Përballja hipokrite e opozitës me dosjen “Xhafaj”

5 Qershor 2018, 20:44Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Afrimi i përfundimit të hetimeve mbi dosjen “Babale”, duket se ka krijuar një konfuzion në kampin opozitar lidhur me qëndrimin ndaj ministrit Fatmir Xhafaj. PD dhe LSI janë kompromentuar zyrtarisht në këtë betejë, pasi përveçse kanë qëndrime të ndryshme rreth kësaj çështje, kanë mbajtur dhe qëndrime kompromentuese gjatë skandalit të “Dëshmitarit X”, dhe tani po përpiqen të dalin nga kjo spirale, duke ua besuar opozitën dhjetë të rinjëve të dy forumeve, që piqen nga një orë në diell para zyrave të Ministrisë së Brendshme.

Partia Demokratike, e cila u përfshi në historinë e “Dëshmitarit X”, tani po përpiqet të distancohet nga dosja për shkak të përfundimeve, të cilat duket se jo vetëm janë kundër saj, por banalizojnë gjithë historinë e një force politike, duke bërë joserioze gjithë aksionin e saj politik.

Aleati kryesor i opozitës, LSI, po përpiqet të distancohet pak më shumë. Zonja Kryemadhi në një intervistë një ditë më parë, shkëputi përgjegjësinë e një politikani nga biografia e vëllait, duke ju referuar rastit Xhafaj, por theksoi se kaseta e “Babales” që ka shkuar në Itali për ekspertizë, është manipuluar nga Prokuroria dhe zëri që është aty, nuk është i Agron Xhafajt. Thjesht e di përfundimin e ekspertizës dhe bën gati kontestimin.

Pra në një farë mënyre, opozita tashmë është e qartë se provat shkencore hedhin poshtë inskenimin e bërë me “Babalen”, ndërsa hetimet e Prokurorisë kanë shkuar dhe më tej, dhe ndoshta këto ditë mund të mësojmë dhe personazhin që flet në kasetë, në vend të Agron Xhafajt.

Në këto kushte, opozita është distancuar nga beteja e “Babales” kundër Xhafajt, dhe ka nxjerrë forumin rinor të PD dhe atë të LSI poshtë zyrës së tij çdo ditë, duke kërkuar dorëheqjen.

Të dy forumet rinore që janë të bashkuara kundër Xhafajt, janë e vetmja pjesë e pa-inkriminuar e opozitës, të cilëve u ka mbetur e drejta morale të flasin.

PD zyrtare është zhytur për shkak të Lulzim Bashës në një qorrsokak në këtë pikë, duke u përfshirë në një manipulim banal dhe ka dëmtuar kauzën e saj kundër Xhafajt. LSI, siç duket nuk e ka aq shumë qejf betejën kundër Xhafajt dhe është e qartë që dhe kaseta e “Babales” është fallco dhe historia e vëllait është kot.

Të vetmit që kanë ngelur të bëjnë opozitë tani janë të rinjtë e forumit rinor të PD dhe LSI, të cilët në fakt nuk kanë lidhje as me manipulimin e kasetës dhe as me raportet në relacionin LSI- PD – Fatmir Xhafaj.

Kështu që dy partitë zyrtare të opozitës e kanë kompromentuar këtë kauzë dhe po bëjnë sikur nuk ka qenë kauza e tyre, por e forumeve rinore, të cilët janë të vetmit njerëz të pafajshëm të opozitës, që po përdoren për të mbyllur me nder një faj të opozitës. Janë aq të pafajshëm, sa mendojnë që dhe Basha e Kryemadhi mendojnë njësoj si ata kundër Xhafajt, por seç kanë një hall që nuk e thonë dot. Është një hall që mund ta marrin vesh ndoshta dhe këtë javë.

8 komente në “Përballja hipokrite e opozitës me dosjen “Xhafaj””

  1. Flutura says:

    Nuk ke gjera e fjale me te forta per te thene per keto mostra shqiptare?
    Duket sikur u ferkon shpatullat me kaq sa thua Mero.

  2. Luli says:

    Po na mbush mendjen qe Xhafa i vogel nuk ka punuar me droge o Mero?Ha ha,sa qesharak je bere o derzi.

  3. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: May 24, 2018 at 09:04:55 EDT

    KUR UA PSHURRIN GAZIN NE BUZE !
    … apo qeshe ne mire kush qesh i fundit !

    SHQIPERIA QE DUAM UA NXIU, UA PSHURRI NE BUZE GAZIN ATDHERRENUESVE E ATDHESHITESVE TE SHQIPERISE ME KRYEPESHKUN SALI BERISHA NE KRYE!

    Mendime me vargje

    FATMIR XHAFAJ VERSUS SALI BERISHA !

    – “Fuqia e ligjit” perballe Sali Luigjit !
    – Nje shembull i duhur per
    Shqiperine qe duam !
    – Nderi kombit perballe turpit te antikombit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Fatmir Xhafaj e dorezoi vellain tek Ligji, tek Shen Drejtesia !
    Krenar per modelin qe na mungon:
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Kryepeshku Sali Berisha i dorezoi djersen e gjakun, pasurite e popullit … qeverine, mbare shtetin shqiptar

    Tek i biri,
    Tek e bija,
    Tek Jamserbi
    Tek Liria
    Tek Gangsteret
    Tek Mafia !
    Tek Milloshi
    Tek Serbia
    Tek Fazlici
    Tek Greqia
    Shqiperine Qelibar
    E dorezoi Kandahar!
    I vu zjarrin
    I vu flaken
    I vu minat
    Dhe patllaken!
    E beri Kukurec
    Jug Veri
    E ktheu Gerdec!
    Per karrike
    Vrau Azemin!
    Per pushtet
    Vret dhe
    Shkelzenin!
    Se me thone
    Sali Berisha !
    Kryepeshk
    Bishe permbi bisha!
    O Shqiperi
    Nenen ta … ifsha !
    Nene mbi nene
    E kam Serbine
    Nafte e Arme
    I dhashe Serbise
    Otranton
    Kalit te Trojes
    Jam Mareshalli
    I Beogradit
    Jam Toptani
    I Tropojes !
    Vras me plumba
    Vras me fjale
    Me buzagaz
    Para e mbrapa
    Mua me ndjekin
    Mijera kamikaze! Nga Saranda ne Tropoje. Ua pshrren gazin ne goje !
    Jam Zogolli
    Nga Tropoja
    Kurre pa rre
    Une per se gjalli
    nuk e nxjerr
    Nje fjale nga goja!
    Vras me plumba
    E vras me fjale!
    Gjithcka e bej
    per Ligjin
    Sepse ligj mbi cdo ligj!
    Kam Shkelzenin !
    Kam Saliqin !
    Yll Polar e kam
    Luigjin !

  4. kenga qe me mungon says:

    Jane te pafajshem ata te rinjte, Mero? Po pse kaq budallenj i kemi te rinjte shqiptare?! Ju japin nje llokum dhe ata e hane pa e ditur qe eshte llokum me sheqer apo helm! Ne qofte se rinia e ketyre partive eshte keshtu, me mire te mos egzistoje fare se po tregojne injorance te bindur nga hiçi.

  5. Orient says:

    ..opozita eshte novatore..te presim paketen e re te shpifjeve..kush e ka radhen??

  6. PLAKU says:

    Nje shkrim qe rrotullohet e rrotullohe sikur M:Baze eshte urdheruar t’a ngjize.Me duket se vet Baze nuk e ka lexuar ç’ka publikuar ,nuk me ngjan aspakn dora e tij.I gjithe thelbi i tij do te ishte me racional te mbyllej maksimumi me nje fraze

  7. USA says:

    Mona ka te drejte se ne videon e Dritan Priftit ishte shpifje , Mona ka konflikt interesi me videot , dhe po pregatitet per ndonje video tjeter se mos dali me Liken me ze dhe me figure

  8. Skafisti i ndershem says:

    Mero asgje nuk ke thene,vetem perseritje ne mbrojtje.Hidhu pak ne sulm se e ke harruar fare.Ishalla e boton,….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje