen edhe Ramen.

  19. Vjosani says:

    Shkrim i shkelqyer! Po fraza lapidare eshte kjo: “Hajde gjeje tani kush eshte ky Cipi?”
    hahaha, Cipi eshte nje milrocip i PD qe shtiret si regjisor….nje gomar i hatashem…

  20. bela says:

    Shkrimi yt mero ka pasaktesi te qellimshme,,; ,,reshat arbana ka thene qe teatri te ruhet,,,,e dyta veliaj prishi parkun e madh te lojrave tek rruga e elbasanit ,,,,dhe per te mbuluar kete vuri disa lojra tek liqeni,,;;teatri te rikobdtruktohet dhe te behet dhe nje teater uti tek bulevardi I RI,,,,,kete NUK e do shefi yt mero. ….

  21. nje ge nuk kuptoj qe keta komunistet antikomunist te partise derrave hajdute e shkatrrimtar,nga njera ane jane kunder socializmit dhe arrijne deri aty sa te ndalohen edhe filmat soc,dhe nga na tjeter na e nxjerin teatrin popullor si monument te historise.Histori e kujt ?e veprave soc qe vute ju ne skene per te na shtuar ne ,dashurin per partine dhe enverin.
    make up ur mind thote amerikani, ndaje mendjen, jeni me veprat e soc apo kunder komunisteve ju komunistet e konvertuar.
    Por ju more qylaxhinj te enverit nuk e keni hallin e teatrit por hallin e partise qe ju pickon nga mbrapa me ndonje lek.
    ju keni hallin se po fiton ky qe eshte ne pushtet dhe po ngelet gerdalla sali pa fituar gje dhe me keto ndryshime qe po behen ne qytetin e Tiranes(qe po fillon te bjer era qytet) kryekrimineli komunist intrigant do ngelet gjithe jeten ne opozit dhe ju do u vij radha per te punuar dhe te mos hani qyl si deri me sot

  22. Cen Durimadhi says:

    Me kete shkrim je kthyer perseri ne pozicionin tend te preferuar, njeriu i paradhomave. Dikur i Berishes, tani i Lali Erit. Me siguri kur te bjere nga fiku do shkruash nje liber tjeter me kujtime se si te porosiste shkrimet. Problemi eshte se po prish edhe ate imazh te mire qe krijove ne popull keto vitet e fundit…

  23. ukujot says:

    Zgjidhja eshte fare e thjeshte, ndertesen e teatrit falja aktoreve dhe nderkohe nderprit buxhetimin per teatrin. Atehere mender artistet dembele dhe te politizuar te shohin si do te ndertohet teatri i ri apo te mirembahet i vjetri. Besoj se as rrogat e tyre nuk do ti nxjerrin dot, e jo me te paguajne aktore te cilet per 15 vjet nuk duken fare ne teater. E gjithe kjo loje e artisteve interesaxhi eshte ruajtja e statukuose, vjelja e parave nga taksapaguesit shqiptare ne emer te teatrit kombetar dhe mos hapja e letrave per shpenzimet qe ben ky institucion pa i dhene asgje taksapaguesve.

  24. @autori says:

    Kjo, qe ti Mero perpiqesh te zbukurosh dhe fshehesh hajdutllekun e Qeverise, nuk ka bythe ku te rrije.
    Trualli qe shteti kerkon ti jape privatit tek teatri ka nje vlere te konvertuar ne siperfaqe ndertimi, mbi 3000 Eu/m2. Teatri qe gjoja Privati (PPP) do ti “fale” shtetit nuk e kalon koston e ndertimit prej 300 Eu/m2. Ajo qe deklaron Veliaj se teatri i ri do te kushtoje 3000 Eu/m2 siperfaqe ndertimi, eshte nje mashtrim dhe genjeshter qe vetem budallejte mund ta besojne. Firma private (qe nuk i deklarohet emri) edhe sikur vetem 20% te ndertimit te marre, perseri eshte me fitim, ndersa Veliaj murmurit neper dhembe per nje shifer rreth 65% (ose shteti perfiton vetem 35%). Atehere, kush eshte qe do ta grabise mbi 40% te ndertimit?? Do perfitoje arti dhe kultura, apo do te ndahen parate nga Firma dhe Qeveria? Kjo sa i perket vetem problemit ekonomiko-korruptiv te kontrates. Por ketu ka edhe probleme te tjera, sepse ne interes te privatit, tjetersohet destinacioni i pjeses me te madhe te ketij trualli te cmuar duke demtuar edhe anen urbanistike apo funksionale te atij “fare teatri” qe ju doni ta ndertoni ne vend te teatrit te vjeter. Po te jete se Rama dhe kompani, duan te ndertojne nje teater te ri ne variantin PPP + kulla, le te gjejne nje truall te lire ne periferi dhe te bejne pazare me privatin. Nga perqindja qe mund te marre shteti si kompensim i atij trualli (ne periferi), mund te ndertohet pastaj, ne truallin e teatrit te vjeter, vetem nje godine e re me destinacion dhe parametra bashkekohore te nje teatri modern. Vetem keshtu ruhet destinacioni i truallit dhe pronesia e plote e shtetit mbi Teatrin e Ri. Tjetersimi i prones publike, nuk mund te behet kurre per interesa private.

  25. Alban Dega says:

    KONTROLL I RREPTE PER PPP

    Kontrolli i Larte i Shtetit, KLSH, duhet te ushtroje kontroll te rrepte financiar mbi cdo akt e marreveshje te quajtura PPP, duke filluar nga Arena Kombetare e deri tek Autostrada e Kusarise se Kombit …. Si
    Eshte kontroll shteti dhe ka detyre paresore mbrojtjen e interesave te shtetit kunder cilitdo qe abuzon apo nxjerr oerfitime persónale apo familjare qofte ai Ilir Meta, Edi Rama, Sali Berisha, Lulezim Basha… a kushdo qofte !
    Te njejten gje duhet te beje Prokuroria e Pergjithshme dhe cdo prokurori rrethesh!
    Po ahtu edhe Prokuroria e Pergjishme te nise menjehere hetimin te thelle per lejeve e falsifikuara e manipuluara per ndertimin e 12 hidrocentraleve ne Luginen e Valbones.
    Sipas studimit te nje inxhinjeri te shquar e veteran te hidroenergjitikes shqiptare ato jane krejtesisht spekulative dhe pa asnje vlere ekonomiko- finánciare per energjine elektrike minimale qe prodhojne per shkak tebprurjevr te pakta te perrenjeve dhe lumit te Valbones ne rrjedhen e siperme te tyre.
    Pas hidrocentraleve te Valbones fshihen interesa strategjike serbo- ruse per zona ku gjeologet ruse kane zbuluar minerale me vlere strategjike. por i kane mbajtur fshehte nga qeveria shqiptare dhe kane vene ne veprim biznesmene te rekrutuar prej kohesh nga UDB-ja serbe dhe ish-KGB-ja sovjetike
    Shqiperia ka vetem nje pronar te ligjshem te pasurive dhe vlerave te saj, popullin shqiptar !
    Askush tjeter !

  26. Aksi says:

    Shitni pjese te truallit me ankand
    Ndertoni teatri me te ardhurat

  27. Like floriri says:

    Keta qe dalin sot kunder PPP kane grabitur pronen publike sa jane lodh. Ndersa sot dalin kunder ndertimit te teatrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje